Kërcënon për akte terroriste, në hetim i dënuari në burgun e Fushë Krujës

26 Nëntor 2016, 16:04Kronika TEMA

Një i dënuar i burgut të Fushë Krujës është objekt hetimi i drejtorisë së Antiterrorit, pasi dyshohet se ka kërcënuar të bëjë akte terroriste.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, pas monitorimit të bërë nga kjo drejtori për Naim Beharin (Nikolas Kostandinos), i cili aktualisht është i dënuar në burgun e Fushë Krujës, i janë referuar materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në veprën penale “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, raporton TCH.

Behari vuan një dënim për vrasje dhe ka kërcënuar nga telefoni i burgut se do të kryente akte terroriste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje