Prej disa ditësh forcat e armatosura britanike po kryejnë një stërvitje masive.
Ato po përgatiten për një mësymje të mundshme ruse.
Ushtria britanike ka kryer stërvitje me helikopterë Apache, tanke dhe avionë Tornado në Salisbury.
Por ambasada ruse në Britani ka tallur ushtarakët.
“Tanke të vjetër polakë për të kryer stërvitje? Një zëvendësim i varfër për armët e vërteta”, shkruan në faqen e saj ambasada ruse.
Britania pritet të çojë 800 trupa në Letoni vitin e ardhshëm për të ushtruar presion ndaj Rusisë, duke rritur edhe më tensionet mes dy vendeve.