Në Zululandin e sotëm, Nano komentoi rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për çeljen e negociatave, dhe qëndrimin e Këshillit Europian ndaj këtij rekomandimi më 18 dhjetor, por fillimisht u mor me 29 nëntorin.
Ai iu referua dy studjuesve të historisë, Ana Lalajt dhe Romeo Gurakuqit, të cilët që të dy kanë qenë në një mendje, mbi bazën e dokumentave historikë, se fundi i Luftës II Botërore për Shqipërinë ka qenë më 29 nëntor.
Por, Nano më pas u mor me logjikën që kanë përdorur vende të tjera kur ka qenë puna për të përcaktuar datën e çlirimit. Dhe ai përmendi disa shembuj.
Franca, sipas tij, ka zgjedhur si datë çlirimi datën, në të cilën u çlirua kryeqyteti, Parisi. Italia feston datën 25 prill, sidoqë më 25 prill nuk ka ndodhur asnjë lloj çlirimi. Në këtë datë, në vitin 1945, thjesht është lëshuar një apel mobilizimi për luftë kundër okupatorit nazist.
Finlanda ka zgjedhur, ashtu si edhe Shqipëria, datën kur u larguan gjermanët e fundit nga Finlanda. Po kështu kanë vepruar edhe danezët në nderim të datës 5 maj 1945 kur, me ndihmën e trupave britanike të drejtuara nga general Montgomery, u larguan gjermanët nga vendi.
Holanda e Norvegjia kanë si festë nacionale respektivisht datat 5 e 8 maj, ngaqë në këto data, në vitin 1945, gjermanët e ndodhur në këto vende si pushtues kanë nënshkruar kapitullimin. E kështu me radhë.
Sipas Nanos, komunistët kanë zgjedhur prej dekadash datën 29 nëntor, e cila, me ç’duket, provohet si datë çlirimi edhe nga dokumentat historike. Komunistët janë shquar si njerëz që e trukojnë historinë, tha moderatori i Zululandit, por datën 29 nëntor nuk e kanë trukuar. Prandaj, përpjekjen që është bërë për t’iu imponuar shqiptarëve datën 28 nëntor Nano e konsideroi një aventurë përçarëse.
Shqipetaret nuk duhen te harxhojne kaq shume energji cdo vit per te diskutuar daten e clirimit , ajo eshte sqaruar 29 Nentori dhe duhet te injorojne zerat qe duan te largojne vemendjen nga problemet reale te realitetit shqipetar duke vazhduar dhe dikutojne nje problem qe popullit nuk i jep mireqenie dhe qetesi.
Sa i përket 28 ose 29 Nentorit te vitit 1944, te njërës ndër ditëve më të errëta të kombit tonë, ajo ditë duhet shpallet ditë zije e Kombit Shqiptar.
Ne vitet e 1920-eta deri më 6 Prill 1939 është zhvilluar një komunikim ndermjet diplomacive italiane dhe jugosllave dhe kohpaskohe edhe greke se si të bëhet ndarja e Shqipnisë ndërmjet ketyre shteteve! Italia duke e dite se lufta e permasave të mëdha po fillon e vendosi të e merr ne mbrojtje Shqipninë , pra ia dhuroi një protektorat prej serbogrekeve, dhe e qliroi nje pjesë të madhe te territoreve te okupuara që ishin pjesë e pavarësisë te vitit 1912. Protektorati Italian dhe Gjerman zgjati deri me 28 ose 29 Nentor te vitit 1944.
Nese Shqipnia ështe liruar me luftën e saj pse athere shumë qytete Shqiptare të Shqipnisë iu dhuruan Jugosllavisë.
Prishtina, Peja, Prizreni, Tetova, Gjakova etj iu dhuruan Jugoslavise me 28 ose 29 nentor te viti 1944. Komunistet “liridashes” nuk u renditën në anën e fituesit te luftës së dytë botërore e që ishin Amerika dhe Britania, por u renditën në anën e komunistëve rusoserb.
Rusia i okupoi te gjithe shtete e saja “mike” siq ishin: Shqipnia, Polonia, Qekosllovakia, Mongolia, Rumania, Bullgaria, RSFJ, Gjermania Lindore……….etj. Shkatërrimet dhe viktimat i komunizmit ishin pasojë e terrorit qe hordhite komuniste e bënin ndaj popullatës, dhe nuk ka qenë rezultat i protektoratit Italian apo Gjerman.
Popullata e Shqipnise e sidomos ajo ne qytetet te qlirueme pra ne Prishtine, Gjakove, Peje etj nuk kanë qene përkrahës te fashizmit italian apo gjerman por ka qenë LIRIDASHËS i vërtetë, e jo liridashes komunist.
Shumica e popullatës nuk ka pasë informata për krimet fashiste qe bëheshin ne vendet tjera.
Si përfundim i ketij komenti tim ështe se 28 nentori i PD-së ose 29 nëntori i PS-së duhet të shenohet si një ndër ditët më të errëta , në të cilën ditë Shqipnia u okupua prej hordhive dhe egërsirave komuniste, i cili zgjati deri me 1991. Pasojat e kësaj dite ende i paguajm si komb….