Në Starbucks Coffee në C Street, në Uashington, radha e gjatë e njerëzve ishte e zhurmshme të mërkurën në mëngjes. Të bardhë, hispanikë, aziatikë, indianë, të gjithë duke folur e diskutuar në pritje të marrjes së gotës së kafesë. Të gjthë nëpunës të administratës publike, bankierë e këshilltarë. Të gjithë jo më shumë se 35 vjeç. Të gjithë të inatosur, të zemëruar, të shokuar. Më të “qetët” ata që talleshin ende me Trump. Por Trump nuk është më një shaka. Ai është Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara dhe rezultati i kolegjeve elektorale të fituara prej tij, është i ngjashëm me atë të Barak Obamës në mandatin e dytë. Por Trump është shumë më tepër se kaq. Dhe askush nuk e kuptoi. Ose më saktë askush nga ata që blejnë kafe në Starbucks, lexojnë New York Times dhe shohin CNN, argëtohen me komedianët e majtë dhe liberalë të spektakleve të mesnatës dhe nuk jetojnë as në zonat e thella e as ato të varfra të Amerikës.
Që ky vend është i polarizuar, nuk ke pse shkon edhe aq larg. Në Pennsylvania Avenue, aty ku gjendet edhe Shtëpia e Bardhë, sheh numrin më të madh të lypsave dhe të pastrehëve në gjithë kryeqytetin amerikan. Flenë në trotuare, dyer dyqanesh apo stolat poshtë Departamentit të Drejtësisë. Dhe këta lypësa nuk janë më vetëm zezakë. Jo. Në fakt shumica prej tyre janë të bardhë dhe jo pak prej tyre janë gra. Njerëz të dëshpëruar, të pashpresë dhe shpesh agresivë. Sepse shohin sesi pabarazia, që dikur ishte në favor të tyre, tashmë i ka prekur ata vetë. Askush nuk e solli barazinë, as një president afrikan amerikan. Ai më së shumti e spostoi balancën në krahun tjetër.
Por në Pennsylvania Avenue, gjendet edhe hoteli më i ri i Uashingtonit, Trump International. Reflekton me arrogancë një luks të pazakontë. U përurua vetëm pak javë më parë, duke e çuar në dy, numrin e adresave që Trump do të ketë së paku për katër vjet në këtë bulevard. I pasur, arrogant, zhigolo’, i preferuar i elitave dhe lëpirës i tyre. Atëherë përse Donald Trump u votua nga të dëshpëruarit, të pashpresët, të inatosurit, të bardhët? Apo nuk është kështu?
Shpesh media liberale e kryesisht e majtë, e portretizoi atë si të tillë: armik të femrës, zezakut, emigrantit, liberalit, tolerantit. U bënë analiza se femrat, zezakët, hispanikët, njerëzit me shkollë nuk do ta votonin. Duke i shkruar në fakt recetën e fitores. Sot në Amerikë votojnë 70 përqind të bardhë. Amerika mbetet zyrtarisht vendi i injorantëve, dhe me statistika dhe sondazhe, një ndër pesë amerikanë beson se është Dielli që rrotullohet rreth Tokës dhe jo e anasjellta, një ndër tre amerikanë nuk di akoma ndarjen në tre degë të pushteteve në vend. Dhe ja ku është formula kolektive e fitores së tij.
E megjithatë, edhe kjo recetë nuk është ende mjaft për të shpjeguar fitoren e Trump.
Të dhënat e votimit ditën e martë, treguan se latinët nuk e votuan Clinton aq sa pritej dhe se gati 30 përqind e tyre votuan Trump. Të dhënat treguan se të pashkolluarit e ndanë votën e tyre thuajse përgjysëm mes tij dhe Hillary, duke mos i dhënë miliarderit, mbështetje aq ekstreme. Gratë gjithashtu, treguan se megjithë mbështetjen për Hillary, nuk janë dot numerikisht aq të ndikueshme në një rezultat kombëtar elektoral. Dhe askush nuk shpjegon dot faktin se Clinton u votua gati 10 përqind më pak nga afrikano amerikanët, të cilët si duket, megjithëse nuk i besuan Trump votën, i besuan atij kur u tha se Hillary Clinton ishte një gënjeshtare, e paaftë dhe e korruptuar. Dhe nuk dolën që ta votonin.
Por sërish kjo nuk shpjegon plotësisht humbjen e saj.
Në parkun Lafayette përballë Shtëpisë së Bardhë, në të gdhirë të të mërkurës pas zgjedhjeve, kishte mijëra njerëz. Mosha të ndryshme, raca të ndryshme, formime të ndryshme. Një burrë i bardhë rreth të 50-ave me xhinset e tij të gjera e paformë, me atletet e bardha e pa shije dhe me kapelen e pamungueshme të bejzbollit, që ulërinte e qeshte: “Jepini Trumpit një shans”. Një hispanike që qeshte me të madhe dhe vazhdonte të ofronte për shitje bluzat me stampen e Hillary dhe diçiturën: “Mirësevini Zonja Presidente”. Këta, dy personat e vetëm që bënin zhurmë dhe dy personat e vetëm që nuk shihnin celularin për lajmet më të fundit.
Të gjithë të tjerët po. Sepse ky është komunikimi publik i kohës. Një raport strikt personal mes perdoruesit dhe celularit. Në këtë raport personal, futet vetëm komunikuesi. Trump, Clinton,, por besoj miliarderi e kuptoi këtë më mirë se kushdo tjetër. Kuptoi se në këtë raport intim, nuk mund të futesh me arrogancën e televizioneve dhe të përpjekjeve te tyre kaq të pacipa për të ndikuar në një rezultat politik. Dhe as me dorën e këshilltarëve. Trump kuptoi mekanizmin e kohës, intimitetin e individit me celularin e tij. Ndaj çohej në tre të natës për të bërë një Tweet, ndaj shkruante e shante aq hapur kundër Clinton. Pasi ai e kuptoi mirë, se kur jemi vetëm, në dhomë apo me celularin, aty ne të gjithë jemi të sinqertë me veten. Aty nuk bëjmë hipokritin, por bëjmë atë që duam: kryesisht shajmë gjithçka që nuk është e jona.
Ai nuk zgjodhi të përdorë televizionet, por përkundrazi t’i sulmojë ato. Nuk zgjodhi të flirtojë me gazetarët, por përkundrazi t’i anatemojë ata. Ai nuk zgjodhi të korruptojë mediat, por raportin e tyre me shikuesit, dëgjuesit, lexuesit. Ai zgjodhi të futej në shtëpitë e amerikanëve, jo nga televizori në dhomën e zjarrit por nga celulari, poshtë krevatit, në banjo, apo në parkimin e makinës. Donald Trump është pjella më tipike e epokës moderne ku jetojmë, ku sondazhet kolektive janë tashmë lapidar i dështimit të matjes së opinionit publik. Sepse sot nuk ka më rëndësi opinioni publik, por ai personal, i fshehtë, intim, pervers i individit. Opinion, i frustruar nga suksesi i tjetrit, nga fama, nga femrat, nga makinat e bukura, nga gruaja e fqinjit apo qeni më i shtrenjtë i tij. Trump provokoi turmën anonime të individëve, që shajnë në rrjetet sociale, por kjo i bën të ndjekin edhe më shumë “viktimën” e sulmeve të tyre. Donald Trump ky biznesmen intuitiv, e nuhati se suksesi nuk të bën popullor. Popullor të bën urrejtja ndaj tij. Sepse të gjitha ata që shajnë, me vete, me emër anonim, në Facebook apo komentet poshtë një shkrimi, i bashkon një gjë: cmira ndaj atij që sulmojnë, pasi megjithëse e dinë që nuk janë dot si ai, vdesin që një ditë ta kenë atë mundësi. Të jenë si Trump, të pasur, moskokëçarës, feministë, gjuhëlëshuar, të lirë për të bërë ç‘të duan. Dhe nëse nuk janë dot vetë, e votojnë që të qëndrojë në lojë.
Donald Trump ky mjeshtër i Reality Show e kuptoi më mirë se kushdo se tashmë gjithçka është si një Big Brother i madh. Dhe bëri lojën e Vilanit, heroit negativ. Shau femrat e bukura dhe të suksesshme, dhe mori gjithë votat e atyre që janë e kundërta. Shau meksikanët dhe mori votat e atyre që nuk i durojnë ata dot të përhapin kulturën e tyre agresive-emigrantë. Por mori edhe votën e miliona të tillëve që tashmë me dokumenta preferojnë të identifikohen më si të tillë. Sulmoi gjithë figurat e suksesshme të Amerikës, dhe me mjeshtëri e “përjashtoi” në subkonshin e njerëzve, faktin se dhe ai, ishte njëri prej tyre. Sa herë ne, kemi marrë celularin dhe kemi votuar të mbajmë në Big Brother të gjithë ata që kanë zgjedhur të bëjnë “lojën”, negativin, ngatërrestarin, interesantin? Sa herë kemi vendosur ne, me një sms tonin, që këto personazhe ta fitojnë këtë lojë? Këtu duhet parë suksesi i vërtetë i Donald Trump. Ai e kuptoi epokën e re socio-dixhitale ku po jetojmë. Ku publiku, komuniteti nuk kanë më rëndësi. Rëndësi ka vetëm individi.
Dhe historia ka treguar se personat e guximshëm që e shohin të vërtetën para të tjerëve, janë ata që fitojnë.
Frenklin Delano Ruzvelt ishte i pari që kuptoi rëndësinë e radios dhe nisi traditën e mesazheve javore në të. Gazetat dhe rivalët e tallën. Por Vetëm vdekja e ndaloi të merrte një mandat të katërt si President. Xhon Kenedi tallej edhe nga i ati i tij, sa herë i fliste atij për magjinë e televizionit. Por televizioni ishte ai që e bëri President dhe vetëm plumbat e Lee Osvald e ndaluan në mbretërimin e tij si president. Sot Donald Trump është presidenti i parë amerikan që doli nga “Big Brother”. Suksesi, por dhe fundi i tij tashmë është vetëm në dorë të celularëve tanë. Ai “vdes” vetëm ditën që ne nuk do t’i përdorim më ato.
E di. Kjo nuk do të ndodhë për një kohë të gjatë. (Javanews)
Po , ashtu eshte, shtypi ne US e merr materialin nga Starbuks nga sallonet dhe bulevarded..
E njejta gje ne Shqiperi me ju spitullaqet e ekranit, analiste gazetare, opinioniste…te gjithe qarkulloni opinionet brenda zones se neoneve.
Pa pike lidhje me ” te teren”.. me shumicen…. te konsumuar jashte mase, me asgje te re per te ofruar , shterpe dhe narciste …
Po te kujtojme zgjedhjet emfundit …vetem nje sondazh I thjeshte nga Kosova ju ofrua realitetit…ju te gjithe e dhate LSI 3 here me pak se realiteti…
Shtypi shqiptar eshte si nje grua krevati , qe paguhet me xiamante, byzylike..dhe I afrohet aparta, ent falas per te jetuar…
Eshte nje organizem nen serum..
Edi Rama ka marre fund!
Edi Rama eshte nje i vdekur(politik) qe ecen!
Edi Rama,qeveria e tij,Partia Socialiste,gjithe kopeja qe i vete pas,gjithe bashibozukeria mediatike qe e mbeshtet,jane ne SHOCK.
Te gjithe po perjetojne nje SHOCK.
Ndodhi ajo,qe as ne makthin me te keq,nuk e kishin imagjinuar: Donald Trump u zgjodh President i Shteteve te BAshkuara te Amerikes.
Jane te mjera “analizat” qe spurdhjaket mediatike te RAmes bejne per rastin ne fjale(kjo e BAlles eshte edhe qesharake,sepse tradheton kompleksin qe ka ky pervers ndaj mediave online qe,jo per faj te tyre megjithese ky i ben me faj dhe i urren per kete,ia nxoren ne shesh perversitetin e neveritshem).
Jane te mjera dhe te kota.Ata vecse po tradhetojne antiamerikanizmin e tyre tradicional,deri tani te fshehur,por qe me zgjedhjen e Donald Trump,ka shperthyer hapur.Duke sulmuar e share Donald Trump,socialistet ,mediat e tyre,bashibozuket e tyre,sulmojne Presidentin e ShBA-se.Sulmojne vete ShBA-ne.Eshte nje kurth ku kane rene,e nuk mund te dalin dot.
Edi Rama ka marre fund!
Sot e tutje,perhere kur te flitet per ShBA-ne per Ameriken,per Administraten amerikane,per raportet shqitparo-amerikane,per mbeshtetjen e ShBA-se ndaj Shqiperise,proceseve demokratike ne Shqiperi,e mbi te gjitha ,per Reformen ne Drejtesi,do te khet perhere parasysh,ne mendje dhe ne gjuhe,sulmi i paprecedente i Rames ndaj Presidentit te Shteteve te BAShkuara te Amerikes.
Edi Rama ka marre fund!
Me kot perpiqen t’i relativizojne deklaratat e tij.Ato tashme jane regjistruar.Do te jepen perhere kur te jepet mundesia.
Pyetja qe bejne te gjithe shqitparet sot eshte: si do te komunikoje Edi Rama,qeveria e tij,Partia Socialiste,me administraten e re Trump?!
A mund te kete partner ShBA,tash e tutje,nje Kryeminister qe e quan Presidentin e ShBA-se rrezik per boten,dhe rrezik per marredheniet shqiptaro-amerikane?!
Pergjigja eshte e thjeshte fare: JO!
Edi Rama ka marre fund!
Me kot mundohet ai dhe bashibozukeria qe e mbeshtet,qe te qetesojne te shokuarit socialiste,se sidoqe te jete,qendrimi amerikan nukndryshon.
Eshte e vertete qe politika amerikane nuk ndryshon aspak ne marredheniet shqiptaro-amerikane.
Por,po aq e vertete,eshte qe ajo do te ndryshoje THELBESISHT,RRENJESISHT ne raportet Administrate amerikane-Qeveri e Edi Rames.
Edi Rama eshte nje i vdekur qe ecen.Per inerci.Kjo eshte e qarte.Kete e shikon gjithkush.Nuk ka rendesi sesa do te ece i vdekuri yne i pakallur.Aspak.
Nese deri tani,sociopati Rama eshte zbavitur me shqiptaret duke u tallur me to,pa ia ndjere per asgje,sot jane shqiptaret qe po zbaviten e do te zbaviten me te vdekurin qe ecen.
Edi Rama ka rene!
Ja,ky eshte lajmi qe ka “shokuar” shqiptaret.Qe ne fakt,jo te gjithe,por nje pjese te tyre.Pjesen e mavinjte.Le ta perjetojne shock-un mavrinjte.E meritojne.
TAni e tutje,do te shohim se si kete karajfil,kete klloun,sociopatin Edi Rama,do ta braktisin te gjithe me radhe.Edhe ata qe s’ta merr mendja.Nuk mund te rrije me kush me nje te vdekur qe ecen.
Por,mund te thone qe ka “popullin me vete”…
Per cilin popull e kane fjalen?!Per ate te kuqin,per ate mavine?!Per muutin e kuq?
Po,le ta kete!
Edhe Enver Hoxha e kishte me vete…
Le te gezojne shqiptaret!Mos te ndruhen prej propagandes se bashibozukerise mediatike te te vdekurit tone qe ecen.Duhet te gezohen.Sociopati ka marre fund.Qeverisja e tij kriminale,me trafikante,perdhunues dhe vrases ka marre fund.
Per te gjithe ata qe nuk e kane patur kuptuar mire se cdo te thote mrekulli amerikane,sot kane rastin ta kuptojne ate.
Ej… SKOPY!
Si ti dot nuk shkruaj une
O skopjons, ma hengesh mun.
T’a hash dhe hallall t’a kesh
Ngaqe ke ikur per lesh…
Degjo qorr dhe hapi veshet.
Rama ka dhe nje mandat.
Ju moret ate qe deshet
Te Rames,ne gjunj’ e lart!…
Une s’e pash,por Sal zagari
I pat bere nje goxha foto!
Lulka e rrembeu i pari…
Iu duk se fitoj ne lloto!….
Ahhahahahahahaahhhaahah
Ne nje fare Menyre mund te Themi
qe ka fituar edhe PUTIN .
Nata e gjate e votimeve per Karrigen
e shtepise te Bardhe nxorri Trump
kundra favorites Klinton .
ç’faRE EFEKTI do te kete ne Europe ?
ç’fare raporti do te kete me rusine , e mbi te gjitha kundra kujt fitoj Trump ?
Trump fitoje ndaj ?——
Fitoje kundra politikes DOMINUSE te deri Tanishme Amerikane ,
kundra Imperializmit te Eger ,
qe kerkon te Bombardoje e te Imponoje te gjithe boten ,
e financuar nga Grupet financiare me te fuqishme politiken e prezantuar nga Klinton
Me KEQ se TRUMP ishte vetem KLINTON .
EFEKTE ne Europe . ———— 1
deri tani ka qene :
Kur theret Amerika Italia duhet te pergjigjet si kufome —–
——–Shpresojme qe tani nuk eshte Amerika qe vendos te bombardoje .
Se Klinton ishte kundra Putinit ,
a mund te themi qe fitoje edhe putin ne nje fare sensi ??
Sepse Klinton Urrente Putin sepse
shikonte tek ai Armikun e Amerikes ,
Sepse putin Frenonte imperializmin dhe Kapitalizmin Amerikan .
Kurse trump e tha hapur , qe nuk kerkon konflikt me Putin ,
keshtu qe une besoj se do te shkojne ne ekuiliber Forcash .
Megjithate
Nuk behet fjale qe Popujt jane ngritur kundra Kastes dominuese
Ku trump nuk eshte Popullor nga Origjina e prospektiva ,
Sigurisht Populli e zgjodhi se shikon tek ai se eshte Pak me i mire se sa Klinton
Dihet qe Big brother eshte nje shpikje e Medias. Nderkohe, te gjithe komentuesit serioze te botes deklarojne se pikerisht media, ka pesuar disfaten me te madhe ne rastin e Trumpit. Vetem Sokol (trimi) Balla na del me nje analize imagjinare qe perjeton ne mendjen e tij mediatike. S’ka faj, sepse edhe ai nuk eshte gje tjeter vecse nje aktor i rastesishem i “Big Brotherit” mediatik shqiptar. Keshtu ndodh kur jeten e percepton si nje show televiziv, apo jo Sokol?
sokol palla
se pari u desh fitorja e trump ne amerike qe tema te te ulte nje nivel poshte kadarese dhe te lejonte komentet poshte shkrimit tend, se po te vazhdonte me te njejten menyre rinia e njerezia do mendonin se te besh chat online dhe ndonje gje tjeter me ndonje zocke eshte po aq patriotike sa dhe vepra e kadarese!!!!!
se dyti me vjen mire qe realisht ti dhe ajo qe ti perfaqeson nuk ke kuptuar ” un cazzo ” nga ajo qe ndodhi ne amerike, qe eshte egzaktesisht me ate qe ndodhi ne angli me brexit. dhe me ate qe pritet te ndodhi ne gjermani france e me radhe.
ajo qe ti dhe te singjashmit e tu nuk kuptoni eshte se shoqerite ne bote per fatin tuaj te keq zhvillohen me shpejt dhe me shume se aftesia juaj per te mashtruar,
se treti votimi per njeriun qe drejton vendin politikat ekonomike te sigurise per te ardhmen qe ka direkt lidhje me punen dhe me jeten e femijve per shumicn e njerezve qe sera sorosiane jua ka mohuar me grabitjen ,nuk ka lidhje me big brotherin o palle. ose ka po aq lidhje sa mund te kete nje telenovele meksikane me humbjen e hilarise.
se katerti ka edhe dicka tjeter qe shumica e njerezve si ti nuk mund te kuptoni kurrre nje europian dhe amerikan te bardhe eshte perkatesia e tyre gati gjenetike kristiane . perkrahja satanike qe hilarija i dha krijimit te isis dhe vendeve skandaloze islamike do ishte edhe e vetme e mjaftushme qe ajo te ikte sepse po ta shohesh holle per te njejten arsye ne thelb ndodhi dhe brexit per te njejtat arsye vladimir putin ishte politikani nr 1 ne bote i parapelqyer nga europianet ne 2015 dhe jo ceke e hungareze e serbe po nga gjermanet francezet dhe italianet. dhe per me teper amerikanet qe e votuan nuk e pane si cunin e keq ashtu e shef ti nga syzet e tua , ata e pane si shpresdhenes shpetimtar ose ne shumicen e rasteve si njeri te mire te drejte qe i thote gjerat troc dhe nuk tall trapin me njerezine si hilarite.
se pesti ne boten qe jetojme ku informacini dhe e drejta per tu shprehur nuk eshte me eksluzivitet i topit apo klanit njerezia ne rehatine e tyre ne shtepi ne qetesine e tyre dhe ne hallet e tyre para comp apo smartfonit kane me shume mundesi per te menduar rimenduar e reflektuar, me shume mundesi per te lexuar e pare pa emocione dhe mendimet dhe arsyetimet e tjereve .
se gjashti deshtimi skandaloz i mediave tradicionale ne parashikimin e rezultateve ne dy ngjarje te njepasnjeshme te medha me ndikim ne bote si zgjedhjet ne amerike si brexit tregojne o sokol palla bile te kunderten e asaj qe thua se njerezia eshte besdisur nga big brotheri mediatik i instaluar ne mediat e medha ku cdo lajm eshte show cdo lajm ka prapavije politike cdo lajm eshte bisnes cdo sondazh eshte mashtrim etj etj etj
dhe se fundi ti flori spaske kuptuar vertet “UN CAZZO ” nga historia politike boterore sidomos nga ajo qe avukati e quan historia anglo-saksone
vertet Ruzvelti perdori i pari radion per propagande po para kesaj kuptoi dhe zbatoi
duke ju dhene gjithe amerikaneve SHTEPI DHE PUNE kjo ishte deviza e tij kjo ishte ajo qe realisht ate e mbajti ne pushtet .
dhe duke pare qe nje njeri si ti me nivel intelektual a aftesi gjykuese me te ulet se nje shqiptar normal i shkolluar ose keto traplleqe i nxjer nga goja per arsye tejet banale per pak dollare me shume me vjen keq po duhet te jesh vertet shume palle qe te kete njeri normal te mos bezdiset nga ajo ca ti nxjer nga goja e dora!!!!
Nuk paska kuptuar asgje ky Koli, perse fitoi TRUMP ??
Apo po ben ketu rolin e gazetarit mashtrues qe e demaskon edhe vete ne kete shkrim ?
Kolo, nuk ti ha njeri keto qe thua, se edhe ti nje gazetar je, qe si gjithe te tjeret thua “OLELE bytha ime ” !!
Trump fitoj se njerezit e thjeshte por jo vetem ishin te velur me dinastit politike si Clinton, Bush, etc.
Asnjehere ska besuar tek zgjedhjet e lira. Cdo gje eshte e planifikuar. Mendimi im eshte qe trump nuk mund te fitonte me shume se 30%.
Keta gazetaret snobe tip Sokol Balla, Adi Krasta apo Muc Nano na jane bere bajate me keto hapjet tip “nga dritarja e pluhurosur e Starbucks ku pi pij kafen me mikun tim amerikan qe punon me Departamentin e Shtetit…….”. Te bejne per te vjelle para se vazhdosh te lexosh fjaline e trete.
E habitshme qe nje njeri medioker si ky, pa njohurite dhe faktet e duhura ben kopetentin, analistin. Cdo gje qe thote ndoshta eshte e besueshme per shqiptaret e shqiperise qe nuk dine asgje. Problemi eshte, ose e verteta se amerika duket si demokraci dhe ka aftesine te beje show te medha si big brother dhe si kjo zgjedhjet presidenciale vota nuk numerohet atje. Eshte si rrotacioni i shqiperise i cili ckenaq njeren pale e kenaq tjetren dhe pas 4 apo 8 vjetesh rrotullohet dhe kenaq palen tjeter.
Jeta, mendimi, sjellja paraja te gjitha jane te kontrolluara me ane te cv se apo background it.
Nuk ka zgjedhje por emerime sipas kerkesave te kohes.
Po keshtu ndodh dhe ne evropen tone te dashur. Pubon rrotacioni. Votimet jane nje big brother i rradhes.
Analize rrumpalle qe ske ku ta zesh e ku ta lesh. Degjon Koli analiza sa ke cnn sa ke foxnews dhe na i ben bashke ketu si analiza te vetat. Sa per ata te bardhet homelesha nuk ju do bytha pune.n se si punojne hispaniket duke vjele portokalle apo korrur grure neper fusha apo ndertim apo duke bere food delivery mund te punojne dbe ata white trash qe bredhin e flene neper trena. Klasa e bardhe e mesme apo e perpjesshme amerikane ka qene eshte dhe ka ngelur rraciste dhe paragjykuese. Po te kishin mundesi do i varnin zezaket prape neper peme, akoma e enderrojne ate kohe. Vota per trump ishte vote inati dhe zhgenjimi, vote interesi dhe vote idiotesh pa shkolle. Trump eshte nje turp qe do shkeli ne presidence dhe amerikanet ia dolen te tregohen serish me te trashe se britaniket. Klasa e bardhe amerikane aty ka qene gjithmone si elektorat por ngaqe e vetmja menyre per ti cuar tek kutia eshte ti ndjellesh me premtime ksenofobe dhe askush nga politikanet republikane nuk e ka bere deri me sot keshtu qe ata kane qene te fjetur. Tek trump pane njeriun qe i dha ze dhe figure frikes se te bardheve ne amerike se rracat e tjera dhe femrat po na marrin pushtetin dhe treguan me arrogance qe ne jemi ketu. Ajo qe te gjithe mendonin qe amerika e kishte kaluar dhe lene prapa ne histori eshte akoma aty. Amerika tregoi se edhe per nje shtet me demokraci te zhvilluar eshte e veshtire te mbysi obskurantizmin e se kaluares. Trump mund ti kete perdorur ne menyre te zgjuar keto kontogjente per te rritur shanser e tjja dhe ka shume mundesi qe ti lere ne balte rruges por ajo qe shqeteson eshte qe e keqja mes amerikaneve eshte me e madhe sesa mendohej
Analize rrumpalle qe ske ku ta zesh e ku ta lesh. Degjon Koli analiza sa ke cnn sa ke foxnews dhe na i ben bashke ketu si analiza te vetat. Sa per ata te bardhet homelesha nuk ju do bytha pune.n se si punojne hispaniket duke vjele portokalle apo korrur grure neper fusha apo ndertim apo duke bere food delivery mund te punojne dbe ata white trash qe bredhin e flene neper trena. Klasa e bardhe e mesme apo e perpjesshme amerikane ka qene eshte dhe ka ngelur rraciste dhe paragjykuese. Po te kishin mundesi do i varnin zezaket prape neper peme, akoma e enderrojne ate kohe. Vota per trump ishte vote inati dhe zhgenjimi, vote interesi dhe vote idiotesh pa shkolle. Trump eshte nje turp qe do shkeli ne presidence dhe amerikanet ia dolen te tregohen serish me te trashe se britaniket. Klasa e bardhe amerikane aty ka qene gjithmone si elektorat por ngaqe e vetmja menyre per ti cuar tek kutia eshte ti ndjellesh me premtime ksenofobe dhe askush nga politikanet republikane nuk e ka bere deri me sot keshtu qe ata kane qene te fjetur. Tek trump pane njeriun qe i dha ze dhe figure frikes se te bardheve ne amerike se rracat e tjera dhe femrat po na marrin pushtetin dhe treguan me arrogance qe ne jemi ketu. Ajo qe te gjithe mendonin qe amerika e kishte kaluar dhe lene prapa ne histori eshte akoma aty. Amerika tregoi se edhe per nje shtet me demokraci te zhvilluar eshte e veshtire te mbysi obskurantizmin e se kaluares. Trump mund ti kete perdorur ne menyre te zgjuar keto kontogjente per te rritur shanser e tjja dhe ka shume mundesi qe ti lere ne balte rruges por ajo qe shqeteson eshte qe e keqja mes amerikaneve eshte me e madhe sesjmendohej
Mbase Jane vjedhur votat vete r nuk e donin Trapon
Shkurt muhabeti, Trump fitoi pikerisht se ne bote jane shtuar gazetare te llojit Sokol Balla. Por nese New York Tajms qe kryesoi fushaten kunder Tramp, nje dite pas fitores se tij, ju kerkoi qytetareve amerikane ndjese, sokolet alla shqiptare nuk luajne nga istikamet bollshevike. Jam kunder cdo ekstremizmi, si te djathte apo te majte sa i takon ideollogjive politike, ashtu edhe sekstremizmave fetare. Ishte ekstremizmi propogandistik mediatik sorroist qe ju versul Tramp-it, qe shkaktoi reagimin e kundert te votuesve amerikane. Ekstremizmi i majte ju kthye si bumerang daljes ne SHBA te nje kandidati socialist si Sanders, qe u pershendet si nga Obama, ashtu edhe nga Hilari Klinton. SHBA u bene vendi me i fuqishem ne bote ne saje te politikes se kapitalizmit demokratik e konkurences se lire te tregut e jo te teorive socialiste. E shoh me shqetesim qe ererat ne shtim te propogandes socialiste, mund te sjellin ne bote nje rrezik tjeter, shtimin e ekstremizmit te djathte.
Mjafton ajo qe evidentove ne kete shkrim se amerikanet jane nje popull injorant. Argumentete e tjera jane pa vlere.
Nuk behesh dot nuk ka shanc per President i Usa apo i EU pa hyre dhe u filtruar nga “kanalet’ e CIA-s!!!
Oligarket komandojne gjithcka,cdo gje eshte SHOW.
Show i radhes me TRUMP,do beje qe Podesta dhe Soros,Isis pasi u konsumuan e kryen rolin e tyre,do krijohen OMGJ te tjera qe njerezimit i duhen vite per ti kuptuar dhe analizuar.
Show Trump,do vazhdoje te njejten rruge nuk ka devijime,nga Armatimet,lufterat,shtypjet masive,disinformime etj.
Nqs Trump,do te anulloje ndryshimin qe beri BUSH,ne amendamentin e 4 te kushtetutes Amerikane,qe i beri Amerikanet ligjerisht Skllever moderne,ateher mund te mendohet qe Trump apo ata qe e mbeshtesin do te ndryshojne dicka,ne te kundert Show must go on…
O sokol, do bëje mirë të promovoje vlerat e Dideroit, Russoit e Volterit dhe jo antivlerat e një halabaku amerikan, injorant e plotësisht imoral. Nuk besoj se një zezak do e votonte Trumpin edhe kur ai e përbuz atë, nuk e besoj se një lypës do e votonte atë me ëndrrën se një ditë ai do të bëhej si ai, nuk e besoj se emigrantët do e votonin atë edhe pse ai do i përzërë ata nga Amerika. Gangsteri amerikan Trump fitoi se hodhi para të madhe duke i dhënë shpresë amerikanëve se një prototip si Trump mund ta çojë Amerikën përpara me ligjet e egra të xhunglës dhe konkurencës së pandershme në arenën ndërkombëtare. Shpejt ky prototip do të dështojë me turp e përbuzje atëhere kur injoranca amerikane do e kuptojë se zgjedhja e saj ishte antimorale dhe dhunuese për demokracinë e vërtetë, se kanë zgjedhur gabimisht në krye të vendit një neoHitler që përbën një rrezik eminent për globin.
Eshte per te ardhur gjynah o adi qe njohuria jote mbulohet nga nje re e zeze plot arrogance dhe fjale te pista.
E bere si nje cun shkollar kur ndaloi nje vajze ne rruge; “me fal zonjush, a mund t’ju shprehe me sinqeritet ate qe ndjej? Ma lej iher se du me te iq!”
Ne lidhje me temen, artikulli perben material objektiv. Brenda popullit amerikan ka shume injorance. Diferenca e shoqerise amerikane ka kapur majat e everestit.. Arsyet pse fitoi Trump jane shume per te numeruar. Nga dinastia e Clinton-ve (‘demokrateve’), kriza ekonomike, destabiliteti i Europes, pranvera Arabe, lindja e IS, Siria, tensionet me Rusine, toleranca ndaj Iranit, shitja e mjeteve luftarake me Arabine Saudite (me e larta ne historine e shba), Libia, Korea veriut, Ballkani, Ukraina etj etj…
Per mos harruar premtimet e pambajtura te qeverise Obama dhe kryesisht sistemin elektoral amerikan, ku edhe u frymezua Kastriot Islami per zgjedhjet e vitit 2009 hahaha
Kjo analiza eshte si kofini pas te vjelave o Sokol Rrushi. Nuk jane teknologjia dhe as rrjetet sociale kyci suksesit te Trump.Ato i perdori dhe Hillary por ne nje sens negativist. Faktet dhe opsioni fitores se Trump ishin para syve por jo vetem media jone provinciale por as ajo amerikane nuk donte ti shikonte. Fitorja e Trump i ka shockuar te gjithe. Sepse media dhe sondimet krijuan nje realitet virtual te genjeshtert me projeksionet per fitoren e Hillaryse.Kurse Trump u demonizua, u ridikulizua dhe vizatua sI gaztor cirku. Por perkunder asaj qe servirte propaganda, per zgjedhesit “kualifikimi” Hillarit ishte konsumim, “pervoja” u perceptua si pjese e establishmentit.Gjinia as u perfill ne nje shoqeri maskiliste. Trump triumfoi fale karizmes, kriticizmit total, te qenurit kontraversal , te folurit politikisht jo korrekt. Trump artikuloi “dark side” te postglobalizmit dhe vuri gishtin te plaget e shoqerise amerikane.Amerikanet pane tek Trump trupezimin e “amerikan dream” , biznesmeni miliarder i BMV dhe misherimin e mitit te njeriut te bardhe ,kolonizatorit themelues te Botes se Re.Me Trump fillon nje epoke e re.Se cfare do te vije pasketaj,mbetet per t’u pare.
Alban
nuk fitoi Trumpi
shiko shifrat dak, pastaj fol
Trumpi nuk mori asgje, plus
Republikanet po dolen te fituar me te njejtat vota qe humben me Romnein ne 2012
Habitem me ju ketu ne forum si komentoni pa llogjik, arsye por me pasion
Klinton mori votat popullore, sikurse ka ndodhur 26 vitet e fundit ne SHBA
apo JO???
Ne 2000 ishin 500 mije vota, por Bush mori Kolegjin
Tani Klinton momentalisht 250 mije para, por serish fenomeni perseritet
Klinton ra me 2 per qind ne krahasim me Obamen ne 2012
Pra demokratet nuk shkuan te votonin ne nje perqindje te caktuar
sidomos Afro-Amerikanet
Obama duhet te kishte bere fushate per Klintonin dhe se beri sic duhej
Trump perdori edhe goditjen poshte brezit ndaj Klinton
FBI
kaq mjafton per te thene se u demonizua Klinton dhe jo Trump
por ti dhe te tjeret ashtu e kuptoni
Trump nuk u demonizua, sepse eshte i demonizuar nga natyra si grosist, pse si e vuri pasurine ky gjerman???
te dy kandidatet ishin me vese, por fitoi ai me veset me te medha, fitoi shkaterrimi kundrejt stabilitetit
Hyr ketu pas tre muajsh dhe do shofim si do komentosh….
Amerika tani ska per te gjet me paqe zotri, Bregu perendimor ska per ta falur Trump
as ai Lindor
shikoi perqindjet, Klinton ka fituar me shume se Obama ne historine e tij ne keto shtete ekstreme gjeografike
a ste duket se ndoshta pas disa vitesh mund te rinise beteja e ftohte apo e nxehte Veri-Jug\
e kjo fal Trumpit
Te shohim Republikanet si do e suportojne, sepse ne efekt strategjik afat-gjate kjo fitore nuk u sherben
ata kane interes te jete Klinton presidente dhe ta kontrollojne ne dhome qe ne te ardhmen te krijojne diferenca
kurse keshtu me cfare shikoj pas kater vitesh do shkrihen fare si parti
Hajt tung
me falni se u zgjata
Ik mor kodosh shko bjeri me dore se vetem ate pune e ben mire tjerat skane lidhje me ty. Qorr shkerdhate
Te pishe kafe ne starbuck-un e new yourk-ut nuk do te thote qe e njeh realitetin e amerikes dhe mund te besh analistin.
Ne amerike punon rrotacioni jo vota. Ata e kane shpikur rrotacionin
Trump fitoi sipas ligjit per se prapthi te sistemit elektoral amerikan sepse voten popullore e fitoi Hillary Clinton, o Sokol Palla.
Kolo. A i re iher fort me dore te starbuçkoja? Ka linje te mire interneti aty i bi me dore full hd te del edhe qimja e bythes.
Me behet qefi qe ca analista si ky” i bie me dorerenesi” dhe ca komentues te cartur pas sali qenit i jane turrur edi rames si jezu krishtit para 2 mije vjetesh.
Pse keto shqipkare nuk duhet te hapine sqepin ?
.
Sot ne shqiperi eshte nje aksiome ne lidhje me Ameriken dhe BE
.
AKSIOMA E VETME ESHTE 1 DHE VETEM 1:
EDHE SIKUR ME FLORINJ TA MBULOJNE
OBAMAT
TRAMPAT
CLINTONAT
MERKELAT
nuk mund te mbulojne poshtrimin 25 vjecar qe i kane bere popullit shqiptar ne lidhje me tolerimin kriminal te sali bishes tyre.
……………………………………
a ka ndonje zog kurve ne bote te pergenjeshteroje BEMAT E SALISATANAIT ?
Sali Bisha për shumë arsye nuk duhet të lihet i lirë, jo vetëm se përbën një rrezik eventual për destabilizimin e vendit por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë. Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi.
Sali bisha …duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër.
.
Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës.
Sali Bythishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht.
Sali Bisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë.
….
Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij.
.
Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare.
.
Sali Bisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan apo
OBAME-MERKEL TRAMP
sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij. Populli ka durim, madje edhe kur e keqtrajton ndonjëherë ka durim, por kur popullit i soset durimi të bën atë që nuk ta bën as Zoti
.
EDHE NJEHERE
TURP PER TRAMPAT-OBAMAT-MERKELAT QE TOLEROJNE NJE PERBINDESH SI SALI MONSTRA !