Afrim Krasniqi: Zgjedhja e presidentit ka një skenar krize. Ja cili është ai

7 Dhjetor 2016, 17:07Politika TEMA

Studiuesi i shkencave politike, Afrim Krasniqi, thotë se zgjdhja e presidentit ka një skenar krize, i cili mund të anulojë zgjedhjen e tij në pranverë dhe të kemi një president tjetër në vjeshtë.

Skenari apokaliptik bazohet në problemet që lindin me peirudhën e tranzicionit të presidentit, që këtë radhë pritet të zgjas nga maji në më 24 korrik, kur është data që presidenti duhet të betohet.

Ja se cfarë shkruan Krasniqi:

“Po, ka potencial për krizë. Jo për zgjedhjen e Presidentit por për marrjen e detyrës prej tij. Nuk duket normale që ndërkohë që parlamenti është shpërndarë dhe është zgjedhur parlamenti i ri, për shkak se ky i fundit nuk ka kryer ende betimin, do të duhet të thirret parlamenti i vjetër për ceremoninë e betimit.

Nëse parlamenti i vjetër (ky aktual) nuk mblidhet me 71 deputetë prezent më 24 korrik 2017 atëherë pamundësohet betimi i Presidentit, Presidenti i zgjedhur nuk merr detyrën dhe posti i Presidentit ushtrohet nga kryetari i parlamentit për periudhën deri në zgjidhjen e krizës. Imagjinoni të ndodhë rotacion politik: mazhoranca e re nuk do pranonte politikisht mbledhjen e mazhorancës së vjetër për betimin e Presidentit ndërkohë që qytetarët mund të kenë votuar kundër saj. Situata të tilla absurde do të duhej të zgjidheshin me ndryshimet kushtetuese 2016. Në emër të Institutit të Studimeve Politike i kam ngritur dhe propozuar ato, por palët politike nuk ishin të interesuara për shmangien e kurtheve të tilla politike e procedurale.

Zgjedhja e Presidentit do të duhej të bëhej në periudhën qershor 2017, por për shkak se është vit i dyfishtë elektoral dhe ka zgjedhje edhe për parlamentin, kushtetuta parashikon procedura specifike. Konkretisht, sipas nenit 88 “kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit”.

Sipas kësaj dispozite, për shkak se mandati i parlamentit aktual përfundon më 9.9.2017, atëherë zgjedhja e Presidentit do të duhet të bëhet “jo më vonë se 60 ditë përpara mbarimit të mandatit”, pra jo më vonë se 9.7.2017. Sipas nenit 88, “procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës”. Kjo do të thotë, se procedura për zgjedhjen e Presidentit të ri do të duhet të fillojë jo më vonë sesa 24.5.2017. për shkak se parlamenti do të duhet të shpërndahet përafërsisht në këtë datë, atëherë duke llogaritur te paktën 4 raunde, duhet të realizohet përpara datës 25 maj, ndaj edhe praktika për zgjedhjen e Presidentit duhet të nisë midis datave 25 prill – 24 maj 2017. Pra, në çdo rast, ky parlament do të duhet të zgjedhë Presidentin dhe ky parlament do të duhet të mblidhet me 24 korrik për betimin e Presidentit, pavarësisht se ndërkohë kemi zgjedhur parlament të ri me 18 qershor 2017.

Qeveria e re krijohet në shtator, pasi betohen deputetet dhe formësohet legjislatura e re. Qeveria aktuale, nëse nuk ka zgjedhje të reja, vijon deri në shtator, pavarësisht sesi mazhoranca ose vetë PS del në zgjedhjet parlamentare 2017. Për pasojë, në shtator do të kemi president të ri në detyrë, i cili mandaton edhe kryeministrin, dekreton ministrat dhe më pas udhëheq edhe procesin e betimit të saj. Vetëm nëse ndodh varianti i postit vakant të Presidentit parashikuar më lart, vendi mund të hyjë në krizë dhe praktikat normale kushtetuese do të kërkonin sforcim dhe rishqyrtim për zgjidhje të tjera optimale për presidentin, për parlamentin dhe për qeverinë e re. Gjithsesi për qeverinë është më thjesht, në çdo rast ajo dekretohet e fundit, dhe nuk paraqet rrethanë për krizë të mundshme politike dhe as boshllëk legjislativ. Problemi i vetëm i qeverisë do të jetë nëse ajo ka mazhorancë të qëndrueshme votash, nëse mandatin do ta ushtrojë partia më me shumë mandate apo do të kemi koalicione të reja politike, – detaje që nuk cenojnë praktikat kushtetuese por janë pjesë e lojës dhe e kalkulimeve të ndryshme politike”.

9 komente në “Afrim Krasniqi: Zgjedhja e presidentit ka një skenar krize. Ja cili është ai”

  1. Labi Vlore says:

    Asnje krize nuk do kete zgjedhja e Presidentit. Kriza e vetme do jete se PD-ja nuk do kete më President ne sherbim te saj. Kriza do jete se Saliu mund te pesoje infrakt ngaqe sdo ketë më ushtarin e tij ne Presidence. Kjo do jetë kriza.

      1. Labi Vlore says:

        Dhe te mendosh qe Afrim Krasniqi e quan vehten studjues te shkencave politike. Me kete shkrim ka treguar se eshte Kryekeput nje injorant i Kushtetutes. Kushtetuta e shpjegon qarte,paster dhe pa gabime zgjedhjen e Presidentit edhe nese jemi afer zgjedhjeve te pergjithshme. Krasniqi ose eshte kryekeput injorant,ashtu si theksova ne rreshtat me siper,ose ne rastin me te keq,si nje Korb i Zi, ne stilin e Berishes kerkon te perhape pasiguri dhe skenare te zeza krizash qe burojne nga perrenjte psiqik te “Trustit te Geshtenjave te Tropojes”. Turp,turp,turp dhe vetem turp per ju z.Krasniqi. Mjerim i turpshem dhe total. Ta meshirojme mjerimin qe rrjedh nga brendesite e skenareve Kobzeza te Krizave per Shqiperine dhe Shqiptaret.

  2. dash says:

    U a kujtove mire se po mendoheshin ca te nxjerin tani…..!!!

  3. Fatosi-kosove says:

    Kjo qe thua ti z.Krasniqi do te jete orvatja e fundit e lul bashes dhe sali berishes per ta zgjatur krizen politike ne vend dhe mbase edhe shpresa e fundit e tyre qe te shpetojne qe te dalin para drejtesise,kjo po shifet sidomos ne dy vitet e fundit ku kjo klike pjelle çfar i bie ne mend vetem per te krijuar problem dhe konflikt,siq beri me vetingun tash e dy muaj e dergoi ne Venecia,kur e mori vesh se Venecia tha se vetingu eshte OK,tash pllasin para kamerave se vetingu qenka perkthyer qellimisht me gabim,pra sot shifet qarte se klika e PD-s kerkon alibi te shtyerjes se çdo problemi duke shpresuar se vitin tjeter do te jete ne qeveri,njejt do te tentoi te beje edhe me presidentin edhe pse mazhoranca i ka jo 71 vota por me shume se 85,por gomari do te behet sikur eshte ne enderr!
    Ne fund nese kjo mazhorance do te binte ne gracken e klikes vrastare ateher e past veten ne qafe pasi populli i dha voten per ta ndeshkuar dhe meqe nuk e beri deri tash duhet ti shfrytezoi muajt ne vijim,kete edhe ia detyron kushtetuta,çdo veprim tjeter eshte shkelje e saj por qe per sali berishen,lul bashen e nishanin sa here qe ata e shkelin kushtetuten eshte e ligjshme.

  4. lura says:

    Afrim, ne prononcimet e tua, nuk je as mish as peshk. Prodhon vetem negativitet

  5. kopani says:

    Per kete problem mendoj se Parlamenti i Shqiperise duhet ti kerkoje interpretim Gjykates Kushtetuese dhe detyrimisht ta paraprije kete gracke a kurth djallezor te Nishanit e P D , duke i zgjidhur e mbyllur cdo rruge destabiliteti ne funksjonimin e Parlamentit , Qeverise e Presidences .

  6. tr says:

    Mendoj se do te kemi me shume lehtesime se sa kriza . Deri ne korrik urojme qe Atishqipetaret e kuvendit ,te shkojne ne vendin e merituar prej kohesh .Ata jane qe e bejne kete vend te veshtire dhe pa prespektiv .

  7. shqip says:

    nuk e di se ç’krize mund te prodhoje nje president qe e shumta proteston te kendi i lojrave. perderisa rendesia e presidentit te ne eshte minimalja te prese e percjelle mysafire, atehere per kete boshllek kohe , le ta ushtroje kryetari i parlamentit siç e shpreh ligji. po nuk do mbaroje te toger shazivari (nishani) kjo pune. pas tij radhen e ka kosi i holluar e i rrahur me uje , (llalla). po pas tij 007 i shqupit vishua. them se keta me pelerina te zeza e te kuqe s’do ti kapi pranvera. e vetmja krize mund te ndodh ne shqup. humbja e zgjedhjeve ne 2017 mund ta fuse ne nje spirale lidershipin malokar te doktorit. zerat e pakenaqur me lylin mund te kthehen ne klithma. dhe kjo, ndoshta edhe me ndihmen e shba, be, pse jo edhe te vete zotit, mund ta çoje ne nje krize pa kthim shqupin. parashikimi eshte qe te kemi krize eksodi. shume pedere do lene memen shqup ne kerkim te nje jete me te mire, kryesisht ne shtete si lsi apo frd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje