Verën e këtij viti, Bashkia e Tiranës nisi zbatimin e një nisme të re kundër ndotjes së ambienteve publike duke vendosur kamera për identifikimin e personave të cilët në kundërvajtje me rregullat ndosnin parqet apo hapësirat e tjera publike. Për të paralajmëruar ata individë të cilët do të tentonin të ndosnin këto ambiente, Bashkia e Tiranës vendosi edhe tabelat përkatëse ku u bëhej me dije survejimi me kamera.
Vendosja e këtyre tabelave si dhe investimi për vendosjen e tualeteve të lëvizshëm nga ana e Bashkisë së Tiranës rezultoi një sukses duke sjellë një imazh tjetër Tiranës, të ngjashëm me kryeqytetet e tjera në Bashkimin Europian.
Kjo nismë e suksesshme e Bashkisë së Tiranës është përqafuar edhe nga një tjetër kryeqytet, që njihet për zhvillimin e tij. Drejtuesit e kryeqytetit të Izraelit, Tel Avivit, kanë “kopjuar” nismën e Bashkisë së Tiranës duke nisur edhe ata vendosjen e kamerave dhe të tabelave për të identifikuar qytetarët që do të tentojnë që të ndosin hapësirat publike. Një fakt i tillë provohet edhe nga kjo foto e realizuar këto ditë dhjetori në Tel Aviv.
Tashmë, edhe Tirana ka filluar të japë shembuj pozitivë se si duhet të funksionojë një qytet modern dhe europian.
Sa per njohuri te pergjithshme Kryeqyteti i Izraelit eshte Jerusalemi dhe jo Tel Avivi.
Kamerat per mbikqyrje jane te pranishme ne vende te ndryshme ne shume qytete ne Izrael.
Mundohuni te mos i keqinformoni lexuesit tuaj.
Po mbrapa muzeumit ne Tirane kane vene kamera se aty cfar nuk te shohin syte.