Kandidati i ekstremit të djathtë për president të Austrisë, Norbert Hofer, tha se do të kërkonte referendum për anëtarësinë në Bashkimin Evropian, nëse ky i fundit bëhet më i centralizuar pas daljes së Britanisë së Madhe.
“Nëse përgjigjja pas daljes së Britanisë është centalizimi i BE-së, ku parlamentet kombëtare janë të pafuqishme, do të duhet të mbajmë referendum në Austri”, tha Hoffer.
Ai po ashtu tha se në referendum do ta çonte edhe ndonjë vendim i ardhshëm për të pranuar Turqinë në BE.
Hoffer i tha BBC-së se blloku është i rëndësishëm për Austrinë, por se “do një BE më të mirë”.
Balotazhi presidencial në Austri do të mbahet më 4 dhjetor.
Nëse Hofer fiton, ai do të bëhet kryetari i parë djathtist i një shteti të BE-së.
Rivali i tij i pavarur, Alexander Van der Bellen, i ka fituar zgjedhjet në maj, por rezultati është përmbysur nga gjykata pas një ankese nga kampi i Hoferit.
HOFER ,DEKLAROI ARSYET PERSE NUK ESHTE DAKORT
PER TURQINE , PASI TURQIA ESHTE NJE SHTET ME POPULLSI TE MADHE DHE HAPJA E KUFIJVE PER TE, ESHTE E PAPERBALLUESHME PER EUROPEN .
MEGJITHESE HOFER ESHTE PER DALJEN E AUSTRISE NGA BE ,POR KETE NUK E SHPREHU , E KA LENE PER TA REALIZUAR ,NQS FITON ZGJEDHJET .
PS. ME 4 DHJETOR FITON ALEKSANDER VAN DER BELLEN !!!!