Për konspiracionin e madh kundër PD!

1 Dhjetor 2016, 20:36Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Opozita shqiptare më në fund ka krijuar dhe skenarin e një konspiracioni ndërkombëtar për përkthimin e keq të ligjit të “Vetting-ut”, duke sulmuar si zakonisht përfaqësinë e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë. Situata është bërë aq qesharake, sa duket sikur gjithë bota flet shqip dhe anglisht di vetëm Lulzim Basha.

Në gjithë këtë histori konspirative, më shumë se qesharake, zbuluesit e komplotit nuk po u japin përgjigje disa gjërave elementare.

E para që duhet të thonë, është se cila fjali është përkthyer gabim dhe cili është versioni korrekt sipas anglishtes hollandeze të Lulzim Bashës. Kjo është pika “A”, nga ku duhet të nisë akuza. Nuk mund të ketë akuzë bazuar në një perceptim, por në fakte konkrete.

Kryetari i Gjykatës Kushteteuse që ka parë vërejtjet e PD, edhe pse është tërësisht i PD, thotë se vërejtjet e PD për përkthimin, nuk janë as thelbësore dhe as ndryshojnë kuptimn e asaj që është përkthyer. Por pavarësisht kësaj, para se të nisin një teori konspirative, duhet të të tregojnë se ku është cenuar përmbajtja e ligjit nga përkthimi.

Së dyti, PD ka vënë në qendër të sulmit Komisionin Europian në Tiranë dhe Misionin EURALIUS. Të dy këto janë përfaqësuesit zyrtar të Bashkimit Europian në Tiranë. Bashkimi Europian është hartuesi në anglisht i këtij ligji dhe më shumë ka mundësi që ai ligj të ketë probleme në shqip, se sa në anglisht. Pasi në anglisht, ai është në formën e tij origjinale.

Duke qenë se gjatë gjithë kësaj kohe Misioni ligjvënës EURALIUS dhe zyra e Komisionit Europian në Tiranë kanë qenë armiq konstantë të PD, i bie që sipas teorive konspirative të PD, Bashkimi Europian ka instaluar një celulë anti-PD në Tiranë për të shkatërruar opozitën, Kushtetutën dhe ligjet në Shqipëri. Ambasadorja Vlahutin ka qenë objekt sulmesh deri seksiste nga PD, duke e akuzuar dhe për jetën intime, që ta intimidonin në përpjekjet e saj për miratimin e reformës në drejtësi.

Frikën e saj ndaj reformës, PD tentoi ta maskojë si një teori konspirative kundër saj, dhe një komploti në qendër të së cilës ishte ambasadori Lu dhe ambasadorja Vlahutin. Tani pas zgjedhjeve në SHBA, e kanë lënë mënjanë ambasadorin Lu, se për atë “do t’i ankohen Trump”-it, kurse për ambasadoren Vlahutin nuk iu del e keqja. Dhe e kanë kapur duke përkthyer keq.

Së treti, çka është dhe më e rëndësishme, PD e ka nisur dhe po e përfundon këtë betejë të humbur të saj, kundër integrimit të Shqipërisë, duke sulmuar institucionet zyrtare të Bashkimit Europian dhe nga ana tjetër, paguan lobistë gjermanë e austriakë, të rreshtohen kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë.

Nuk jam kundër lobimit të tyre, pasi çdokush ka të drejtë të vendosë për fatin e vendit të tij. Edhe PD ka të drejtë ta thotë fjalën e saj që Shqipëria të mos hyjë në Europë. Por nuk e kuptoj se përse i turren qeverisë për sulmet ndaj lobistëve e gopistëve të vet të huaj, dhe vetë vendosin në qendër të konspiracionit institucionet zyrtare të Bashkimit Europian. Në këtë betejë duhet respektuar së paku një kriter. Meqë PD ka lobistët e saj e anti-integrimit, qeveria ka të drejtë të jetë aleate e institucioneve europiane pro integrimit. Le të bëhet betejë force kush ka më shumë miq për të ndihmuar apo dëmtuar Shqipërinë, me të njëjtin kriter.

Dhe për ta mbyllur këtë debat qesharak me përkthimin, PD duhet të ruajë qetësinë dhe të presë vlerësimin e Komisionit të Venecias për këtë ligj. Ata është e sigurtë që dinë anglisht më mirë se ne, dhe dinë po ashtu më mirë se ne, se si duhet të jetë ai ligj. Nëse ata e vlerësojnë pozitivisht, PD duhet të pranojë se ka humbur një betejë kundër integrimit të Shqipërisë, por nuk duhet të humbasë shpresat. Ka ende beteja të tjera ku ajo mund të vazhdojë të angazhohet. Mjafton që të jetë e qartë përse lufton dhe të ketë objektivin e saj. Ndryshe do degradojë si këta fallxhorët konspirativë të rrjetit, që besojnë se presidenti Trump si filorus do të ndihmojë të fitojnë pushtetin të ngjashmit e tij dhe po këta pastaj thonë se Edi Rama po na kërcënon me Putinin. Kaq shumë vetëm Saliu ka shkarë!

11 komente në “Për konspiracionin e madh kundër PD!”

  1. boom says:

    Ligji i vetingut duhet perkthyer ne anglo-tropojance perndryshe eshte gabim.

    1. Skypion says:

      Shkarkimi i kreut te EURALIUS nga Brukseli,nuk do koment!
      Nuk e shkarkoi opozita as PD-ja as Lulzim Basha kreun e EURALIUS.Ate e shkarkuan eproret e tij.Ate e shkarkoi Brukseli.
      Ajo cka shkruan zoti Baze,do te kishte ndonjefare sensi nese nuk do te kishim kete ngjarje te paprecedente.Por,pas saj,eshte e kote te flasesh per teorira konspiracioni.Eshte qesharake.
      Perpjekja per te bere qesharake qendrimin e opozites,po i ben vete ata qesharake.Qesharake dhe te turperuar ne syte e mbare opinionit publik.
      Ju kujtojme,qe po ky tip qe u shkarkua nga qendra ne Bruksel,ishte protagonist i nje atij incidentit te turpshem te 20 korrikut kur, pasi palet kishin rene dakord,pra pasi ishte arritur konsensusi paraprak ne nivel ekspertesh,ishte pikerisht ky Devilli qe anulloi konsensusin e arritur ne mes te nates.Nuk u permend me emer,por te gjithe e nenkuptonin se ishte eksperti i EURALIUS qe nderhyri per te anuluar konsensusin paraprak te arritur mes perfaqesuesve te PD-se dhe PS-se.
      Dhe,ja ku vijme tek “gabimi ne perkthim”…
      E megjithate, une,jua them me sinqeritetin me te madh,prapeseprape, do ta kisha shume te veshtire te besoja – megjithese opozita nuk ka thene kurre se ka patur qellimshmeri,bile as ka aluduar – deri sa erdhi lajmi bombe,shokues,i shkarkimit te Devilit nga Brukseli.
      Nuk ia vlen me te komentojme me shume per kete turp.
      Ajo qe ia vlen,ka te beje me debatet e mbremshme televizive.Basha,Rama,Meta(po duan te fusin edhe Blushin,por per mua nuk ben).
      Te tre shkelqyen ne prezantimet e tyre para publikut.
      Basha shkelqeu,si gjithmone,ne gjuhen e tij europianiste.
      Rama shkelqeu,si rrallehere, ne monologun e tij delirant.
      Meta shkelqeu,si perhere,ne gjuhen e tij te drunjte.
      Deri ketu,gjithcka normale;e pritshme.
      Derisa…
      Derisa,sociopati Edi Rama,leshoi bomben ruse…
      Kercenimin e terthorte,burracak e te poshter qe e beri ne Berlin,ne sy te Kancelares Merkel,mbreme e perseriti ne ligjerate te drejte,ne televizionin e tij.
      Edi Rama,mbreme,me date 1 nentor 2016,kercenoi Europen se,si Kryeminister i Shqiperise,mund ta orientoje ate nga Rusia e Putinit.
      Eshte hera e pare,qe nje Kryeminister shqiptar,qe nga prishja e marredhenieve me ish-BRSS-ne e dikurshem,ne vitin 1961,te kercenoje Perendimin me Rusine.
      Edhe diktatori i fundit,Ramiz Alia,nuk e beri nje gje te tille ne kohen e permbysjes se regjimit.
      Por,po e ben Edi Rama,Kryeministri i Shqiperise,sot ne vitin 2016…
      Jua kemi thene me dhjetera here,me qindra here,me mijera e mijera here,qe Edi Rama eshte ne gjendje te beje gjemen.
      Une vete,e kam thene po kaq here kete.
      Eshte rasti te perserisim prape: nuk keni pare gje akoma nga ajo cdo te beje Edi Rama!
      Sidomos tani.Sidomos tani e tutje.
      Edi Rama,ne vetem pak jave,ka humbur mbeshtetjen kryesore te tij.Edi Rama ka humbur mbeshtetjen e Shteteve te BAshkuara te Amerikes.Edi Rama ka humbur mbeshtetjen gjermane,ate te Kancelares Merkel;ka humbur mbeshtetjen europiane.
      Nga Europa,nga ShBA,nga Perendimi nuk ka me mbeshtetje per Edi Ramen.
      Nuk eshte thjeshte nje braktisje.Eshte nje rrethim demokratik.Nje rrethim euroatlantik.Edi Rama eshte nen rrethim demokratik.
      EShte pikerisht kjo ndjesi,qe e shtyn Edi Ramen,te thote ate qe ,s’besoj se ka shqiptar qe ta kete menduar se, do te vinte nje dite qe ta thoshte nje Kryeminister shqiptar!
      Qekur fitoi Donald Trump,pata thene,pikerisht ne kete forum,qe Edi Rama mund te beje te paberen.
      Bile pata vene bast per kete,megjithese nuk e mendoja se mund te arrinte deri tek kercenimi rus.
      Por,kur u shua edhe shpresa e fundit per te,ajo europiane,tani e them me bindje te plote,qe ai do ta beje gjemen.
      Ja,sapo e beri te paberen e pare!
      Kercenimi rus eshte vetem fillimi.
      Prisni,prisni se s’keni pare gje akoma nga cmenduria e tij!

      1. Dani says:

        Me vjen keq por nuk eshte shkarkuar!
        Eshte me leje.

    2. Pse eshte fshehur Donald Luli ? says:

      Keq ardhje per zotin MERO
      Eshte i tuprshem ky editorial qe eshte ne fakt nje pluhurosje kozmetike per dyshen kriminale 2B.
      E ka thene qe ne fillim qe kur doli “me shpate” muskutjeri Donald Lu per reformen ne drejtesi i mbeshtetur ne dy metastaza kanceroze: VETINGU & VENECIA..se eshte nje” dirty job” e segmenteve thellesisht antishqiptare ne perendim…per te prure ne pushtet PUSHTIN LU BASHA…yyllin ne qirje te arvizuse…
      eshte po ai bord “monitorues” qe organizoi 2 prillin 1991 nga beogradi..eshte po ai bord qe pruri ekspertizat e FBI per 21 janarin dh qe lejuan berishen te fshije bythen me to..
      eshte po ai bord “monitorues” qe i ka lidhur jo vetm duart edi rames por dhe ja shterngon perdite koqet..

      _______________________________________________________________________
      Vone shqiptaret e kuptuan hilen e anti ambasadorit Arvizi i cili i la Edi RAMES celsat e kashtes..nje shtet te falimentur dhe nje plantacjon droge 28 mije km katrore dhe nje PUSHTET PARALEL I SALI MONSTRES QE NUK KA RAME AS OBAME TA SHKULE NGA VENDI
      1-PRESIDENTI
      2-K/PROKURORI
      3-KRYETARI SHIKUT
      4-KLD
      5-KLSH
      6-70% E ADMISTRATES
      7-VOA E ELEZ BIBERISHES
      8-VATRA
      9- GJYKATAT SHQIPTARE
      10-DONALD LULUSHI
      11-HELMUTI ALEMANIES
      12-KRERET E BANKAVE KRYESORE
      13- MIJRA INVADUESIT E BATHORES
      14-KALI TROJES ILIR MUTA
      15-BANDITET MEDIATIKE 2F (FRANGAJ-FEJZIU)
      Pra me thjeshte Shqiperia eshte e pushtuar nga KOQET E SHKERDHEN BERISHES dhe eshte menxyre kombetare qe kemi nje kryeminister te tredhur ,hallatet e te cilit jane ne bodrume ambasadash
      Ajo qe ben me faj admistraten amerikane,mediat shqiptare Idajet beqirin si dhe pordhacin e batutave Edi Rama eshte ky dokumenti i meposhtem..qe ne nje fare menyre eshte dhe shenjterimi Enver Hoxhes:

      Dhe ajo qe eshte me kryesorja:
      Pse nuk egzekutohet kryekrimineli berishe per kete KRIM KUNDER NJERZIMIT

      Urdhrat sekretë të marsit ’97!
      DOKUMENTET
      1-SHIK-ut i jepet leje për të vrarë
      Serinë e Urdhrave Luftarakë ‘Sekret’ e hap urdhri i datës 2 mars 1997, i firmosur nga Komandanti i Operacionit Luftarak, Gjeneral Bashkim Gazidede. Ja urdhri luftarak:
      “Republika e Shqipërisë/Shërbimi Informativ Kombëtar/ Sekret, Tiranë më 02.03.1997.
      Urdhër Luftarak Nr 1. Veprimet Luftarake të Batalionit të Shërbimit Informativ Kombëtar.
      Në situatën e krijuar nga rebelimi i forcave terroriste për rrëzimin me dhunë të rendit kushtetues, me qëllim që të parandalohet kjo veprimtari, URDHËROJ:
      Batalioni i Shërbimit Informativ Kombëtar, me përbërje Kompaninë II, Skuadrën e ndërlidhjes, Skuadrën e ndihmës së shpejtë dhe togën xheniere, të lëvizë në drejtimin Tiranë-Fier, duke u përqendruar në Qafën e Koshovicës me detyrë:
      -Në bashkëveprim me forcat e Ushtrisë dhe të Rendit, të pengojë, të bllokojë, të asgjësojë ose të kapë rob forcat, që mund të tentojnë të vijnë në drejtim të qyteteve Fier, Lushnjë, Tiranë.
      -Komandanti i Batalionit, gjatë rrugë marshimit, të organizojë sigurinë e kolonës dhe në rast ndeshjesh, të hapet në formacion luftimi për të penguar trupat që mund të sulmojnë dhe me zjarr t’i rrethojë e t’i asgjësojë ato. Komandanti i Batalionit, gjatë marshimit dhe me mbërritjen në vend të bëjë organizimin dhe vendosjen e forcave në vend, mënyrën e bashkëveprimit dhe koordinimit të veprimeve të mëtejshme.
      -Ndërlidhja me Shtabin e Qendrës të mbahet me celular dhe radio. Përgjigjet për këtë, Shefqet Meda.
      -Të merren me vete një komplet luftarak i shpërndarë dhe një rezervë, pajisje mjekësore si dhe 5 transportues të blinduar. Në dispozicion të Batalionit caktohen 8 makina të mëdha dhe 3 makina të vogla. Kompania I qëndron në rezervë.
      Ky Urdhër hyn në fuqi në orën 22:30.
      Komandanti i Operacionit/
      Gjeneral Bashkim Gazidede. (Firma)”
      2-URDHËRI PËR MOBILIZIMIN E MERCENARËVE NË VERI
      ‘Sekret’
      URDHËR
      Nr. 82, datë 09.03.1997
      TEPËR URGJENT
      RRETHE: -Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Dibër, Kurbin, Lezhë, Malësi e Madhe, Burrel.
      Të gjithë rezervistët që paraqiten në repartet ushtarake të rrethit tuaj të vishen e kompletohen me armatimin e nevojshëm dhe të nisen urgjent në Akademinë e Forcave Tokësore në Tiranë (ish-Shkolla e Bashkuar).
      Lajmëroni dhe Shtabin e Përgjithshëm.
      09.03.1997
      KOMANDANTI I OPERACIONIT
      Gjeneral Gazidede (Vula, firma)
      SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË USHTRISË
      Gjeneral Major Adem Çopani (Vula, firma)
      3-PLANI I VEPRIMEVE LUFTARAKE
      Plani i veprimeve luftarake i forcave pjesëmarrëse në asgjësimin e kryengritësve rebelë në jug të Shqipërisë prej datës 1 deri në 30.3.1997.
      IDEJA E ORGANIZIMIT
      Nëpërmjet mobilizimit të trupave rezerviste nga Shqipëria e Mesme dhe e Veriut, në bashkëpunim me trupat Komando-Presidenciale si dhe përdorimin e gjerë të aviacionit, artilerisë, lëndëve helmuese luftarake (LHL) dhe të grupeve të zbulimit, në zonat kundërshtare, të realizohet përqendrimi i trupave në brigjet Veriore të lumit Vjosa si bazë nisjeje, për të ndërmarrë mësymje të përgjithshme, duke dhënë goditjen kryesore në drejtim: Fier-Vlorë dhe atë ndihmuese në drejtimin Gjirokastër-Sarandë, për të asgjësuar fizikisht të gjithë personat që do të kundërshtojnë dhe në pamundësi të realizimit të objektivave të përdoren për terror ndaj rebelëve, bombardime me aviacion, LHL(Lëndë Helmuese Luftarake), mjetet e blinduara deri në vendosjen e plotë të pushtetit ushtarak.
      OBJEKTIVAT E OPERACIONIT
      Mobilizimi i trupave nga data 4 deri më 7 mars 1997.
      -Përqendrimi i trupave në bazën e nisjes Fier-Ballsh, Këlcyrë, Përmet.
      -Hartimi i listave për personat që do të asgjësohen, në qytetet Vlorë, Tepelenë, Gjirokastër, Delvinë e Sarandë.
      -Kapja e urave kryesore të kalimit të trupave Ura e Mifolit(Vlorë), e Pacinit (Mallakastër), urë e Dragoit Leklit (Tepelenë), Qafa e Muzinës (Gjirokastër), etj.
      -Desantimi (ulja) e trupave speciale në rajonet e fushë Çajupit, aerodromi i Gjirokastrës, Sarandës, Rrafshnalta e Kurveleshit.
      -Zbarkimi nga deti në drejtim të Vlorës, 4 deri 6.3.1997.
      -Përdorimi i forcave të Akademisë së Rendit, forcave speciale në rajonet ushtarake të Arshi Lengo në Gjirokastër.
      -Vendosja e lidhjeve direkte midis forcave qeveritare me repartet e policisë e SHIK-ut.
      -Organizimi i terrorit në popullsinë e qyteteve Vlorë, Tepelenë, Përmet, Gjirokastër, Delvinë e Sarande, djegie e shkatërrime;
      -Kufizimi me çdo kusht i përhapjes së kryengritësve, në veri të lumit Vjosa.
      -Mbrojtja me çdo kusht e Tiranës nga marshimi i forcave rebele të Jugut.
      -Bllokimi me çdo kusht i urës së Rrogozhinës Qafës së Kërrabës (me forca policore e ushtarake).
      -Kontrolli i gjendjes morale dhe origjinës gjeografike të trupave për mbrojtjen e Tiranës dhe neutralizimin e ushtarëve të Jugut.
      -Përdorimi i aviacionit luftarak gjuajtës e bombardues, nga regjimenti i Gjadrit, përqendrimeve të forcave rebele në Sarandë, Tepelenë e Vlorë.
      FORCAT E MJETET PJESËMARRËSE NË OPERACION
      -Tre Brk (Tiranë-Kavajë)
      -Dy Bra (Gradec-Fush-Krujë)
      -Dy BrT (Vlorë-Gjirokastër)
      -Nje Br Xheniere
      -Një Regjiment Aviacioni (Gjadër)
      -Dy distrikte detare (Durrës e Shëngjin)
      -Një Repart Komando (Përmet)
      -Një Repart Logjistike
      -Të gjitha forcat e komisariateve (Vlorë, Përmet Tepelenë, Delvinë dhe Sarandë).
      Numri i pjesëmarrësve në operacion, 25 mijë vetë.
      FAZAT E OPERACIONIT
      FAZA E PARË 1-10.3.1997
      -Mobilizimi i forcave dhe përqendrimi në baza e nisjes.
      -Pastrimi i zonave rebele nga persona që drejtojnë rebelët.
      -Përpunimi me aviacion, artileri e lëndë helmuese luftarake (LHL)
      FAZA E DYTË 10-30.3.1997
      -Lëvizja e forcave drejt qyteteve kryengritëse
      -Vendosja e pushtetit ushtarak në këto zona
      (Komanda e Operacionit. Firmat)
      ……………..
      Si perfundim vetem rruga amerikane si per egzekutimin e Bin Ladenit eshte dhe shpetimi i shqiperise:
      SALIKRIMINELI NUK “PERZIHET” ME VOTA APO ME REFORME DREJTESIE POR ME PRANGA OSE PLUMB…
      te pretendohet qe nje kriminel perzihet me vote ose me reformen e dreqesise se donald lul bashes kur ai e ka pushtuar ate vend prej 25 vjetesh eshte po aq kriminale sa vet krimet e sali monstres..

      E FUNDIT:
      KU ESHTE FSHEHUR DONALD LUL BASHA
      QE PO TALLEN KAQ HAPUR ME “REFORMEN” E TIJ
      SI NJE LETER HIGJENIKE
      SIC THA BERISHALEJA
      PER NYT PASI DOGJI GERDECIN ?

  2. liberta says:

    Po degradojne cdo dite dhe me shume , e kane nga halli i madh . Ata jane si puna e minjve, qe e ndjejne termetin dhe nuk dine se ku te struken .

  3. Dyrrahu says:

    Dikur mendoja e pyetja:
    Pse gjithmone kane tradhetuar shqiptaret?
    Pse tradhetaret nuk i kane denuar, por i kane falur?
    Pse shqiptaret, me te gjitha ato kryengritje e luftra te pareshtura, nuk e bene Shqiperine e duhur?
    Pse kurre nuk u homogjenizuan shqiptaret?
    Pse per tokat e tyre nuk u bene nje kunder shume armiqeve?

    Po, po, gjithmone paska pasur Sali Berisha, Sali Protopapa, Hamza e Esada!!!!!!

    Dhe ky komunisti i mbetur nderron fytyra dhe ben patriotin!!!!
    Ah Enver o Enver ketyre kodosheve mire ua kishe dhene hakun.
    Kur ti ishte gjalle Sala lepihej para kembeve tua sikur daci kur kerkon nje cope meshire pasi derdhte enen me qumsht.
    Cfare opozite eshte ky njeri? Sot gjate nje ore te fjales se tij vetem ka genjyer dhe asnje fjale nuk radhiste ne kohe e ne vend!
    I cmenduri luante patriotin, i cmenduri behej sikur bente historine!

  4. DETARI Atlantidhes @ says:

    yyyyypppppp, xhixhi , mire e thua z. Mero ,,,,,por nuk kane pare gje akoma keta kusherinjte e Putinit………

  5. Kujtim says:

    Bravo Mero po vetem SALIU NUK MBAN MENT NUK NJEH NUK DI GJE

  6. Kujtim says:

    Bravo Mero po vetem SALIU NUK MBAN MENT NUK NJEH NUK DI GJE Edhe Lulin nukenje. E per Sheqeren po i the gje ay nuk e njeh

  7. Petro says:

    Me çfare dylbish e shohin disa “mosmbeshtetjen” e Rames, dalin e flasin tamam sikur ti kete lindur baba sali!E keni trurin te mbushur me kunguj e prandaj nuk shihni dot realitetin.Pak ju duket ty takimi me Merkelin?Mbeshtetja nga Bundestagu gjerman? Pak ju duket qe politika jone me ne fund fale atij qe eshte ne krye po kthen faqe ne raport edhe me grabitqaret e Shqipersie?Pak ju duket qe ministri i jashtem gjerman e quajti ministrin tone te jashtem si keshilltarin e tij per Ballkanin perendimor?Pak ju duket qe po luftohet me kaq zell te madh deri ne çmenduri ligji i Vetting-ut?Ju duket e rastesishme qe prokurore e avoketer qe i kane luajtur zotin ketij populli per 25 vite me radhe te dalin kundra dhe ne nje mendim me shqupin kunder Vettingut?Vetem nje idiot ose ndonje qe infektimi shqupist i ka hyre deri ne palce nuk mund ta shohe kete.Rrini e degjoni broçkullat e propagandes antikombetare qe e perçudnuan kete vend?Hapini syte se ju kane hedhur aq shume hir sa nuk po merrni vesh gje e degjoni radion e prishur te shqupit.Meqe po na rrefeni “te verteta” ketu per drejtorin e Euralius merreni dhe lexojeni pergenjeshtrimin e taboreve te shqupit:

    http://www.gazetatema.net/web/2016/12/02/be-shefi-i-euralius-ne-tirane-nuk-eshte-larguar/

    Propaganda juaj nuk mund ta ndaloj zhvillimin e vendit!Nese ti e quan gabim rregullin e ligjit atehere me vjen keq per ty.Eshte e vertete te merresh me specie si puna juaj, eshte cmenduri por ja qe ka edhe te “cmendur” qe do t`ja dalin mbane per ta zhvilluar kete vend,qe ai idhulli yt e shnderroi ne kabul.E kuptoj qe perdita beni propagande kunder Rames.Ja u kuptoj hallin, por mesohuni ta flini mendjen edhe per ca vite te tjera e sa per rusin, kujdes, kujdes, se ai idhulli juaj qe doli si parti demokratike por e krijoi Ramizi me shoket e sigurimit, shtiret shume si pro perendimor por ne te vertete ishte ai qe doli kunder drejtesise gjermano-amerikane!O kunguj, nuk ja mbushni dot mendjen popullit me me genjeshtra e me balte injorantesh.Ka ikur ajo kohe.Eshte mire qe disa prej jush te pirdhen nga ky vend meqe sindroma e “çmendurise” ka filluar te ece mbare e me mbeshtetjen e duhur, drejt rruges se zhvillimit te vendit .

  8. 21 janari 2011 gur kilometrik ne histori says:

    Pershendetje Mero !
    Kam qe nga super krimi berishian i Gerdecit
    qe komentoj te gazeta juaj.
    Vazhduam dhe ne krimin hitlerian te 21 janarit 2011
    qe u toleruan ne menyre kriminale nga miqte tane pordhendimore..
    e perseris u tolerua ne menyre kriminale nga miqte tane…
    *
    Dyshja kriminale 2B e ka mbushur kupen..por nuk eshte faji i tyre:
    _______________________________
    -Faji eshte i hiper-hipokrizise dipllomacise euroatllantike
    -Faji eshte i impotenitit edi rama
    -Faji eshte i te perndjekurve pornopolitike
    Faji eshte i shtypit shqiptar
    ____________________________
    ku ndahemi me Meron
    ____________________________
    komentuesi ne kohen qe Mero para vitit 1989 ishte vegel e sistemit te PPSH une kam qene kunder..
    Pas 1992 ndryshuam rolet…..Meroja kalon ne hordhite antienveriste dhe antikamuniste artificjalisht
    kurse une me ndergjegje them qe enver hoxha pas 1997
    duhet shpallur SHENJTOR I SHQIPTAREVE
    dhe nje burre shteti qe mund te krahesohen me ikona si Jezusi apo Muhameti.
    ____________________________
    O shqiptare & Merane & Mjerane
    ____________________________
    Mos u genjeni me pasarela te neveriteshme te reformes ne drejtesi me Vetingje dhe Vene cia
    ____________________________
    ne shqiperi ka vetem nje aksiome
    ____________________________
    OSE PRANGAT LUL BERISHES…….OSE TE SHPALLIM ENVER HOXHEN SI BURRIN E SHTETIT ME TE MADH QE KA NXJERRE NJERZIMI
    ____________________________
    KETE NUK E THEM UNE POR:
    1-HIPOKRIZIA EKSTREME E MIQVE PORDHENDIMORE
    2-IMPOTENCA KRIMINALE E EDI RAMES
    3-FELLIQSIA E ILIR MUTES
    4-BODELLOJA ME EMRIN PORNOPARLAMENT
    5-SHTYPI I SHKERDHYER SHQIPTAR
    ————————————————————————————————
    ..E FUNDIT
    DERI SA TI VIHEN PRANGAT SALIHORRIT..LAVDI ENVER SHENJTORIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje