10 urdhëra mbrojtjeje nga gjykata dhe ish-vjehrra e kërcënon me thikë në prani të forcave të policisë.
Ky është tmerri që jeton çdo ditë Ermira nga Shijaku së bashku me tre fëmijët e saj të mitur.
Gjykata lëshon urdhër mbrojtjeje për të, por asnjëherë nuk urdhëron strehimin e saj në një qendër për gratë e dhunuara.
Fiks Fare tregoi sot me pamje sesi vjehrra e kërcënon me thikë këtë grua në banesën e saj në prani të forcave të policisë, në sy të fëmijëve të mitur të cilët qajnë të frikësuar për fatin e mamas së tyre.
Pas 9 urdhëra mbrojtje që mori kundrejt bashkëshortit të saj që aktualisht është në burg me akuzën dhunë e përsëritur në familje.
Urdhërin e 10 Ermira e mori kundrejt vjehrrës me të cilën banon në të njëjtin pallat. Ky urdhër mbrojtje mbaron më datë 22 nëntor , ndërkohë që një ditë para, në datën 21 nëntor, vjehrra e kërcënon me nje thikë në dorë në sy të policisë dhe fëmijëve. Edhe pse të pranishëm 2 efektivë të policisë së Shijakut, gruaja nuk heziton të kërcënojë dhe fyej Ermirën.
Kërcënimet nuk ndalen me kaq, edhe pse pas qelive të burgut, burri i Ermirës e ka gjetur mënyrën për ta kërcënuar sërisht. Ermira kërkon vëtëm një strehim, për t’u larguar njëherë e mirë nga banesa ku është komshie me vjehrrën dhe e detyruar ta ndaj atë me burrin në lirimin e tij. Në të kunërt shprehet ajo jo vetëm jeta e saj është në rrezik, por edhe e fëmijëve të mitur.
Shtet muti my yni! Del tjetra me thike kercenon dhe tmerron kalamajt dhe policia nuk i ve hekurat!!!!! O te qifsha samir tahirin ne byth! Legena! Hekurat moj asaj bushtres vjehre dhe te marrin vesh edhe te tjeret se cfare i pret! Nese doni shtet nese nuk doni hani nje mut te gjithe dhe ndonje thike pse jo!