Historia e Floridës që pas diplomimit shkëlqyer do kthehet në Atdhe

30 Nëntor 2016, 17:59Sociale TEMA
Historia e Floridës që pas diplomimit shkëlqyer do kthehet

Shqiptarët përherë e më shumë po shkëlqejnë në fusha të ndryshme nëpër botë. Shpeshherë dëgjojmë për studentë ekselentë në universitetet më të mira të Evropës e Amerikës. Rasti më i fundit është i shkodranes, Florida Kosi, një vajzë e cila ka arritur t’ia dalë me dije e shumë vullnet të bëhet pjesë e Universitetit të Firences, në Fakultetin e Mjekësisë, dega Ortopedi. Florida, dje ishte shqiptarja e vetme, mes shumë të huajsh, që është diplomuar dhe nderuar nga vetë profesorët e fakultetit të mjekësisë duke e quajtur një model i denjë për bashkëmoshatarët e saj. Florida ishte e vetmja studente e huaj që arriti të fitonte, ndërsa konkurrenca ishte tepër e lartë.

Florida Kosi, e lindur dhe rritur në qytetin e bukur të Shkodrës, vjen nga një familje me tradita qytetare, e siç vetë ajo tregon për dritare.net, familja e saj ka qenë streha më e madhe e dashurisë dhe mbështetjes. Ajo ka ndarë me dritare.net rrugëtimin e saj aspak të lehtë, por me fund të bukur. Gjithë ç’ka realizuar ia dedikon familjes së saj, dy prindërve, motrës e vëllait me mirënjohje e përulje për mbështetjen e tyre të pakursyer./dritare.net

Dritare.net- Si ndihesh sot, pas diplomimit?

Shumë e lumtur, sepse shpërbleva mundin tim, por dhe sakrificat e familjes. Unë isha me bursë në këtë fakultet dhe fitova provimin e pranimit si e vetmja studente nga një numër i madh konkurrentësh të tjerë nga e gjitha bota, dhe e kujtoj si tani ditën kur pashë veten fituese në listë, çfarë emocioni dhe përgjegjësie të madhe ndjeva.

Dritare.net- Florida, sa shpesh i ke folur për Shqipërinë shokëve të klasës, profesorëve, çfarë dinë ata për vendin tënd? 

Sigurisht që i kam prezantuar Shqipërinë duke i treguar për vendet e bukura që kemi. Për njerëzit, bujarinë e mikpritjen tonë, dhe shumë shokë e shoqe të klasës besoj këtë verë do vijnë ta vizitojnë jugun e të shijojnë bregdetin e mrekullueshëm.

Dritare.net- Pas diplomimit nga një nder universitetet më të njohura për mjekësi siç është ai i Firences, mendon të kthehesh në Shqipëri?

Universiteti im këtu, iu ofron mundësi punësimi studentëve më të mirë dhe i krijon hapësira të vazhdojnë. Unë dëshiroj si fillim që eksperiencën ta marr në këto spitale, pasi sistemi është funksional në të gjitha dimensionet dhe ka një organizim të jashtëzakonshëm të ekipit mjekësor. Mandej, patjetër, do dëshiroja shumë t’i shërbeja vendit e popullit tim. Shqipëria ka nevojë për trurin, e kontributin e rinisë dhe unë do jem një nga ata që do të kthehen.

Dritare.net- Ke një këshillë për vajzat e djemtë e rinj? 

Të lexojnë, sepse vetëm dija mund t’i çojë, atje ku mendojnë se e meritojnë. Më vjen keq që pjesa më e madhe e rinisë e humbin kohën nëpër kafene, apo FB, gjë e cila nuk të çon askund. Vetëm puna e vullneti të bëjnë dikushi në jetë. Sot asgjë nuk i mungon brezit tonë, mundësia e informimit është në çdo moment, libra e biblioteka ka plot,  mjafton dëshira për të pasuruar mendjen dhe bërë vet të ardhmen tënde.

Dritare.net- Ti vetë sa kohë i kushton internetit dhe rrjeteve sociale?

Rrjetet sociale gjatë viteve akademike shumë pak, pjesën më të madhe konkretisht Facebook-un të mbyllur, sepse të studiosh mjekësi është tepër intensive dhe interneti është humbje kohe në këtë rast. Preferoj shumë të lexoj në kohë të lirë, sigurisht libra, romane, apo shkencë.

Dritare.net- Ky është fakulteti i dytë, keni mbaruar dhe universitetin ‘Luigj Gurakuqi’ Fakulteti Fizioterapi sërish një studente e shkëlqyer, ku përfundon ëndrra  jote për mjekësinë? 

Ka ende punë për të bërë, jam e kënaqur, por asgjë të jashtëzakonshme nuk kam bërë, pasi si unë ka shumë vajza e djem shqiptarë nëpër botë, që janë shpallur studentët më ekselentë në fusha të caktuara. Rëndësi ka të kesh një ëndërr dhe të besosh tek ajo. Unë besoj!/dritare.net

5 komente në “Historia e Floridës që pas diplomimit shkëlqyer do kthehet në Atdhe”

  1. Iliri says:

    Te lumte moj vajze! Suksese ne jete Vleresimi per familjen e vendin tend …tregojne nivelin intelektual…. ‘ato duhen pa kushte !! (familja-atdheu) ‘

  2. Mikeazz says:

    Kush e ka sponsorizuar shkrimin? Gazetari qe e ka shkruajtur as qe ia ka idene sistemi universitar ne Itali. Konkursi per te Hyr ne universitet eshte nje gje, diplomimi dicka tjeter dhe konkursi per specialiZimin ne ortopedia eshte krejt tjeter.

  3. Une nga fundi botes says:

    Suksese dhe vetem suksese.Te lutem mos e kthe koken pas.
    une

  4. dash says:

    Krenari…..dhe ne nje ambient shume te veshtire si Italia…BRAVO dhe s’eshte e vetmja..

  5. Patriot Dermani says:

    Urime, e te prifte e mbara. Krenare per ty!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje