Pamje dramatike, parashutisti humbet kontrollin dhe përplaset në tokë

6 Dhjetor 2016, 15:27Sociale TEMA

Një parashutist ka mbetur i vdekur gjatë një spektakli ajror në Bolivi, pasi për shkak të erës ka humbur drejtimin dhe është përplasur në tokë.

Weimar Becerra, 56-vjeç, ishte një person mjaft i njohur i botës së spektaklit në Bolivi, si edhe për pasionin e tij ndaj sporteve ekstreme. Por, teksa kryente hedhjen e dytë me parashutë brenda pak minutave, ai ka humbur kontrollin duke u përplasur me një çati metalike në tokë, ç’ka i shkaktoi atij vdekjen.

Ai u transportua menjëherë drejt spitalit, por gjendja e rënë dhe hemorragjia e brendshme, i detyruan mjekët ta dërgonin drejt një spitali më të specializuar në Bolivi. Por, pavarësisht përpjekjeve, 56-vjeçari nuk arriti të mbijetonte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje