Mungesa e kaskave mbrojtëse u mori jetën dy të rinjve, që u përplasën me motor mbrëmjen e së hënës pranë Ambasadës Ruse në Tiranë. Përplasja e kokës në asfalt ka qenë fatale për këngëtarin Ergi Dini dhe mikun e tij që drejtonte motorin, Kejdi Halili. Ata kanë ndërruar jetë 30 minuta pasi ndodhi aksidenti, teksa u jepej ndihma e parë në Spitalin e Traumës.
Ekspertët e Policisë Rrugore kanë kryer të gjitha veprimet në vendngjarje, ku është konstatuar se shkak i aksidentit ka qenë një manovër e gabuar e drejtuesit, 21-vjeçarit Kejdi Halili, raporton Panorama.
Kamerat e sigurisë kanë zbardhur të gjithë lëvizjen e dy të rinjve me motor dhe momentin e përplasjes. Ka qenë një tentativë për ta ngritur në gomë të parë motorin, ajo që ka sjellë rrëshqitjen e gomës së pasme dhe më pas përplasjen. Policia thotë se shpejtësia e mjetit ka qenë normale, dhe 21-vjeçari Halili ishte i pajisur prej tri vitesh me leje drejtimi për motor dhe makina.
Përplasja fatale ka ndodhur në orën 21:20, ndërsa 30 minuta më vonë, në orën 21:50, është raportuar vdekja e dy të rinjve në Spitalin e Traumës.
Tani le te kendojne ne p… te somes. Shoqeri e pjerdhur. I mban per inteligjente “yjet” qe krijoi armagedoni me emrin “demokraci” keto 25 vjet. Kur njeriu nuk di te ruaje edhe bythen e vet, tregon se e ka IQ me te vogel se te majmunit.