"Nuk kemi karburant, po rrëzohemi!" Publikohen fjalët e fundit të pilotit të avionit të rrëzuar në Kolumbi

30 Nëntor 2016, 18:46Sociale TEMA

Fjalët e fundit të pilotit Alejandro Quiroga Murakami, i cili drejtonte aeroplanin me ekipin brazilian të futbollit, të rrëzuar në Kolumbi, janë publikuar tashmë.

Biseda mes tij dhe kullës së kontrollit, është dëgjuar nga një tjetër pilot, Juan Sebastian Upegui, i cili gjendej në valët ajrore atë çast.

Sipas tij, u dëgjua një thirrje e frikshme e pilotit, “Nuk kemi karburant!” e ndejkur më pas nga emergjenca e bllokimit të sitemit elektrik.

Spiegimi i Upegui, korrespondon me dyshimet se avionit i kishte mbaruar karburanti pak çaste përpara rrëzimit në Kolumbi. Po ashtu, një nga stjuardesat e mbijetuara, ka treguar një histori të ngjashme.

Megjithatë, sipas hetuesve është e dyshimtë se si avioni nuk shpërtheu në kontaktin e parë me masivin malor, ndërsa fluturonte nga Bolivia drejt Medellin, në Kolumbi.

Një arsye për këtë, është se piloti kishte bërë disa xhiro në ajër, për të djegur karburantin e mbetur, duke shmangur kështu shpërthimin në flakë gjatë impaktit.

Nga përplasja, shpëtuan vetëm gjashtë pasagjerë, tri prej të cilëve ishin anëtarë të ekipit brazilian Chapecoense Real.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje