Grupi i PS ‘rrëzon’ Qeverinë dhe u jep një “dorë” peshkatarëve: Jo akcizës për naftën e peshkimit

1 Dhjetor 2016, 09:07Politika TEMA

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur heqjen e akcizës për naftën që përdor sektori i peshkimit në vend. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, mësohet të ketë kërkuar heqjen e akcizës për naftën që përdor sektori i peshkimit, propozim i ri ky në paketën fiskale për vitin 2017, që shoqëron projektbuxhetin.

Ky propozim i Braçes është mbështetur dhe nga deputetë të tjerë në mbledhjen e djeshme të zhvilluar në mesditë në selinë rozë. Sipas Braçes, vendosja e akcizës për naftën që përdor ky sektor do të dëmtonte industrinë e turizmit dhe sektorin e kulinarisë, për të cilën tregu shqiptar ka krijuar një imazh të mirë për produktet e detit.

Ministri i Financave Ahmetaj e ka justifikuar vendosjen e akcizës me faktin se kishte të dhëna se në këtë sektor po abuzohej me naftën pa akcizë, të cilën peshkatarët po e tregtonin jashtë  peshkimit.

Mësohet se ministri Ahmetaj ka pranuar argumentin e deputetëve të Grupit Parlamentar socialist për të mos shtuar akcizën në këtë produkt për sektorin e peshkimit. Në mbledhjen e djeshme, kreu i Grupit Parlamentar u ka bërë të njohur deputetëve që koha për debatin në parim për projektbuxhetin është dakordësuar me kolegun Paloka në 4 orë për secilën palë.

Por PD­ja ka kërkuar që në këtë kohë të përfshiheshin dhe ndërhyrjet e ministrave. Ky propozim i Palokës nuk është pranuar nga Ruçi, i cili ka kërkuar zbatimin e Rregullores së Kuvendit.

Kreu i Grupit ka kërkuar që në debatin maratonë, të flasin kryetarët e komisioneve parlamentare sipas sektorëve dhe deputeti relatues për çdo komision, ndërsa ministrat do të kenë ndërhyrjet e tyre sa herë që të jetë e nevojshme, për të sqaruar apo për t’iu përgjigjur akuzave të opozitës.

4 komente në “Grupi i PS ‘rrëzon’ Qeverinë dhe u jep një “dorë” peshkatarëve: Jo akcizës për naftën e peshkimit”

  1. kola says:

    Eshte shume okay qe buxheti te diskutohet konstruktivisht ku secili deputet apo politikan te jap kontributin e vet duke e permiresuar edhe me tej pakten fiskale per vitin e ardhshem.

    1. veri says:

      eshte shume thelbesore dhe e domosdoshme rekomandimet dhe kontributi i forcave politike eshte per tu pergezura puna e ketij institucioni sidomos ne perpjekjet per bashkepunimin dhe ndjekjen e shembullit me te mire

  2. fredi says:

    sa i takon akcizes se naftes edhe justifikohet jemi koshient qe ka abuzim te madh me cilsine e kesaj lende apo ngritjes vend e pa vend, te tregtimit si dhe shume abuzime te tjera ne kete sektor, qe ne nje rrethan te caktura ndikojne nfund ne xhepat e gjithscilot prej nesh

  3. tomorr says:

    ju uroj sukses me vjen mire qe po vini cdo gje ne vendin e vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje