Një aksident i rende i rende eshte shenuar ne oret e darkes ne aksin Skele-Ujë i ftohte ne Vlore. Makina BMW X6 me targe AA010AU ka rene ne puseten e hapur dhe per pasoje ka humbur jeten Kristi Panajoti 18 vjec, ndersa eshte plagosur Petro Beja 21 vjec.
Njoftimi i Policise
Rreth orës 23:50, në lagjen “Ujë i ftohtë” ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi. Policia pasi ka shkuar në vendngjarje ka konstatuar se në aksin Ujë i ftohtë – Skelë, automjeti tip “BMVX6” me targë AA 010 AU, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.
Për pasojë kanë marrë dëmtime të rënda drejtuesi i mjetit, shtetasi P.B., 21 vjeç, banues në Vlorë, bashkë me një pasagjer, të cilët u dërguan menjëherë në Spitalin e Vlorës, por rreth orës 00:05, Spitali ka konfirmuar humbjen e jetës së pasagjerit. Policia ka identifikuar viktimën me gjeneralitetet K.P., 17 vjeç, banues në Vlorë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Akoma spaska mbaruar kjo lungo marja e edi rames ……