Artan Lame ka reaguar pas publikimit të një dokumenti nga historiani Kastriot Dervishi, që sipas tij tregonte për përfshirjen e Nexhmije Hoxhës, në rininë e saj, në Partinë Fashiste.
Lame shprehet se dokumentin e gjykon origjinal, por pikërisht aty tregohet se bashkëshortja e Enver Hoxhës nuk ka qenë anëtare e Partisë Fashiste, por pjesë e Rinisë Fashiste Shqiptare, që sipas tij ishte detyrë për të gjithë të rinjtë e kohës.
Ja çfarë thotë Artan Lame, për Newsbomb:
Meqë marr vesh nga letrat e vjetra po them dhe unë dy fjalë per punen e Nexhmies fashiste, me frikën mos të konsiderohem komunist, apo nexhmist.
1. Dokumentin që ka publikuar Kastriot Dervishi (qe e kam mik dhe nuk shkruan brockulla) e gjykoj origjinal, se kam lexuar edhe shumë komente se është false.
2. Në atë dokument, Nexhmije Xhunglini nuk del e regjistruar në Partinë fashiste, por në Rininë Fashiste Shqiptare. Kjo organizatë ishte bijë e Partisë Fashiste, ashtu sikurse ishte organizata e gruas e kështu me radhe. Të gjitha këto organizata janë identike me ato të epokës komuniste, ku Partia Komuniste kishte bijat e saj, Organizatën e Pionereëve, atë të Rinisë , të Gruas, etj. Prova e njëmijtë kjo, qe ekstremet puqen dhe diktaturat pavarësisht nga ngjyrat, janë njësoj.
3. I kthehemi dhe njëherë dokumentit. Dokumentat zyrtare në periudhën italiane ishin dy gjuhëshe, shqip dhe italisht, sic është edhe dokumenti në fjalë. Aty thuhet qartë që personi në fjalë është “regjistruar në komandën e R.L.SH“, pra Rinia e Liktorit Shqiptar, term që gjendet edhe në pjesën italishte të intestacionit, ku thuhet “Comando della G.L.A.“ (Gioventu del Littorio Albanese). Pra përfundimisht, dokumenti thjesht dëshmon që personi ka qenë anëtar i Rinisë Fashiste ku bënin pjesë praktikisht të gjithë të rinjtë e kohës, ashtu si anëtarë të rinisë komuniste kemi qenë të gjithë, perfshire edhe une e Kastrioti. Por, kjo nuk na ben anetare te Partise Komuniste, e cila ishte histori tjeter. Ndaj, edhe te qenet ne Rinine Fashiste, nuk e ben Nexhmien anetare te Partise Fashiste.
4. Të shkojmë te data e dokumentit: dokumenti thotë në text “viti XIX”. Viti XIX i erës fashiste mbaron në tetor 1941. Pra zor që të jetë data 10 nëntor 1941, kur viti fashist kishte përfunduar. Megjithatë në këtë pikë shprehem me pak dyshime, sepse duhet të kem akses në dokumentin origjinal per te saktesuar vulen datare..
5. Dokumenti nuk vjen nga një korrespondence zyrtare, por si kërkesë personale e të interesuarës pranë institucionit. Dëshmon për këtë fakti që nuk ka numër protokolli, nuk ka referenca dhe lëndë dhe është thjesht me intestimin “vërtetim”. Kjo shpjegon faktin se pse dokumenti është gjetur te letrat e Enver Hoxhës. Pra të interesuarës i është dashur për ndonjë arsye ky vërtetim dhe e ka marrë nga institucioni.
Për cfarë mund ti jetë dashur? Eshtë e pafundme lista e halleve për të cilat duheshin këto lloj vërtetimesh, Ashtu sikundër të tilla vërtetime na duheshin në kohën e Partisë së Punës. Ose edhe sot… Duhej për të marrë triskën e ushqimit, mund të jetë dashur për regjistrimin në shkollë, duhej për të marrë veshjen…, e kush e di për cfarë arsye tjetër të kësaj natyre.
Fundi i historise:
Eshtë dokument shumë interesat, qoftë nga pikëpamja historike, qoftë si dokument koleksionimi. Por gjithë emocionet që shpërthyen nga publikimi në rrjetet sociale të këtij dokumenti, duhet të shkojnë dëm, thjesht se nga ky dokument nuk dëshmohet se Nexhmija ka qenë anëtare e Partisë Fashiste.
Kjo nuk e bën ate as më të mirë dhe as më të keqe, por shërben për të na stërkujtuar që historia është shkencë dhe, si cdo shkencë, nuk bëhet me emocione folklorike.
Nexhmija dhe cdo komunist e ilegal ne kohe te luftes paiseshin me doumenta qe tregonin se ishin pjes te asaj ose kesaj organizate.Keto mund te ishin fals ose aq me mir te vertete. te vertet i vlenin me shume mbajtesit.
Po mor palle, po Enveri pse e ka ruajtur?
Ku jane ju “patriotet tane” qe bete luften “kunder” okupatorit, LANC-in? Hapni syte maskarenj, ja cfare lufte keni bere ,
Plehra te poshter, dhe nuk eshte vetem Nexhmija, po Omer Nishani, presidenti i pare i Komunizmit,
Me vule te njome ne Shpatull si anetar i partise fashiste(si ato qe u vendosen kafsheve per matrikull) .
Ky fakt eshte perdorur nga greket kunder Shqiperise per t’a klasifikuar Shqiperine ne bllokun Fashist!
Lexojeni “patriote te medhenj”, mesoni te verteten dhe mbyllni gojen Plehra!
Po mor palle, po Enveri pse e ka ruajtur?
Ku jane ju “patriotet tane” qe bete luften “kunder” okupatorit, LANC-in? Hapni syte maskarenj, ja cfare lufte keni bere ,
Plehra te poshter, dhe nuk eshte vetem Nexhmija, po Omer Nishani, presidenti i pare i Komunizmit,
Me vule te njome ne Shpatull si anetar i partise fashiste(si ato qe u vendosen kafsheve per matrikull) .
Ky fakt eshte perdorur nga greket kunder Shqiperise per t’a klasifikuar Shqiperine ne bllokun Fashist!
Lexojeni “patriote te medhenj”, mesoni te verteten dhe mbyllni gojen Plehra!!!!
Sigurisht qe kjo komuniste nuk ishte fashiste, sepse komunist eshte 1 miliard here me i keq se fashist.
Veterinari…shumë pohim me mend.
Shëndet
Artan, te besoj dhe kam respekt, po ashtu mund te jete me e mundeshme ajo qe thoni ju, por kam nje vrejtje se kjo nuk me intereson shume: perse thua emocione folklorike? Keto vite te demokracise jane fute shume fjale dhe shprehje qe u kane ndryshuar kuptimin e vertete ne shqipen qe perdorin sidomos politikanet. Me ben pershtypje kur thone :kjo eshte politike dhe nenkuptojne politiken si kurve e keqe se ka dhe te mira, kur politika eshte shkence dhe jo version i bajatisur si pretendojne; tjeter, thone p sh keto qe thote Edi Rama jane folklorike, kur folklori eshte nje nga shkencat me popullore dhe me domethenset qe nuk e zevendeson dot me asnje shkence tjeter. Folklori eshte te shprehurit me muzike diçka pa perdorur vegla muzikore per zerin e mrekullueshem dhe te pelqyshem te njerzeve. Kam edhe te tjera si keto, por rasti e pruri qe lexova me larte. Dhe me duket se keto lloj bastardimesh do te sjellin efekt negativ tek brezat per gjuhen dhe kuptimin e saj (keqkuptimin). Pyetja ime eshte: perse i deformoni kuptimin gjerave me te mira qe ka kjo bote perveç ushqimit dhe veshjes; folklorit dhe politikes, njera kenaq shpirtin dhe tjetra rregullon jeten? Do te kisha deshire te me pergjigjeshit, por jo te me kundershtonit me argumenta qe do ti quaja te pa vlefshme sado te mundoheshit. Te faleminderit.
U be lemsh puna s’po marrin vesh andej thoni ka qene fashiste kendej thoni s’ka qene
Keshtu si Artan Lame shfaqson Nexhmien shfaqsohet dhe Sali Berisha….
Po,r per dokumenta te tille kush e di sa vjet burg e internime ka pasur ai vend. Se vrasjet e krimet ja leme ti justifikoj e perkrahi Lamja.
Z. Kac Dervishi ben mire te sjelle edhe dokumentin ku Nexhmija u denua me vdekje prej fashisteve.
Jane perdore te gjitha menyrat per luften.
Nje njeri i aferm imi me ka thene se gjate luftes
me dekumenta fallso e ka nxjerr Nexhmije Hoxhen nga Tirana per ne Kerrabe.
Peroni tashme ka vdekur por ka qene ne levizjen Nacional Clirimtare.
Ka dekumenta.
Artan Lame ka shume te drejte ne ato qe shkruan. E vetmja gje qe ka lene pa sqaruar eshte, se pervec Nexhmije Xhuglinit, ne “Rinine e Liktorit Shqiptar” (Gioventu del Littorio Albanese) mendohet te kete qene i inkuadruar dhe fashisti ekstremist Ramiz Alia.
Hapja fije per fije e dosjeve te mbetura do nxjerrin ne drite mjaft enigma. Prisni prisni se s’keni par gje akoma!
Ku jane keta “patriotet tane” qe bene luften kunder okupatorit, LANC-in? Hapni syte maskarenj, ja cfare lufte keni bere ,
Plehra te poshter, dhe nuk eshte vetem nexhmija, po Omer Nishani, presidenti i pare i Komunizmit,
Me vule te njome ne Shpatull si anetar i partise fashiste(si ato qe u vendosen kafsheve per matrikull) .
Ky fakt eshte perdorur nga greket kunder Shqiperise per t’a klasifikuar Shqiperine ne bllokun Fashist!
Lexojeni “patriote te medhenj”, mesoni te verteten dhe mbyllni gojen Plehra!
Po mor palle, po Enveri pse e ka ruajtur?
Ku jane ju “patriotet tane” qe bete luften “kunder” okupatorit, LANC-in? Hapni syte maskarenj, ja cfare lufte keni bere ,
Plehra te poshter, dhe nuk eshte vetem Nexhmija, po Omer Nishani, presidenti i pare i Komunizmit,
Me vule te njome ne Shpatull si anetar i partise fashiste(si ato qe u vendosen kafsheve per matrikull) .
Ky fakt eshte perdorur nga greket kunder Shqiperise per t’a klasifikuar Shqiperine ne bllokun Fashist!
Lexojeni “patriote te medhenj”, mesoni te verteten dhe mbyllni gojen Plehra!!!!!!!!!
edhe une kam nje dokument origjinal qe jam grek!!! edhe?
Kjo eshte rasti me tipik kur njeriu kthehet ne moster.
Pleherat e djeshem dhe keta te sotem qe duan te mbulojne m… me sh….Kjo ka qene lufta e clrimtareve, ky ka qene clirimi. Ketu nis vetem varrim i Shqiperise .
Nuk e di pse ben gjithe ato hamendesime autori per te gjetur se per çfare i eshte dashur Nexhmijes ky dokument. Pse nuk e pyet direkt Nexhmijen? Ajo eshte gjalle, me shume mend ne koke, jep intervista etj.
..une kuptoj se Enver Hoxha nuk ka lejuar te preket asnje dokument..edhe kur e prekte ate personalisht..
Kyr e ka bere kete shkrim lajkatar ky Lamja mo ??? Para se të behej drejtor aluizni apo atehete kur i hante bytha per tu bere kryetar bashkie ? O Lame , kaq ka planifikuar Nexhi per ty . Ruaju se po te shkarkon k/ministri . La fiesta del chivo goes on …