Qejflinj Tramp-ash!

10 Nëntor 2016, 18:15Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

U përpoqa të gjej diçka të më gëzonte tek fitorja e Tramp-it, por nuk gjeta.

Ndoshta ngaqë pse qysh në krye të herës që hyri në garë, më ngjante më gjërat më të shëmtuara të atdheut tim. Por kjo ka pak rëndësi. Ai garoi dhe fitoi si President i SHBA dhe ka në dorë fatin e atij vendi, në të cilin për herë të parë ka miliona njerëz që ende nuk e ndiejnë si President të tyre. Uroj që kjo ndarje të mbushet shpejt dhe “Amerika të bëhet normale përsëri”, pasi është kombi që udhëheq botën dhe e ka të ndaluar të sëmuret qoftë dhe me rrufë.

Por ajo që ma neverit më shumë fitoren e tij, nuk është vetë ai, por shpërthimi i papritur i disa “qejfli Tramp-ash” në Tiranë. Pasi në Beograd, së paku ishin dhe para se të fitonte. Shesheli edhe pse me një këmbë në varr, e bëri një protestë rrugëve të Beogradit me foton e Tramp-it në gjoks. Këtu tek ne vrapuan të gjithë tek Konventa e Hillari-t.

Po përpiqem të kuptoj përse janë të gëzuar.

Një arsye do të ishte që dikush prej tyre të kishte qenë një mbështetës i Tramp.

Në fakt çuditërisht, nga e djathta nuk kishte.

Nga e majta po.

Vladimir Kosta, përshembull, një deputet kontravers i PS, biznesmen i suksesshëm, ishte që në krye të radhës me Tramp. Biles siç e shpjegon dhe vetë, ka pas vënë baste për fitoren e tij.

Koço Kokëdhima ishte pro Tramp. Si një adhurues i vjetër i tij, që ka tentuar ta imitojë me kohë, dhe ai është legjitim në gëzimin e tij. Madje gjithë akuzat e mëparshme të Berishës ndaj tij bazohen mbi faktin që imitonte Tramp-in në historitë e tij korruptive.

Agron Dukën nuk e dija që e adhuronte, por dhe atij i shkon. Ngjan ca me Tramp-in.

Ishte gëzuar dhe Nikollaq Neranxi, por dhe ai besoj, ca si biznesmen dhe ca për shkak të faktit që ka marrë rrugët e botës të kërkojë koalicion shtetesh kundër Edi Ramës, nga Athina në Uashington.

Këta të PD nuk e dija që ishin me Tramp. Lulzim Basha vazhdon të paguajë “Podestën”, arkitektin e fushatës së Klintonit, me lekët e PD, dhe ishte aq i gëzuar që ishte në Konventën e Klintonit, sa që ishte gati të akuzonte Edi Ramën që “e shan Tramp, se e do”.

Berishën dhe e besoj se i urren Klintonët, për shkak të vitit 1996-1997 kur e hoqën nga pushteti si hajdut votash dhe lekësh të shqiptarëve, por nuk e dija që gjithë deputetët e PD, paskan dashur Tramp-in.

Sot e pashë që u shfaqën si adhurues të tij.

Kjo është një gjë e mire, që më në fund janë të lirë të gëzojnë dhe ata për një gjë.

Por kur je në politikë dhe shfaq adhurim për një figurë kaq të fortë, duhet të identifikohesh me modelin e tij.

Lulzim Basha deshi të thoshte që i pëlqeu fakti që Tramp fitoi kundër të gjithëve. Në fakt kjo është një nga mrekullitë e lirisë amerikane, ku për të fituar të mjafton vullneti të luftosh i vetëm, dhe shoqëria të ruan garën dhe ta bën atë të mundur. Lulzim Basha është modeli 100 për 100 kundër Tramp. Ai fitoi dhe është kryetar, jo kundër të gjithëve, por me dëshirën e të plotëpushtetshmit të partisë së tij, që i ka nënshtruar të gjithë.

Ai është një njeri i emëruar, pa garë, pa betejë, pa nerv, pa ide, pa vizion, pa fjalor, pa fuqi, pa zemër,….vetëm më përulësinë ndaj Berishës. Një qënie të tillë Tramp-i do e zbonte me shkelma nga dera e zyrës, sikur ta kishte dhe pastrues.

Të tjerët në PD, ata që e dinë si bëhet karrierë në atë parti, ose siç ka pas thënë Erla, e dinë se “ç’mut duhet ngrënë”, pasi kanë para syve karrierën e Lulit, kanë të drejtë të ëndërrojnë një ditë, që dikush nga ata, të rebelohet e të bëhet Tramp. Por ndërkohë që lëngëzojnë buzët nga kjo ëndërr, janë gati të shqyejnë Majlinda Bregun, pse ngre gjysëm dore kundër partisë e pro Shqipërisë në Bruksel, janë gati të shqyejnë Patozin, pse tenton të balancohet ndonjëherë në fjalime, dhe natyrisht janë gati ta ridërgojnë prapë në SHBA, Eduard Selamin, se ka votuar ashtu siç donte Amerika, por nuk donte Doktori, tre muaj më parë.

Kjo e kthen lëngëzimin e buzëve për Tramp-in, në jargë për Berishën dhe i bën më të shëmtuar.

Unë shpresoj që Shtëpia e Bardhë do ta pastrojë Tramp-in nga perversitetet e tij raciste, etnike, nga idetë e çmendura për “mure” apo dalja nga NATO, si dhe për një miqësi të jetës me Rusinë. Jo se kam besim që Tramp ndryshon, por që institucionet e shtetit amerikan, janë më të forta se ai.

Në fakt, në gjithë botën ai urrehet dhe adhurohet për këto perversitete, ndërsa në Shqipëri po adhurohet pse e ka sulmuar Edi Rama. Ky i fundit kur e sulmoi, u akuzua se e sulmoi si servil i Hillari-t, kurse tani që Tramp-i fitoi, po e akuzojnë se e sulmoi si i papërgjegjshëm. Për një kandidat për president të SHBA, që premton të sjellë Rusinë në Ballkan, që quan gabim lirinë e Kosovës dhe që i shpall luftë çdo kombi me myslimanë, t’i dalësh kundër si kryeministri i Shqipërisë, është detyrim .

Edi Rama do ishte një servil i pavlerë nëse nuk do kishte sulmuar një kandidat si Donald Tramp, dhe do të jetë një servil dhe në të ardhmen, nëse nuk i qendron një për një atyre që ka thënë, derisa Donald Tramp t’i tërheqë dhe të kërkojë ndjesë. Është detyrë e presidentit të SHBA, të jetë një njeri i sigurtë për botën, dhe jo detyrë e qytetarëve të botës të durojnë deklarata të papërgjegjshme të tij si kandidat. Problemi ynë i vetëm është se jemi ende të vegjël dhe në tryezën e presidentit të SHBA diskutohemi aq rrallë, sa po ta dinin këta “qeflinjtë e Tramp-it” në Tiranë, nuk do merrnin mundimin as të flisnin

Tramp me siguri që s’ka dëgjuar kurrë, as Edi Ramën, as këta “adhuruesit” e rinj të tij. Të vetmit shqiptarë me të cilët ka folur deri tani, janë shoqata e ndërtuesve që e ka pas ftuar me videokonferencë një herë në një panair, dhe atyre u fliste për fusha golfi.

Por meqë doni të jeni vërtetë adhurues të Tramp-it, krijoni mundësi për Tramp-in tuaj. Lejoni dikë të dalë nga rreshti e të bëjë garë kundër establishmentit të Sali Berishës dhe kukullës së tij Lulzim Basha. Merrni një evazor fiskal si Tramp-i, dikë që është bërë milioner pa paguar taksa, dikë që ka para të blejë gjithçka aty dhe futeni në garë, t’ua ndryshojë jetën. Të paktën nga Berisha ka për t’u shpëtuar. Kështu ka lezet të jeni qeflinj Tramp-ash. Pasi kështu siç jeni, edhe duke adhuruar Tramp-in, edhe duke ëndërruar lider Lulzim Bashën, dukeni thjesht adhurues Trapash.

66 komente në “Qejflinj Tramp-ash!”

  1. Arber Iliri says:

    Mero urime, nje pjekuri analize e papare ne nje ceshtje kaq te ngaterruarsa te Trampit, por une shtoj nga ana e ime se Trampi ka per te bere shume deme ne USA e ne gjithe bote, renia e tregjeve ka filluar, protesta gjithashtu.Bota do te kete zhvillime te papritura dhe te padeshiruara, gjithsesi uroj te jene sa me pak.

    1. akrepi says:

      Mero ne fund e ke thene shkelqyer
      eshte nje njeri i tille qe ka bere leke me evazion fiskal nen berishen
      quhet Zamir apo Samir Mane se e ka ndryshu se si pelqente z-ja
      do dali ai nga rreshti, madje po del avash avash dhe po ben beteje politike te caje ps-pd duke perdor fillimisht Blushin
      ai do jete Trumpi i ri i shqiperise
      e ka enderr….

      1. Skypion says:

        E pabesueshme!
        Ne mediat e majta,ne mediat e qeverise,ne mediat e Edi Rames,ka shperthyer nje fushate e eger kunder Presidentit te ShBA-se,Donald Trump!
        Ne te gjitha mediat e Rames.Paperjashtim.
        Pas Shock-ut qe perjetoi Rama ,bashke me aradhat e tij te mbeshtetesve,nga fitorja e Trump,dhe corodise se fillimit qe u shpreh me ca gek-meke e justifikime qurravitese te Rames,por edhe te stafit te tij – tani kane kaluar ne sulm frontal denigrues ndaj Presidentit amerikan,Donald Trump.
        Ne te gjitha mediat e majta,ne te gjitha portalet e majta dhe qe jane ne sherbim te Rames,ka nje lume shkrimesh dhe lajmesh fyese,ofenduese,denigruese per Presidentin amerikan,Donald Trump.
        E paprecedente!
        Por,si eshte e mundur kjo kthese 180 gradeshe e Edi Rames,vetem brenda dy ditesh?!!
        Si shpjegohet,qe diten e fitores se Trump,u mundua ne menyre qesharake dhe te mjere te justifikohej,kurse sot,po ben bash te kunderten?!
        Kjo ka nje shpjegim: eshte taktika e tokes se djegur!
        Edi Rama,pa asnje shprese tashme,po sillet bash si nje delirant ,sic edhe eshte.
        Edi Rama po thote: Apres moi ,le deluge! Domethene,pas meje ,kijameti!
        Edi Rama,eshte bash si ai i mbyturi qe kaper pas fijes se kashtes.E fija e kashtes per te,jane zgjedhesit e tij.Jane votuesit.Jane ate qe mendon se i mashtron,se mund t’i mashtroje.
        Keshtu kane bere te gjithe lideret qullumqare ,historikisht,ne bote.Diktatore,autokrate,autoritare e kesillojesh.Kur e kane ndjere veten pa asnje shprese,i jane drejtuar kinse popullit,popullit te dashur,si strehen e fundit per te shpetuar koken.Por edhe per te bere presion.Presion ndaj atyre qe i shohin si kercenim.
        EShte kjo arsyeja,se pse Edi Rama foli dje ne Parlament ne emer te te gjithe shqiptareve,ne emer te Shqiperise.Ne njeren ane do te siguroje mbeshtetjen e turmes se vet,dhe te atyre shqiptareve qe i mendon se mund t’i genjeje – me ane tjeter,te kercenoje se kush ka pune me te,do te kete pune me gjithe shqiptaret,me Shqiperine…!!!
        Kjo eshte zgjidhja qe kane gjetur per momentin spindoctor-et e Rames.
        Eshte kjo arsyeja,se pse gjithe mediat e majta,mediat e qeverise,te gjithe gazetaret,opinionistet dhe analistet e saj jane bere bere bashke dhe po sulmojne egersisht Presidentin amerikan ,Donald Trump.
        Te gjithe mediat e Rames,ato tradicionale dhe ato online,jane te stermbushura me lajme denigruese per Presidentin amerikan ,Donald Trump.
        Nje ushtri e tere urithesh,po germojne ne shtypin dhe portalet perendimore,europiane dhe amerikan,ruse e kineze,afrikane e dreqsihane per te gjetur lajme denigruese per Presidentin amerikan.
        Aq shume po e shajne Donald Trump ,mediat e Edi Rames dhe gazetaret e tij,sa te duket sikur ne vetem keto dy dite,jane dhene po aq lajme denigruese per te,sa ………… per Sali Berishen keto 3 vjet…!!!
        E habitshme,apo jo?!
        Te le pamend!
        Megjithate,gjithe kjo e keqe,ka edhe te miren e vet : bien maskat.Bien maskat,dhe shihet se kush jane me te vertete antiamerikanet ne Shqiperi.
        Jane pikerisht ata qe kane qene sot e 70 vjet me pare…
        Ta majtet,socialistet,Partia Socialiste,gazetaret dhe analistet e tyre,fanatiket dhe simpatizantet e tyre,duke fyer,ofenduar,share e denigruar Donald Trump,fyejne,ofendojne,shajne e denigrojne Presidentin e Shteteve te BAshkuara te Amerikes.
        Ata jane te vetedijshem per kete.Dhe e bejne me qejf te madh.Kishin 26 vite,qe e prisnin kete dite.Kishin 26 vite qe e mbanin mllefin dhe urrejtjen antiamerikane te fshehur.
        E gjithe kjo urrejtje,i gjithe ky mllef,i mbledhur per 26 vite me radhe,qe nga viti 1990 kur u shemb regjimi i pare i tyre,paskesh qene kthyer ne nje mase te madhe vreri,qe shpertheu keto dite ne gjithe kuterbimin e vet te neveritshem.
        Edi Rama,me taktiken e sulmeve denigruese ,vertete qe mund te energjizoje fanatiket e tij,mbase edhe pjesen me te madhe te socialistave.
        Edi Rama,mund edhe t’i kundervere ndaj ShBA-se keta fanatike.
        Edi Rama,edhe mund te nxise ,deri diku me sukses,antiamerikanizmin nder nje pjese shqiptaresh.
        Por, te harroje qe do te beje shumicen e shqiptareve me vete ,kunder Presidentit amerikan dhe ShBA-se.
        Ta harroje!
        Ai dhe ata qe po e ndjekin qorrazi keto dite.Do te kene nje fund te tmerrshem.
        Enver Hoxhes i’u terhoq busti zvarre,me 1991.
        Edi Rama do te terhiqet i gjalle zvarre,ne 2017.
        Une ve bast per kete.

        1. trojani says:

          Te te rroje kosherja, se bletet te kane ikur me kohe …..ooooooo skopin mavria

          1. Raimond vlonjati says:

            Skypioni i jep ngjyra klasore fjales se tij .
            Ka te drejte ne oponencen qe ben , por e ben oponencen nga kend-veshtrimi klasor e partiak., , duke penalizuar gjysmen e popullsise qe nuk mendon si ai
            Skypion kritiko mendimet e personit ne fjale , jo komplet elektoratin e tij ,

            Kur lexon shkrimet e Skypionit njelloj sikur shikon ata filmat e kohes se Dulles me ballista e komunista , vecse ne kete rast te Skypionit ndryshimi esht se fitojn ballistat

            Skypion , Mos i helmo komentet e tua me luften klasire , se ju ul besueshmerine morale

        2. Shqipe says:

          ti skypion qe jargavitesh je me siguri saliqëni ose nje nga këlyshet e tij

      2. Raimond vlonjati says:

        Ky artikull ka te drejte vetem pjesen kur flet per PD-ne , pastaj gjithe pjesa tjeter esht nje propagande tipike qe te kujton Zerin e Popullit te kohes se Dulles qe dilte me artikuj denigrues kunder ndonje lideri nga imperializmi apo Revizionizmi

        E para njehere e mbi te gjitha ka rendesi te thuhet qe ne greminen tuaj morale duke mbrojtur servilizmat qesharake te Rames qe u be si samuraj i Sorosit , te mos merni ne vete Kosoven

        Absolutisht Trump nuk ka fol kunder Kosoves . Perkundrazi , ai ka qene me i avancuar se Klinton ne ofensiven kunder Miloshevicit , seose vetem Trump dhe Wesli Ckark u shprehen atehere qev ta pushtonin Kosoven dhe Beogradin me trupa tokesore. Dhe kjo ishte zgjidhja me e mire per fatin e Kosoves dhe gjithe shqiptareve

        Ndaj mos e fut Kosoven ne lojen tende propagandistike dhe tejet qesharake ne akuzat ndaj Trump

        Sa per dijeni Rama u tregua njeri i ulet , sikur ishte nje hakabak fshati , duke nderhyre me fjalen e tij ne problemet e nje shteti tjeter , sidomos gjate procesit zgjedhior. Dhe kjo esht absolutisht e denueshme ne cdo aspekt

        Nuk mund te imagjinohet ajo qe beri Rama duke fol kunder Trump , pa asnje arsye fare
        Dhe esht pikerisht Rama qe duhet te kerkoj falje dhe jo Trump , sepse Rama futi hundet ne punet e nje shteti tjeter dhe ofendoi te zgjedhurin e nje Partie pa asnje arsye fare

        Sic thashe Trump nuk esht aspak kunder Kosoves
        Tjetra nqs foli kunder myslymaneve beri mire, sepsr nuk ka myslyman arab qe te mos jete kunder Amerikes

        Edhe President Bush tha njehere atehere qe ti ndjekim te gjithe , sepse ata e shfaqin armiqesine ndaj Amerikes ne nje menyre a ne nje tjeter

        Nejse mo , por ke bere gabim qe ke shkruar kete artikull prooagandistik , se i ke dhene vetes ateibutet e autorit te artikujve redaksional te Zerit te Popullit kur ” deermonte” armiqte idellogjike te Dulles

    2. Skifter Xhufi says:

      O Mero, po pse nuk shkruan pak per heroizmin e Lulzim Bashes, qe vajti ne Konventen e Demokrateve, beri foto ne Sallen ku mbante fjalim Hillari Klinton, me qellim te zbulonte taktiken e saj dhe te informonte zotin Trump. Eshte kontribut I papare I tij, dhe duhet vleresuar, se paku me dy rreshta te Antena. Si gjithmone, qe I vogel, Lul Domatja, spiunllekun mbajti per zanat.

  2. Lexues i TemmA says:

    10 me yll Mero.
    Mos shkruaj me per kete teme. E ke qare!

  3. adi says:

    O mero
    Bere gjithe kete artikull per te thene se kr rilindasi do ti kerkoje falje Trump, kur ai te terhqe ato qe ka thene?????????????????????
    Po nese ti ose rilindja gjeni nje gje te vetme nje fraze te vetme qe Trump ka permendur nje here te vetme shqiperine e shqiptaret edhe mund te kishit te drejte.
    Po kjo eshte nje genjeshter si vete rilindja.
    Po ti kerkosh Trump qe te heqi dore nga sulmi kunder mysylmaneve?????
    Pse imam eshte kryeministri shqiptar?????
    Rilindja keni mare nje rruge shume shume te rezikshme per shqiperine njelloj si lavderim muhaxheri qe I dihet fundi!!!!!!!
    Po mqs Trump sa u zgjodh president dhe deri tani ne bote nuk ka dale njeri qe te kushtezoje presidentin e amerikes mendoj qe rruga me e shkurter dhe me pa kosto eshte te heqim kete tonin.
    Pa edi ramen mbijeton shqiperia
    Ne lufte me Trump e sigurt qe JO!
    PS: kush ka dy gram tru ne koke e kupton edhe nga ky shkrim se me shume se PD jeni ju rilindasit qe e keni te sigurt hakmarjen e Trump uroj per te miren e shqiperise mos tju ndjeki kush pas.

    1. GR says:

      Ca thu o gar!? Asnjë gjë ska për të ndodh, thjesht do vazhdoje çdo gjë siç kishte nisur. Reforma në drejtësi do zbatohet dhe pikë dhe as tramp e as zoti se ndalon dot me. Kshu qe bej gati sallomin tja çosh atit tend shpirtëror mbrapa hekurave. Thjesht duro dhe pak.

      1. ben says:

        O cun
        Kur mysylmanizmin nuk e mbron dot erdogan perballe Trump qe e ka shpallur veten mbrojtes I mysylmanizmit ne bote qe pamvaresisht se perfaqeson nje shtet gati ne shperberje,por ul veshet dhe e uron Trump per fitoren dhe nuk I vuri asnje kusht per bashkepunim vec dorezimit te gylenit qe eshte e llogjikshme se Gyleni donte ti hante koken . Na dilka km I shqiptareve qe nuk eshte nje vend mysylman qe nuk eshte as vete mysylman po nje ortodoks i konvertuar ne katolik?
        Dhe I ve kushte presidentit te amerikes?
        Me fal po duhet te jesh komplet I cmendur qe te besosh a pranosh nje gje te tille.
        Qellimi eshte I thjeshte
        Km dhe rilindasit po pregatisin kushtet qe tu hapet nje dere per strehim monetar dhe fizik ne ndonje vend integralist islamik se aleat tjeter I mundshem ne bote nuk I ka ngelur.
        Dhe kjo eshte gjeja me e rezikshme qe mund ti ndodhi shqiperise ne kushtet ku pervec amerikes ne kete rruge duket se do shkoje dhe europa.
        Dmth qe ta kuptosh per te shpetuar koken rilindja me ca duket eshte I gatshem qe ta fusi shqiperine ne nje lufte fetare. Jo thjesht brenda shqiperise po ne ballkan qe do do ishte shkaterimtare per ne.

    2. Geri nyc says:

      Hajde trap hajde…..futi nji pershesh dhe je rehat ti.

  4. MR.T says:

    “adhurues trapash” hahahahahahahaha

  5. Artur says:

    Të heqësh paralele midis trampistëve tanë, amerikanë apo atyre italianë nuk është tepër e goditur por këta të fundit e kanë provuar dhe ngrënë sa krahu me Berluskonin.
    Imagjinoni Kokëdhimën Kryeministër ……
    Me Trump- in amerikan nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim dhe të shohim një spektakël të shëmtuar dhe me përmasa botërore.
    Uroj me gjithë zemër që të më zhgënjejë në parashikimin tim.

    1. Bunga-Bunga says:

      Letra e një italiani të lodhur nga S.B
      “Dear President Trump,
      Compliments for the Election.
      We italians are the unic nation in the world in grad of capir what will happen in America in the next 20 years, because we have già avut a president with strange hairs, a lot of sons, many money to spend, a spropositate passion for the woman’s fregn, Putin’s friendness.
      For this motive, remember us when you will attack the Europe because we ospit arabian people, and please don’t bombard Italy, that we have già abbastanz problems between terremot, Big Brother Vip, Modà, maltemp and allenator of Inter.
      Kisses”

  6. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Po c’te te them tjeter o Mero vecse : TE LUUUMMTEEEEE!!!!!!!!!!!

  7. Adriatik says:

    Vetem Kaci zi i ngjan TRAPIT

  8. andromeda says:

    Shumë bukur Mero dhe doja të shtoja se meqë Trumpi i ka lëshuar deklaratat e tij perverse kundër Kosovës, myslimanëve apo emigrantëve, i bie që të mos i ketë me qejf këta politikanët tanë të besimit mysliman . Berisha që bën vazhdimisht lajthitje me deklaratat po aq sa dhe Trumpi, e ka pranuar me mburrje “Jam krenar që jam mysliman”. Ndaj Sala, Luli, Muli, e çapaçulët e tjerë të PD-së të mos mbajnë shpresë tek ai që i shikon shtrembër myslimanët. Përkundrazi, Edi edhe pse ka bërë deklarata anti Trump, ka shumë gjasa të bëhet i besuar i tij, jo vetëm pse është inteligjent por dhe sepse është i besimit të krishterë.

  9. Sherifi says:

    Lexoi dy komente me siper qe ngjallin panike, asgje nuk ndryshon, Amerika e ka te shtruar platformen per 50 vjete te ardheshme, edhe presidenti i ri nuk del dote nga ajo platforme, aty ka institucione solide dhe kushtetute qe presidenti nuk i shkel dote, kjo eshte Amerika, pamvaresisht se ne fushate ai mund te kete kaluar caqet. Ndersa per keta te PD-se, jemi mesuar me keta, nuk i kushtoim rendesi.

    1. akrepi says:

      sherif a di gje cpo behet ne Kaliforni??
      po ne Nju Jork dak??
      hajt te fala….Putinit nepermjet telefonit sekret te Trumpit dhe me “shadow” te Snowden-Assange
      Prit dhe pak sa te dalin lakrat sheshit, amerikanet kane qene budallenj me kohe, por tani e thane edhe vete me gojen e tyre qe jane

  10. arben says:

    Pa fjale Mero Baze ,i vetmi shkrim korrekt ne shtypin shqiptar ,bravo.

  11. Bulqiza. says:

    Super anlize, …

  12. populli i thjeshte says:

    Duhej ky shkrim dhe Mero nuk zhgenjen.

  13. kozmo says:

    Berishianet jane skandaloz ,jane nje turp per shqiperine ,ndersa Trump mbetet per tu pare nese eshte vertet nje turp ashtu si Rama tha .
    Berishianet nuk duhet te gezohen shume qe fitoi Tramp ,duke u lutur qe te hakmerret kundra Shqiperise ,apo Rames . Tramp nuk eshte Malok si Berisha qe hakmerret ,por eshte nje Amerikan ,qe pranon cdo fjale ,mendim te lire qe sejcili mund te shpreh ,ashtu si dhe ai vete .
    Rama do te jete perseri kryeminister ,sepse e meriton per perpjekjet qe ben ne sherbim te vendit te tij .

  14. Lennard says:

    Analize shume e sakte .Ju pergezoj Zoti Mero.

  15. tomi says:

    Mero paj zotin trego te verteten. Keta komentuesit qe te ngrene ne qiell, mos jane te redaksise tende? Jo per gje, por ti ke kohe qe shkruan shume dobet qe kur ke rilindur por me kete shkrim i ke vene kapakun. Po me dukesh si Delina Fico qe e krahason me Hitlerin. O pika qe s’ju bie. Analizon ti Shtetet e Bashkuara e kush mbeshtet Trampin.

  16. Ok. says:

    Zt. Mero te pergezoj per kurajon dhe vertetesine ne shkrimet e tua. Je origjinal dhe mendoj se duhet te kthehesh ne avangarde e editorialisteve dhe pseudoanalisteve per karakter, pasi shume prej tyre jane shndruar ne legene pa byth. Urime dhe sa me forte ta ngresh zerin aw me shume do terheqesh pas vetes.

  17. logjika says:

    Politika amerikane nuk drushon ne bote dhe aq me pak ne shiperi. Kushdo president qe fiton ne amerik.Prandaj rini te qet. dhe te majte dhe te djathte.

  18. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Thirja e koheve te fundit “FITORE”,mbasi nuk kane lene gure pa levizur per te mbjell “HUMBJEN”,te ben te mendosh se sa realist jane per fitoren e Trampit !
    PD fatkeqsisht degradon se bashku me moshen e Berishes,duke marre rrukullimen drejt gremines.
    Berisha i ka kthyer ne maninkina me bateri, deputetet e tij besnik !
    “Lufta” e tij e sotme ne parlament e”frymezuar” nga fitorja e Trampit,me kujtoi librin qe prej shume kohesh e kisha mbyllur, “Don Kishotin”.

  19. Tani.Deutschland says:

    Nuk kuptoj nje gje. Trampi eshte miliarder i suksesshem,
    Dmth nuk e ben luften per para, clintonet e Bushet e me pare Kenedys jane dinasti…Trampi fiton komplet legalisht… perse duhet ta urrejme ?
    Se keshtu thote Podesta apo Sorrosi ?
    Kush ka qejf ke ta urrej, per mua si ka thene te drejten pa dorashka, por si I thone nje fjale i shari te shan.

    1. Tarrasi says:

      Trump ne krye te Amerikes do ti vere kufirin tek thana gjithe abuzuesve me Ameriken dhe pupullin amerikan, kete ka deklaruar dhe per kete e votoi demokracia amerikane. Kujt i djegin deklaratat e Trump le te mendohet mire ne rrugen qe ka marre a mendon te marre…

  20. Jimi says:

    Amerikanet vertet e zgjodhen Trump president te Amerikes, por mos m\endoni se ai me Ameriken munde te luaj! jo Trump te behet president por edhe vete perendia te behet, ne Amerike ne politiken e brendeshme e te jashteme te saje nuk ben dote revolucione rradikale alla Trump.
    Eshte e vertet qe edhe paraardhesi i tij ne vitet e larget te 60 tes, Kenedi u zgjodh president i Amerikes me votim demokratik , por c’ndodhi ? Ai me ideollogjine dhe psikologjine qe kishte per zhvillimin e demokracise amerikane u perplas forte me kerkesat e klases politike te cilen perfaqesonte, ne nje fare menyre ai beri nje fare tradhetie te idealeve dhe te interesave te atyre qe e zgjodhen, per kete edhe u ndeshkua ne menyre te heshtur e spektakolare, me eleminim fizik!?” Ne Amerike ne djepin e demokracise moderne , si ne snje vend tjeter te botes gjerat funksionojne ndryshe!
    Trump u zgjodh me verdikt te popullit amerikan, por si rralle zgjedhje presidenciale ne Amerike te kete nje rreagim pakenaqesie te tille nga nje pjese e mire e popullsis! deri edhe zera per pavaresi shtetesh si Kalifornia!? Cfare te kete ndodhur valle!?
    Cfare ka te kritikueshme ketu nese ketyre zerave kritike per platformen Trump brenda Amerikes u shtohen edhe shume zera politikanesh jashte Amerikes, me emer apo pa emer ne arenen nderkombetare , filozifesh apo artistesh, analistesh apo qytetare te thjeshte? A egziston liria e fjales dhe shtypit dhe me mire se kudo ne Amerike? Te shprehesh nje konsiderate, apo te mos jesh ne unison me nje platforme politike te nje kandidati per president ne Amerike, si edhe shume personalitete te tjere me emer ne bote, qenka blasfemi!?
    Vetem ne Shqiperi mund te hasesh nje psikologji te tille! Ideja e nje vasali te perulur deri ne peshtirosje duket qe do ta shoqeroje gjate politiken dhe politikanet e ketij vendi! Politikane qe per interes shesin babane, mburen per patriotizem!?

  21. Jugu says:

    Cfare shkrimi eshte ky? Trump eshte president I Amerikes dhe si I tille do bej politiken e USA. A ka kompetenca si president te ndikoj ne arenen nderkombetare? Po, ka shume dhe mund te ndikoj. Pa dyshim qe do nderroj ambasadorin ne Tirane dhe ky ndryshim do sjell ndryshim ne lidhjet e politikaneve shqiptar me ambasaden e USA.

    Deklaratat e Rames para zgjedhjes ishin shume te nxituara, por edhe tani ai nuk po ben nje damage control, por po vazhdon me emocione dhe po bie ne lakun e opozites. A ndihet rehatshem Rama per deklaratat qe beri, padyshim qe jo por nuk ka se si ti cbej.

    Ato deklarata thjesht do I kushtojne mos-fitimin e zgjedhjeve qe vijn Rames. Por Shqiperia nuk do ket asnje te keqe nga Trump. Kosova do qendroj sic eshte, nuk ka me perendi ta kthej te Serbi.

    1. Albana says:

      Shume koment i sakte Jugu.

  22. Mentari says:

    Mero Baze ben kerkon te mbroje gavat,papjekurine politike dhe papergjegjshmerine e Edvin Rames si kryeminister te shqiperise,te nje vendi te varfer e pa asnje mik te ngushte e te forte.Pyetja e ime eshte ne ate shrkimin tuaj kur thua;Nuk ka rendesi se ka ardhur Trumpi president se Amerika ka institucione te forta qe nuk e lejojne Trumpin te bej Marrezira?Pak a shum keshtu e ke pasur qellimin e asj theni te Institucioneve Amerikane.Tani eshte pyetja e Ime per ty dhe Kryeministrin e papergjegjshem,Pse duhet te fliste Edvini kunder nje kandidati per president te Amerikes kur dihet se atje ka institucione qe nuk lejojne te shkellen ligjet dhe politika e gjate Amerikane ne lidhje me boten dhe shqiperine?Kush eshte ky Edvin Aventurieri pa mend ne koke qe flet ne emer te shqiperise kunder nje kandidati per president te Amerikes?Mero mjaft me servilizma idiotesh se servilizmat e tuaj dhe te tjereve ndaj udheheqsve te shtetit shqiptar po edergojne kete vend ne sketerre,ne gremine sepse keto zuzare nuk dijne se ceshte dipllomacia,mbyllja e gojes atje kur duhet mbyllur e hapje atje kur duhet.Amerika dhe Bota I zgjidh vete problemet e saja nuk ka ngelur shqiperia ti zgjidhi,nje shqiperi e pashkolluar e injorante,nje shqiperi fukara qe rrejteshtohet nga fundi I 193 shteteve te botes per cdo gje.Edvin Aventurieri dhe mashtruesi te bej detyra e shtepise se tij se ai nuk din ti bej ata pa lere do te mesoje boten me trute e tija prej Gomari.

    1. Albana says:

      Shume sakte komentuar nga mentari.

  23. tironsi says:

    E ke djeg, Mero!
    Shkurt, Qarte, Bukur!

  24. rako ferra says:

    Lerini budalleqet o shqiptare
    Punoni me mend dhe bashkohuni persa i perket interesave kombetare
    Strategjia e politikes se jashteme shqiptare duhet te jete e njejte dhe rreth nje tryeze duhet te bashkpunoje dhe te bisedojene presidenti i vendit se bashku me pozitn dhe opoziten dhe gjithashtu ne bashkpunime te ngushte me Prishtinen he faktorin shqiptare ne Maqedoni dhe Mal te zi duke hartuare nje strategji te perbashket ne ndryshimet e situatave gjeopolitike ne bote pas zgjedhjeve ne Amerike
    Diplomacia shqiptare duhet qysh tashme te dergoje nnje ekip zyrtaresh diplomate ne Uahington ne menyre qe te punoje dhe te analizoje nga afer ne bashkpunim me diasporen Shqiptare dhe miqte e Shqiperise ne ShBA se cila do te jete me te vertet dokterina Trump per europen dhe vecanerishte per Ballkanin
    Duhet me ndihmen e kongresmeneve miq te kemi mundesi te hapim nje kanal komunikimi me Udheheqjen e re amerikane ne menyre qe te sigurohemi se nuk do te kemi ndonje ndryshim ne rolin e SHBA ne ballkan
    Nga ana tjeter duhet te forcojme dhe sjellim interesat tona shume afer me ato te Berlinit dhe te Londres
    Jane dy shtetet tek te cilat duhet te mbeshtetemi dhe te kemi lidhje te ngushta ne rast se ndodh ajo qe ka deklaruare Trump gjate fushates elektorale per nje largim nga europa duke lene europianet ti zgjidhin vete problemet e tyre
    Ne rajon duhet te kemi marreveshje te ngushta me dy shtete deri edhe bashkpunim ushtarak ne menyre qe te jemi te pergatitur per cdo lloj situate
    Dhe keto vende jane Kroacia dhe Turqia
    Edhe ne diplomaci aplikohet thenia arabe
    Armiku i armikut tim eshte miku im
    Ne nje kohe qe tere bota dhe tere shtetet po analizojne dhe po mundohen te pergatiten per te ardhemen e pasigurte keta injorantet e Tiranes zihen per mustaqet e Celos
    Te duket sikur jane tifoze futbolli dhe njeri thote jam me Trump tjetri me Klintonin
    Por me SHQIPERINE A ESHTE NDONJERI
    SA KEQ

  25. Albana says:

    Detyra e shqipetareve eshte te shohin shtepine e vet dhe te punojne shume, shume per vehten e tyre dhe vendin e tyre. Detyra e politikaneve dhe e dipllomacise shqipetare eshte te siguroje marredhenie te shkelqyera me perendimin dhe sidomos me SH.B.A. pavaraseshit kush eshte president. Eshte privilegj i madh i shqipetareve qe te kene nje mik si Amerika, me nje demokraci qe kane menyre se jetuari dhe nuk mund te ndodhe ndryshe, pavaresisht levizjeve dhe ndryshimeve sepse keto jane pjese e evolucionit demokratik. Nqs Trump nuk ben performancen qe ka premtuar pas 4 vjetesh populli amerikan nuk e zgjedh me. Eshte shume normale, vjen nje tjeter dhe ndoshta ben pune me te mire. Nuk e kuptoj perse disa shqiptare jane tmerruar. Cudi e madhe valle jane tmerruar ndonjehere kaq shume per fatin e tyre? Jan tmerruar ndonjehere per tmerrin 50 vjecar te diktotorit Enver Hoxha? Po per politikanet pas komunizmint qe i genjyen dhe nuk ben asnje gje per kete komb te shume vuajtur? Apo qe nuk kan guxim qytetar per padrejtesite qe i behen. Demokracia eshte menyre se menduari dhe menyre se jetuari. Mos u shqetesoni shume o njerez.

  26. Plaku Xhuxhumaku says:

    Cfaredo qe te thuash ti o Mero, Edvini yne beri nje derro gafe diplomatike ne CNN kur foli me ate gjuhe per Trumpin. Tashti askerkush nuk thote qe duhet ta kishte lavderuar, por s’kishte as perse e fyente ne ate menyre ku tregoi qe jo vetem i mungonte cdo element diplomacie, por qe eshte totalisht aksidental ne politike. Para se te fute turinjte LORA os Briklona, po e them vete une Sali Berisha eshte kriminel, po kjo nuk e ben Edvinin as me te mencur, as me te ndritshem.

    Sa per Trumpin, mos u nisni nga cfare ka thene gjate fushates, shikoni pak si do t’u vije hakut Salinjve dhe Edvineve te Amerikes. Me Shqiperine nuk besoj se ka per t’u marre ndonjehere.

    Qeveria shqiptare do te kishte bere mire ta uronte zyrtarisht per fitoren, po cfare mund te presesh nga katunaret druvare te politikes shqiptare?

  27. Leonard says:

    I nderuar z. Baze!
    Kam 25 vjet qe jetoj ne New York dhe e kam ndjekur perdite fushaten elektorale. Me kete artikull e ke shkaterruar fare Donald Trampin, i ke bere vertet varrin. Goditje si kjo nuk i kane dhene as kundershtaret me te forte te tij. Mori fund Amerika tani, cfare Amerika, iku e gjithe bota! Kuptohet qe politikanet shqiptare qe ke sulmuar me siguri do vrasin veten tani!
    Je perfaqesuesi me tipik i nivelit mjeran te gazetarise. Je aq qesharak dhe medioker sa guxon te shkruash pa tu dridhur dora per nje vend apo levizje politike per te cilen nuk ke as idene me te vogel. Eshte tronditese, e frikeshme dhe njekohesisht e neveriteshme.
    Te lutem, largohu nga ajo fushe te cilen ti e peger perdite. Mos na e neverit me edhe ate deshire te mire qe kemi per vendin qe kemi lene. Fatkeqesisht ne meshiren e barbareve si ty. Kjo qe po shkruaj s’ka lidhje me asnje figure politike ne Shqiperi. Ka lidhje vetem me vlerat qesharake qe ti (dhe jo vetem ti) pasqyron perdite ne gazeten tende amatoreske. Te pakten shkruaj per ndonje ngjarje ne Shqiperi qe nuk ta nxjer dhe aq ne diell sharlatanizmin tend ofendues.
    Humoristi Qamil Buxheli ka nje fraze te dhimbeshme: “Derdhet Nili, derdhet edhe Lana…..”

    1. Fredi says:

      Nuk ka pse te largohet Mero,se kjo eshte shtepia e tij,largohu ti,ti erdhe ketu nuk erdhi ai.

    2. Albana says:

      Leonard me pelqen komenti juaj per nivelin dhe vertetesine. Me vjen mire qe ka shqiptare qe mendojne qarte dhe paster. Mjerisht populli yne shume i vuajtur vazhdon te terhiqet zvarre nga disa politikane te falimentuar ne cdo kuptim dhe nga keto pseudo analiste qe i kane sherbyer pa skrupull kesaj klase. Shpresoj qe ky popull te clirohet nga barbaret nje dite.

  28. NjeQytetarOptimist says:

    Pena top Mero…

  29. alohade says:

    Paskal Milon ,kur e pyeti gazetarja e TV ,per deklaraten e
    Bashes per zgjedhjen e Trampit , Milo ktheu fytyren nga
    kamarat ,heshti nje sekond dhe me ironine e tij therese
    tha: po ky Basha pse u ngazellua kaq shume me zgjedhjen
    Trampit : “Sikur te ishte zgjedhur ky president i SHBA-s ” !!!
    Sa klloun , cfare turpi per nje njeri qe e heq veten politikan !!!
    Zoti i falte s’e s’dine c’ka thone e s’dine c’ka bejne !!! Lulush
    Amerika nuk i mat gjerat me kutin tend,tuajin ! Thjeshte mje-
    rane ! Marrezia per pushtet !!

  30. Tipi says:

    Ah kur ngeli politika e Amerikës ta gjykosh ti dhe ai idioti Rama mjerë ne dhe amerikanët dhe nuk e ka Tramp por Trump se je dhe gjoja gazetar me përvojë o Mero debili….

  31. doktori says:

    Mbushe nje shporte me karavidhe i dashur Mero!Karavidhet e epokes,tmerresisht qesharake! Jane matufepsur nga politika dhe bejne kaq shume skena groteske ,sa qe per nje moment ne se do xhvisheshin nga kostumi qe kane dhe do i shikonin ato skena qe bejne si ne ,si spektatore,si popull…rrezik te denonin veten me nje garuzhd mut….!

  32. Theo says:

    O Mero, kjo eshte mbreteresha e te gjitha analizave politike qe ke bere deri me sot, dergoi nje kopjo Doktorit, se Trump ja dergoj vete se jam ketu, por do tia dergoj nje Merkelit, qe te marre vesh se Pollo i teri eshte si leshi i k… te Trump.

  33. Arber I says:

    Analize e thelle, sic di t’i beje gjithmone talenti Mero Baze.

  34. realisti says:

    Analize e shkelqyer. Bravo i ben sherbim te çmuar popullit tend !!

  35. Une per vete jame dakort….. por do bisedoj nje here Me Kiçon

  36. Une per vete jame dakort….. por do bisedoj nje here Me Kiçon

  37. Une per vete jame dakort….. por do bisedoj nje here Me Kiçon

  38. joel shkodra says:

    Kryeministri yne E. Rama do te kishte te drejte te fliste ne mbrojtje te Kosoves sikur Kosova te mos njihej prej SHBA. Por Kosova eshte njohur e para nga SHBA, ka nje ambasade te sajen ne SHBA. Prandaj ne mbrojtje te Kosoves, kunder ideve te Trumpit, te paret duhej te flisnin shtetaret e Kosoves, ambasada e Kosoves ne SHBA. Por ata nuk u ndjene. Perse? E perse kryeministri yne perseri doli para shtetareve kosovare? A mund t’i pergjigjesh kesaj pyetje, o Mero? Sikur me dy rreshta.

  39. Servet says:

    E habitshme por e vertete qe ne kete gazete Elkhorn te shkruajne dhe komentojne vetem te majtet qe nuk dine gje tjeter vetem te ofendojne ata qe jane kunder tyre dhe te mbeshtesin njeri tjetrin edhe kur shkruan budallalleqe ose me nje fjalor prej rrugaci

  40. Vjosa says:

    Vlera e kesaj gazete qendron tek komentuesit. Pas cdo k/artikulli ose artikulli interesant, vine si lume opinionet e komentuesve. Personalisht, shume here mjaftohem vetem me leximin e titullit ose emrin e gazetarit dhe me mjafon te imagjinoj c’ llum ka brenda, ndersa KOMENTUESIT me kenaqin me nivelin e arsyetimit e sidomos me HUMORIN e shkelqyer.
    Mjafton te lexosh SKYPION dhe kupton 100, 1000, 100 000 here me shume e me shpejt se artikulli.Po keshtu,vlejne komentet e “Mentari, Albana, Leonard, rako ferra, TIPI etj ,etj.

  41. Vjosa says:

    c;te keqe ka tek komenti im qe e censuron ti Mero….

  42. MALI QE S'BEZAN says:

    Zoti Mero eshte hera e pare qe me me keni bllokuar nje koment qe e kam derguar para 12 oresh (ndoshta dhe jane filtra).
    ..
    E shikoj qe jeni trishtuar shume nga humbja e Clintonit por me thene te drejten ne politiken amerikane per cerekshekulli nuk ka asnje dallim te republikaneve apo demokrateve ne lidhje me super krimet e berishes
    .
    Dihet qe praktikisht shqiperia e humbi sovranitetin kur ne fushatne elektorale te shkurtit 1992 mori pjese ambasadori Rajerson.
    Dihet qe me burgosjen si BIN LADENI te Faton Nanos ne 1993 per 10 kavanoze receli dhe dekorimin yll ne ngjitje te kriminelit Lul basha qe vrau ne 21 janar dhe vodhi gjysem miljadi dollare ne rrugen e kombit…kuptohet lehte se politiken ne shqiperi luhet nga jashte..nga grupi interesi te huaja miq/armiq.
    ..
    Shperthimi i ketyre dy diteve te dyshes kriminale bash-berisha na kujton invazionin serbo-grek te 1991 me lobet e tyre antishqiptare ne amerike qe jane zgjuar..ne votimet efundit.

    E rendesishme eshte qe shqiptaret nuk kane cfere te humbasin me kushdo Tramp te vije ne Amerike.
    .
    Vetm nje gje eshte ne dore te shqiptarve sot:
    Te themi te verteten pabesueshmerisht te dhimbeshme:
    JEMI NJE KTHYER NE SHPREHJE GJEOGRAFIKE….NE TERRITOR I NATOS…NJE SICILI E VITEVE 60-70…KU KY TERRITOR QEVERISET NGA DEZHURNI I RADHES I RRUGES ELBASANIT QE HAPUR FARE KANE SALI QENIN SI KUISLING TE TYRE.
    Njihuni me ekipin e futbollit qe ka “dribluar” berishorri me lejen e Wisnerave,podestvae dhe elezbiberit qe eshte sali berisha amerikes

    1 -Chris Hill
    2 -William Ryerson
    3 -Joseph E. Lake
    4 -Marisa R. Lino
    5 -James Pardew
    6 -Joseph Limprecht
    7 -James F. Jeffrey
    8 -Marcie Berman Ries
    9 -John L. Withers II
    10-Alexander Arvizu
    11-Donald Lu

    Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër. Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane. Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria

    -Në mars 1997,

    -E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997, dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997,

    – E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.

    – E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.

    – E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.

    – E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit

    -. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.

    -E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit.

    – E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

    Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha do jetë përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës.

    Cili është shpjegimi për këtë paradoks? I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni. Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha. Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me Berishën, duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë triumfues EDHE PSE KRIMINEL

    . Madje për disa nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si Lino, Limprecht, Withers,Arvizu mund të thuhet se Berisha ka qenë një ambasadorofag (ambasadorngrënës) në raport me ta.

    A do të jetë Donald Lu ambasadori amerikan që do ta nxjerrë në pension si politikan Berishën, ose e thënë ndryshe a do të jetë Donald Lu Berishofagu politik?

    Nuk besohet..sepse ne ambasada ka dy shtylla kryesore: dipllomacia dhe sherbimet inteligjente..dhe kjo e fundit dikton qe SERBerisha te kaloje 11 ambasdore amerikane qe shume prej te cileve i ka shkelur me kembe
    …………….
    Ne shqiperi sot eshte e qarte se:
    OSE DUHET TI JAPIM NJE DEKORATE SALI MONSTRES QE ” MPOSHTI” AMERIKEN PER CEREK SHEKULLI….OSE NA KTHENI LAPIDARIN E ENVERIT QE ESHTE KTHYER NE LEGJENDE

  43. Kaso says:

    nga nje vezhgim i shkurter mund te konkludosh qe kryefjala e strategjise (se deshtuar)te opozites ndaj qasjes me popullin dhe faktorin nderkombetar ka qene nje dhe vetem nje: “alienimi”…alienim i qeverise ndaj popullit…alienim i qeverise ndaj faktorit nderkombetar…alienim i Rames (dhe te majtes ne pergjithesi)ndaj Trumpit…por nuk kane arritur te kuptojne qe kjo rruge (prej te paafti) ka prodhuar vetem nje rezultat…ka alienuar vete opoziten deri ne pozita ekstreme sa te kerkoje bllokimin e celjes se negociatave dhe te tjera si keto…ne vend qe te prodhonte rezultatet e deshiruara kjo “strategji” ka dhene efekte te kunderta dhe ne fakt i ka afruar me shume palet e interesuara…sepse si te huajt ashtu edhe populli nuk jane aq pak te zgjuar sa te mos kuptojne tendencen manipulative ne kete rast(qofte edhe instinktivisht)…dhe dikush qe te manipulon kur eshte me i dobet (pa pushtet)imagjino cfare mund te te beje kur te ka nen pushtet…prandaj e ftoj te majten shqiptare qe te mos bjere viktime e kesaj vale “alienimi” dhe te mos ta shikojne presidentin Trump si fatkeqesine e tyre personale ose politike por ne ndryshim nga opozita te perpunojne strategji afrimi dhe perafrimi…alienimi eshte i destinuar te deshtoje…ka ikur koha e buletinit informativ te mengjesit…e verteta eshte ne pellembe te dores (smartphone)dhe e aksesueshme ne disa sekonda…

  44. intelektuali says:

    SA I KE GEZUAR ENVERISTET ME KETE EDITORIALE totalisht BOLSHEVIKE O MERO GAZETARI!

    por:

    Je ne gabim ne te gjitha pikat e shkrimit sepse i mungon llogjika e ftohte pragmatise:

    – Fjalen TRAP duhet ta heqesh nga fjalori i gazetarise serioze nese kerkon te behesh i besueshem ne popull
    – Presidenti Trump mund te mos ta dije se ku gjendet Shqypnia ne harten e Botes, por kur te vije puna te hedhe syte nga Ballkani, do te gjendet nje nga keshilltaret e tij qe t’i kujtoje se ne Ballkan gjendet nje Kryeminister KAQOL qe eshte vetshpallur “partizan”, ka fyer dhe denigruar gjysemn e popullit te tij si “ballista pulangrenes” pasi kane qene masakruar per 70 vjet me radhe nga regjimet komuniste dhe kete gjuhe te halabakut bolshevik e ka perdorur si nje TEVEQEL edhe per kandidatin per President te SHBA pa ja kerkuar askush zyrtarisht. Ky keshilltar mesiguri nuk ka per t’i sqaruar Presidentit amerikan se kusht eshte Sali Varkari i Enverit apo Lul Parashytisti albanezi, por ka per t’i raportuar se ambasadori amerikan ne Tirane, adashi Donald Lu, nuk ka vepruar dhe nuk ka reaguar fare lidhur me fyerjet dhe ofezat ne adrese te tij nga Kryeministri albanez Edi Rama dhe eshte e sigurt se atehere reagimi i Trumpit nuk do te vonoje.
    – Gezohen apo nuk gezohen shqyptaret per Trumpin President kjo gje nuk i intereson kujt ne Bote, por dihet se amerikanet e kane bere zgjedhjen e tyre dhe i kane thene JO! kategorike familjes se korruptuar Clinton dhe fondacionit akoma me te korruptuar Geroge Soros qe nuk kane punuar asnje dite ne biznesin privat, por kane vjedhur me te dy duart fonde nga buxheti federal i SHBA.

    prandaj:

    Beju me pak modest dhe me pak agresiv per nje vend qe nuk e njeh fare.

    1. ai says:

      o intelektual trapi me nder me thene

      shesheli ..serberisha dhe ti pinjoll i tradhetarit esat pasha keni kaluar ne orgazem me keto votimet e fundit ne amerike.

      ti mor kamaelon harrove qe shaje kondelaza orizin dhe xhorxh bushin per gerdecin dhe ke thene fjale te ndyra qe ja ke kaluar dhe enverit duke share ameriken.

      jo vetem kaq por ti ke nje semundje mentale sa dhe antifashisten Marlen Dietrich e bere naziste qe tregon cfare monstre je:

      ja cfare thoshte ku intelektual trapi

      Intelektuali :

      “Valsi i Lumturise” ishte terrori enverist per antikomunistet ne Shqypni dhe ishte njesoj si kenga e Hitlerit “Detuschland uber alles” qe kendonte kengetarja fashiste Marlen Dietrich per ushtrine fanatike gjermane gjate Luftes se Dyte Boterore. Per ironi te fatit Vace Zela e kendoi kengen e saj famoze ne kohe paqe per afro 50 vjet me radhe.

      boll o nastradin trapi extra large…

      1. tomi says:

        Po turp nuk ke apo je thjesht injorant dhe fare i paditur? Po si more gjytyrym e konsideron Marlen Dietrich fashiste? Nje anti-naziste qe me mundesite e saj e luftoi Hitlerin dhe nazizmin madje edhe duke mbledhur kontribute per ushtrine amerikane. Yyyyyt shpifes injorant. Marlene vertet e ka kenduar Lili Marlen qe eshte vecse nje kenge dashurie, por jo per nazistet por per trupat aleate anglo-amerikane. Po me ke flas dhe une.

  45. Emigranti SHBA says:

    Skupjon Leshi, nje bravo te forte per kryeministrin Rama, per kurajon dhe guximin qe ka, per tja thene te vertetat ne sy, Trampit, per gafat e pafalshme qe beri ndaje Kosoves, Emigranteve, myslimaneve. dhe qendrimit ndaje problemeve nderkombetare, sidomose , lidhjen me Rusine, shikimin e mardhenjeve me Kinen dhe budallalliqe te tjera. Erendesishme eshte qe te reflektoi dhe te jete ne unison me kongresin, senatin dhe te majten Amerikane, sice edhe e pame ne urimin e H. Klintonit, dhe takimin e me presidentin aktual Obama. Te turpeshme dhe antishqiptare mbeten qendrimet e Sali Berishes, Lulezim Bashes , te disa lakenjeve e cakenjeve sevila, ku beni pjese dhe ju. skupjon, ndaje rreformave themelore qe cdo dite hithni gure e drure, te mose miratohen e zbatohen. Kryeministri Rama, jo vetem qe sote mbrin ne SHBA, pore edhe gjate presidences se Trampit, dote parashikohet vizite zyrtare, ashtu si ajo e Zonjes Merkel, diten e shenuar te pamvaresise. Mardhenjet shume te mira qe ekzistojne dote te konsolidohen akoma me teper ne te ardhmen, sepse edhe zgjedhjet e 2017 dote fitohen nga kualicjoni i majte dhe nga shumica e qytetareve, qe po shikojne se kushe po ben shtet dhe ritje te mirqenjes, sote dhe ne te ardhmen. Vleresimet e qe i beri qeverise PE, KE, ne masen 90 perqind mire, punes se qeverise Rama, jane treguaes per nje shtet ligjore dhe prosperitet te shqiptareve, drejte BE.

  46. Emigranti says:

    I nderuar Mero penen e ke bere pushke ose me mire top ,gjithnje precis ,orjentus dhe shpartallus komplimenti.Ka shume palo politikane qe kritikat e Edi Rames ndaj presidentit te porsa zgjedhur ne mbrojtje te Shqiperise ,Kosoves ,myslymaneve,emidranteve i duheshin bere edhe sepse ishte kandidat.Kritika Trampit kandidat i jane bere edhe nga Hilari,Obama,Merkel,Olon etj ku eshte e keqja ketu?!!! Edhe kur e fitoi garen te gjithe e uruan dhe do ta mbeshtetin .Poashtu presidenti Tramp tha se here pas here do te kerkoje te kosultohet si me Obamen edhe me Hilarin kjo eshte ajo qe dallon demokracine Amerikane me tonen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje