Sot rreth orës 13:45, ka mbërritur një telefonatë në numrin e emergjencave 112, se në rrugën e “Dibrës”, Tiranë, përballë me ish-shkollën e Bashkuar, është hedhur një shtetase nga lartësia.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr 4 dhe së bashku me urgjencën i kanë dhënë ndihmën e parë.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka bërë të mundur identifikimin e shtetases K. B., 14 vjeçe, e cila është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, duke rënë në tarracën e katit të parë, raporton Shqip. Kjo shtetase ndodhet në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po vazhdon në vendin e ngjarjes për të zbardhur arsyen e këtij veprimi.