Derbi, Tirana-Partizani është sfida e fundit e kësaj jave që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stermasi”.
Një ndeshje e cila pritet që të dhurojë mjaft emocione dhe spektakël pasi që të dyka ekipet do të kërkojnë që të marrin fitoren.
Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO rastet më të mira të kësaj ndeshje./ Përgatit, Fatjon Baze TemA TV
Formacionet zyrtare.
Tirana: Lika, Hoxhallari, Muça, Teqja, Kërçiku, Karabeci, Reuben, Moise, Merveile, Taku, Cise.
Partizani: Hoxha, Kalari, Atanda, Krasniqi, Ibrahimi, Ramadani, Trashi, Batha, Torasa, Vila, Ekuban.
Fiken dritat në derbin Tirana-Partizani. Nderpritet per disa minuta ndeshja
Minuta 48’, Cisse shfaqet i rrezikshëm në këtë fillim të pjesës së dytë duke iu afruar golit të avantazhit por ndalet nga Hoxha
Nis pjesa e dytë me të dyja ekipet që nuk kanë kryer asnjë zëvëndësim
Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0
Minuta 40’, Ilion Lika shpëton mrekullisht Tiranën nga goli i disavantazhit pas një goditje të Bathës
Minuta 32’, Ekuban shumë pranë golit të avantazhit për Partizanin, por gjuajtja e tij me kokë kalon fare pranë kuadratit
Minuta 25’, Sërish Tirana pranë golit me Merveile që godet nga distanca por topi i tij kalon ngjitur me shtyllën pingule
Minuta 22’, Tirana humbet një rast të artë për të shënuar golin e avantazhit me Cisse i cili i vetëm përballë Hoxhes ndalet nga ky i fundit
Minuta 5’, Erando Karabeci krijon rastin e parë të rrezikshëm për Tiranën por ndalet nga Alban Hoxha
Minuta 3’, Nxehet derbi pas një faulli të shkaktuar nga Krasniqi ndaj Merveile, duke detyruar lojtarët të debatojnë me njëri-tjetrin
Fantastike keorografitë e të dyja tifozerive në shkallët e stadiumit. Nis derbi me topin e luajtur nga qëndra nga ana e skuadrës së Tiranes