Transvestiti “Anxhela" tenton të digjet para Kuvendit: Doja të sensibilizoja politikën për transvestitët!

24 Nëntor 2016, 18:00Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka ndaluar sot një akt vetëflijimi në rrugën “George W. Bush” dhe konkretisht në sheshpushimin e hyrjes së Kuvendit të Republikës së Shqiperisë, ku shtetasi: F. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar që të vrasë veten.

Bëhet fjalë për për transvestitin Fatjon Hoxha, e njohur ndryshe në kryeqytet si “Anxhela”. Nuk dihen arsyet se 32 vjecari do të merrte këtë akt ekstrem por mbetet për t’u zbardhur.

“Rreth orës 14:00, shtetasi F. H. ka qëndruar i vetëm, në sheshpushimin para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe me vete mbante një shishe plastike e dyshuar me lëndë djegëse benzinë, me të cilën ka sperkatur të gjithë trupin. Më pas nxorri çakmakun për ti vendosur flakën vetes”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Pas shoqerimit ne policiai ka deklaruar se ishte hera e katert qe ai po perpiqej te sensibilizonte poltiken shqiptare per transvesitet.

2 komente në “Transvestiti “Anxhela” tenton të digjet para Kuvendit: Doja të sensibilizoja politikën për transvestitët!”

  1. says:

    Është me origjinë Arabe

  2. Cudia says:

    Si ka mundesi, se Mesila thote qe Shqiperia eshte nje parajse per LGBT. C’ta kete shtyre valle Anxhelen qe te tentoje veteflijimin ne nje shoqeri kaq pranuese sa Shqiperia ku ndalohet dhe denohet rreptesisht diskriminimi? Ja se na e thote raporti i rradhes i BE mbi te drejtat e njeriut ne vend se si eshte puna. Do na e rekomandojne valle hapjen e negociatave kete rradhe? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje