Piramida kalon në pronësi të Bashkisë së Tiranës

7 Dhjetor 2016, 18:58Sociale TEMA

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”, e njohur ndryshe si Piramida, do të kalojë në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Qeveria ka miratuar një vendim, i cili e transferon ndërtesën së bashku me truallin përreth nga Ministria e Kulturës në fondin e pronave të bashkisë së kryeqytetit.

Sipas vendimit, me kalimin në pronësi të bashkisë do të përdoret si qendër shumëfunksionale për organizimin e eventeve sociale, promovimin e artit, kulturës dhe të teknologjisë.

Godina u ngrit në fund të viteve ‘80 si muze për ish-diktatorin Enver Hoxha. Më pas, me ndryshimin e sistemit u shndërrua në qendër për kulturën dhe rininë.

1 komente në “Piramida kalon në pronësi të Bashkisë së Tiranës”

  1. eeeeej says:

    Piramida ishte, eshte dhe rishtas do te behet MUZEU I HEROIT KOMBETAR TE SHQIPTAREVE – ENVER HOXHES!
    Mos kini asnje dyshim per kete,eshte thjesht ceshtje kohe.
    Do jete qendra me e rendesishme historiko-turistike ne Shqiperi,duke tejkaluar edhe Muzeun e Gjergj Kastriot Skenderbeut ne keshtjellen e Krujes ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje