Enver Bytyci, publicist dhe opinionist, në një postim në faqen e tij në Facebook, ka kujtuar një moment te jetës së tij kur atë e kishte arrestuar SHIK-u në mes të Tiranës, ngjarje kjo e ndodhur me 23 nëntor të vitit 2000.
“Si sot 16 vjet më parë, me 23 nëntor 2000 ora 10.00, njerëzit e shefit të shërbimit sekret Fatos Klosit më morën peng në mes të Tiranës.
Dy furistrada me 4 persona e me targa bullgare më ndaluan te busti i Osman Kazazit dhe me pistoletë te koka, në prezencë të gruas time, më futën me forcë në njërën makinë dhe më mbajtën disa orë nën tortura në bodrumet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.
Aso kohe pengmarrësit, ndër ta një drejtor i SHIK-ut, janë denoncuar me emra, por askush nuk mbajti përgjegjësi.
Shkaku i kësaj pengmarrjeje shoqëruar me goditje e torturë ishte denoncimi në revistën KOHA të politikave të qeverisë.
Ndërkohë një drejtor tjetër i Fatos Klosit, P. V, shoqëruar me njerëz të hurit e litarit, vinte thuajse çdo dy javë, kur botohej revista dhe bënte presion disa orësh për shkrimet e botuara.
Kohë të çuditshme, por që nuk harrohen”, ka shkruar në faqen e tij në Facebook Enver Bytyci.
Enver Bytyçi eshte nje gomar nuk e di kush i jep grade profesor e doktor nhe hajvani si ky?!
Me siguri zotrote ngateron me dashje edhe kohen kur ka ndodhur, dhe vendin ku te kane torturuar, kjo eshte bindja ime nga llagapi yt. Shiko mos ke pare ndoje filem dhe tani kerkon te shkruash ndonje skenar, per funderine sali qenef derr- ishen. Pallati i sportit shume shume hangare ka qene, por qe te kete bodrume poshte tij, une tani po e degjoje.