Manjak dhe "terrorist", luftëtari i dyshuar shqiptar i ISIS "abuzoi me fëmijët e tij"

23 Nëntor 2016, 20:14Kronika TEMA
Manjak dhe "terrorist", luftëtari i dyshuar shqiptar i ISIS

Dyshohet se ka luftuar në Siri me ISIS, por tashmë do të hetohet për pedofili dhe dhunë ndaj të miturve. Një 32-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dy fëmijët e tij dhe mund të përballet me akuza të rënda nga prokuroria.

Ky është Denis Shmilli një kontigjent i njohur për policinë i arrestuar se fundmi për vepra të turpshme me dy fëmijët e tij të mitur dhe dhunë në familje. 32-vjeçari është në listën e shtetasve shqiptarë të kthyer nga luftimet në Siri ku ka dyshime se ka qëndruar gati 4 muaj.

Katër vjet më parë  ai u arrestua nga anti-terrori pasi gjatë një kontrolli ju gjet lëndë plasëse me telekomandë në banesën ku ai jetonte me qera.

Në atë kohë ai u shpall fajtor duke u dënuar nga Gjykata me katër muaj burgim për prodhim dhe mbajtje të armeve luftarake. Gjatë gjykimit u provua se autoritetet ishin njoftuar për municionin e montuar në kasën e derës nga bashkëshortja e tij, e cila për shkak të frikës u largua përkohësisht nga Shqipëria.

I mbajtur nën vëzhgim gjatë këtyre viteve për shkak të prirjeve radikale , kallëzimi i ish-bashkëshortes së tij i ka lënë pa koment autoritetet dhe për këtë arsye është marrë nga psikologët dëshmia e  dy fëmijëve të çiftit të divorcuar, njëri 6 vjeç dhe tjetri 7 vjeç, raporton TCH.

Të dy fëmijët kanë rrëfyer se babai kishte kryer veprime të turpshme gjatë takimit me ta. Ndërkohë që është administruar nga policia edhe një kërcënim përmes Skype në të cilin Denis Shmilli i thotë ish-bashkëshortes do të vras do të zhduk vetëm mos ardhsh në Shqipëri.

Pasi është urdhëruar arrestimi i babait abuzues, policia ka referuar një kërkesë padi për urdhër-mbrojtjeje, ndërkohë që hetimet ndaj tij po zhvillohen për vepra të turpshme, ngacmim seksual dhe dhunë në familje.

4 komente në “Manjak dhe “terrorist”, luftëtari i dyshuar shqiptar i ISIS “abuzoi me fëmijët e tij””

  1. tfgs1 says:

    kyrie Kotzia,kjo eshte rraca sunite e corapekuqit kryeminister…………….hahahahaha!

  2. Iliri says:

    O selcuk ! Ky eshte zakoni i juaj si bastarde te ardhur ne Greqi. Edhe greket e lashte e kishin kete ves .Por jo me ne shqipetaret .Dhija me delen : ta pash i tha dhija deles.

  3. Iliri says:

    O selcuk ! Ky eshte zakoni i juaj si bastarde te ardhur ne Greqi. Edhe greket e lashte e kishin kete ves .Por jo me ne shqipetaret .Dhija me delen : ta pash i tha dhija deles.

  4. mirel says:

    Eshte mesuar me mjekercjapet qe perdhunojne femije dhe nuk Eshte permbajtur dot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje