Të dënuarit që vuajnë dënimin në burgun e Durrësit janë bërë pjesë e një bashkëbisedimi sensibilizues me nxënës të gjimnazeve të qytetit bregdetar.
Takimi “Rinia në Fokus” është zhvilluar në prani të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, dhe zyrtarëve të tjerë.
Mes të dënuarve ishte edhe Klevis Bitro, dikur zyrtar i lartë në Ministrinë e Punës, sot i burgosur për abuzim me detyrën.
Ai u bëri thirrje të rinjve të mos dorëzohen para vështirësive dhe të zbatojnë ligjin.
“Doja me shumë kënaqësi t’ju thoja që të qëndronit në krah të njëri-tjetrit. Të zgjidhnit mirë shoqërinë tuaj. Pa diskutim të mbaronit shkollat dhe të ndiqni ëndrrat tuaja, dhe të mos i braktisni në asnjë rrethanë edhe në më të vështirat”, tha ai.
ca beni keshte more derdimene, po ky Jleviska eshte kokra e hipokritit, mashtrusit, dallaveraxhiut, servilit me hsefat, prepotentit me vartesit, me nje fjale eshte karakteri me i keq i undeshem, dhe ky do mesoje rinen se cfar te beje, keni lajthitur me duket. shikoni ju qe ka programe te ketij lloji nga danimarka dhe finlanda dhe doni ti beni edhe ne shqiperi, eeeeeeeeeeeee jeni ne binare. ne ato vende njerzit nuk njohin genjeshtren, ky Kleviska juaj qe ju jep mend te rinjve, jo per ate qe eshte brenda se me sa di nga ata qe kane punuar me te eshte nje e njeqinda e atyre qe ka bere por eshte teresisht pa gje fare brenda, sma merr mendja te jete mbushur kaq shume ne burg, nuk ndryshon karakteri i njeriut ne ate moshe harroje.