Shifrat në 23 vjet/ Aksidentet rrugore vrasin më shumë se Enver Hoxha!

22 Nëntor 2016, 14:49Kronika TEMA

Aksidentet rrugore në Shqipëri, mbeten vrasësi më i madh që çdo vit u merr jetën të paktën 250 personave. Cilado qoftë partia politike në pushtet, kjo shifër nuk ka zbritur asnjëherë, por në rastin më të keq është rritur duke kaluar 300 viktima.

Jo më larg se mbrëmjen e djeshme, dy të rinj humbën jetën në zemrën e Tiranës, duke tronditur opinionin publik, dhe rikthyer edhe një herë në vëmendje aksidentet. Por edhe Ministria e Brendshme, më 20 Nëntor, në ditën ndërkombëtare të aksidenteve rrugore, shpalosi një fushatë sensibilizimi për drejtuesit e automjeteve.

Megjithatë nuk është momenti për të drejtuar gishtin e fajit, sepse në situata të caktuara, dhe në rrethanat e aksidentit, fajtor është kushdo nga ne, i veshur ose jo me pushtet, me ndërgjegje të plotë ose jo.

Por në një bilanc të përgjithshëm, dhe mbi të gjitha modest, dhe jo si individë profesionistë të kësaj fushe, shifrat janë të frikshme. Numri i viktimave është aq i lartë, sa edhe Enver Hoxha do ta kishte zili.

Pikërisht ish-diktatori, i njohur botërisht për vrasjet masive politike ose jo, për persekutimet, internimet dhe torturat, nuk ka arritur ta kapë këtë shifër monstruoze të vdekjeve, edhe pse drejtoi vendin për plot 45 vjet. Redaksia e Lexo.al, përmes burimeve në Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Transportit, si dhe të dhënat e publikuara nga INSTAT në lidhje me numrin e viktimave, në 23 vitet e fundit, ka bërë një bilanc të përgjithshëm të personave që janë ndarë nga jeta në aksidente rrugore.

Kështu, mbi bazën e të dhënave dhe studimeve të kryera, diktatori famëkeq Hoxha, ka pushkatuar, torturuar për vdekje në burgje plot 6482 persona. Këto të dhëna janë publikuar nga “Qendra Shqiptare e Rehabilitimit dhe Torturës”, referuar edhe revistës së ish-të përndjekurve politikë “Liria”. Kjo e fundit publikonte në çdo numër të saj numrin e personave të vrarë nga Hoxha, aq sa shifra arriti në mijëra.

Por rezulton se aksidentet rrugore, të jenë diktatori i kohëve moderne që po pushkaton, vret dhe torturon shumë më tepër shqiptar. Kështu mbi bazën e të dhënave të siguruara nga burimet, që nga viti i demokracisë 1992 deri më 2015, janë 7473 viktima të aksidenteve rrugore, raporton Lexo.al

Vetëm në 5 vitet e fundit, pra që nga viti 2010 e deri më 2015, janë 1837 persona që kanë humbur jetën në aksidentet rrugore. Këto të dhëna për 5 vitet e fundit janë publike dhe lehtësisht të verifikueshme në faqet zyrtare të Ministrisë së Transportit.

Ndoshta ka ardhur koha që të ndalojmë së bëri raporte e bilance, por të veshim petkun e përgjegjësisë dhe sensibilizimit. Sepse ndonëse rrethanat dhe interesa të caktuara sollën në pushtet diktatorin Hoxha, aksidentet rrugore janë kthyer në vrasësin e heshtur që çdo ditë merr jetë njerëzish.

Sqarim: Lidhur me shifrat e këtij shkrimi, si në çdo bilanc apo raport ka marzh gabimi, por që kurrsesi nuk mund të hidhet poshtë se numri i viktimave në aksidentet rrugore është të paktën i barabartë, ose në rastin më të keq, më i lartë se vrasjet e kryera me urdhër të Enver Hoxhës.

3 komente në “Shifrat në 23 vjet/ Aksidentet rrugore vrasin më shumë se Enver Hoxha!”

  1. capi dhia says:

    Sa mesiper me kujton metoden infantile te diktatures te proletariatit per denocimin e mbreterise Zogolliane. Dhe rezultati: keta burra dhe gra qe ne jemi sot e qe nuk po dime prej 25 vitesh ta ribejme vendin tone. Perfundimi. Filozofia e mut.. prodhon vetem m.. . Filozofia e ndershmerise dhe paanesise sociale prodhon vetem Drejtesi shoqerore – aq shume te deshiruar nga populli, ose, drejtesia eshte karburanti i mirefunksionimit te sistemit politik qeverises. Lexoni shoke lexoni, mendoni shoke mendoni, dhe me mend veproni – kohen dhe rrogen kot mos i coni.

  2. k says:

    NDRYSHIMI ESHTE SE KUSH VDES ME MAKINE ESHTE VIKTIME
    E VETES,RASTESISE OSE FATALITETIT.
    KURSE KUSH VDIQ NGA KRIMINELET E DIKTATURES ISHIN
    KRIME TE PARAMENDUARA NGA NJERZIT KAFSHE SI JU
    QE BENI KRAHASIME TE TILLA MBI VUAJTJET E TJEREVE.

  3. ronny says:

    Me kete koke qe kemi ,, pa qenkemi zhdukur nga aksidentet…….sot isha me makinen time deri ne Liqenin e Shkodres,,,, uk pashe ndonje aksident per fat te mire,, por cfare pashe dhe cfare shoh cdo dite eshte qe te gjithe ne e ngasim makinen sikur te jemi vetem ne ne rruge. Bjeri ti bijme,,, je lemsh i papare,,, kisha njerin mbrapa qe dukej qe donte te me parakalonte,, dhe e dii se kur i thoshte truri i tij i cmendur te bente kete veprim ,, gjithmone kur niste kthesa,,,,sa mendova ku ose ka vene bast sa kthesa do kaloje i gjalle ose ku eshte UFO,,, ehehehe se ne cdo kthese kete bente.
    Nje tjeter ishte ne qefin e tij,, se cfare lezonte ne celuarin e tij se koken e kishte varur poshte dhe makina ikte si varka ne det,,,,nje tjeter ecte me ngadale se normalja dhe frenonte kot se koti,,, dikush me iku si rrakete ne krah te djadhte diku aty nga miloti,,,,si pike plumbi e ekshtu me rradhe,,,

    Cdo dite e me shume me mbushet mendja qe rruget mund te kene problement e tyre ca mire e ca jo mire,, por me shume ne jemi vete vrases sepse akom nuk e kemi kuptuar qe aty ne rruge jemi per ta ndare ate rruge se bashku dhe per arritur gjalle ku jemi nisur,,, jo per te menduar si ja kalova ketij ,,,jo nuk rri dot mbrapa ketij palles,,, jo do ti bie shkurt kundravajtje,, jo do parkoj ne mes te rruges se pashe nje pjeshke qe po kalonte,,, etj etj etj

    Me kete tru qe kemi ne,,, edhe rruget e Gjermanise te kishim,, prape po kaq do ishim vrare,, cfare them edhe une,, do ishim vrare dyfish me shume se do kishim marre zemer per tja futur edhe me kot se tani,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje