Trupi i Andrea Stefanit, të martën në Tiranë. Homazhe në TVSH

4 Dhjetor 2016, 20:53Sociale TEMA

Trupi i pajetë i publicistit të ndjerë Andrea Stefani pritet të mbërrijë në Tiranë ditën e të martë.

Për të gjithë ata që do duan të shprehin ngushëllimet e rastit, trupi do vendoset shkurtazi për homazhe në ambjentet e TVSH përpara se të përcillet në banesën e fundit shkruan Dita.

Analisti i njohur ndrea Stefani është ndarë dje nga jeta.

Andrea vuante prej disa muajsh nga një sëmundje e rëndë.

Ai ishte prekur nga një tumor në stomak.

Për fat të keq, kimioterapia nuk dha efektet e pritshme. Ndërhyrja kirurgjikale rezultoi fatale.

Kolegu ynë është shuar të shtunë pasdite në një spital në Romë.

Ai nuk dëshironte që sëmundja e tij të bëhej publike dhe vazhdimisht qetësonte ata pak miq që e dinin duke u thënë që ishte diçka e lehtë që po kalonte dhe se kurimi po ecte mirë.

Andrea pas pak ditësh festonte 58 vjetorin. Ai ka lindur në 8 dhjetor të vitit 1958.

Fati i lig e deshi që data e tij e lindjes dhe ajo e vdekjes të ishin kaq pranë.

Andrea la pas bashkëshorten e tij Enkeleden dhe dy fëmijë, Danielin 15 vjeç dhe Stefaninë 12 vjeçe.

1 komente në “Trupi i Andrea Stefanit, të martën në Tiranë. Homazhe në TVSH”

  1. Tironci. says:

    Ngushellime familjareve. Zoti u dhente force per ta kaluar kete dhimbje, sa keq qe ketij vendi po i ikin njerez te ketille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje