Kontrata për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit nuk është miratuar, s’ka një vendim, pasi pritet të miratohet nga Kuvendi. Ky ishte sqarimi që dha Ministri I Transporteve, në Komisionin e Ekonomisë në një seancë dëgjimore për buxhetin e vitit 2017. Ndërsa për rrugën e Arbërit tha se ka interes një kompani shqiptare. Dervishaj tha se vitin tjetër nuk do të jepet asnjë rrugë tjetër me koncension. Ndërsa për projektin e Porti të Karpenit, tha se ai është thjesht një projetkide dhe ska asgjë konkrete.