Vitin e kaluar, shqiptari Martin Shkreli zuri tituj kryesorë të mediave botërore kur bleu një ilaç anti-parazit dhe e ktheu brenda natës nga 13.50 dollarë në 750 dollarë për tablet.
Por një grup gjimnazistësh në Australi kanë krijuar në laboratorin e shkollës së tyre një përbërës 3.7 gram të këtij ilaçi për vetëm 20 dollarë, një shumë e cila në SHBA do të shitej për rreth 35 mijë deri në 110 mijë dollarë me çmimin e caktuar nga kompania e Shkrelit.
Pra, një tabletë e tillë do të kushtonte vetëm 2 dollarë kundrejt 750 dollarëve të kompanisë së Shkrelit.
Daprim është në listen e ilaçeve të domosdoshmë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Eshtë një ilaç anti-parazitar, i cili përdoret për të trajtuar infeksione si taxoplasmosis dhe malarien, sidomos te personat me imunitet të ulët.