Trumpi nominon “Qenin e tërbuar” për sekretar të Mbrojtjes

2 Dhjetor 2016, 09:33Bota TEMA

Presidenti i zgjedhur amerikan Donal Trump ka njoftuar se do të nominojë për sekretar të Mbrojtjes, gjeneralin e pensionuar James Mattis.

Trump e përshkroi Mattisin si njërin prej gjeneralëve më të mirë të Amerikës dhe ka shtuar se një njoftim zyrtar për këtë çështje do ta bëjë të hënën.

Një burim i afërt me Trumpin i ka thënë Fox News se vendimi i presidentit për të zgjedhur për nominim të Mattisit ishte i befasishëm.

Mattis, 66-vjeçar, i njohur me nofkën “Qeni i tërbuar”, u pensionua nga ushtria në vitin 2013, pasi shërbeu si komandant i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara.

Emërimi i tij për Pentagon do të varet nga Kongresi, pasi ligji federal thekson se ushtarakët kanë të drejtë aplikimi për pozitë të shërbimeve civile shtatë vjet pas pensionimit.

1 komente në “Trumpi nominon “Qenin e tërbuar” për sekretar të Mbrojtjes”

  1. oli says:

    o gazetar I nderuar (varja) nuk thuhet I pensionuar por I dale ne pension. ne anglisht ka kuptim retired general por ne shqip thuhet general ne pension!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje