Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, lëshoi një apel për të gjithë gjykatësit që japin urdhërat e mbrojtjes për viktimat e dhunës në familje. Në fillim ai këshilloi të gjithë shqiptarët që të kenë në celularët e tyre numrin e policisë dhe të kërkojnë mbrojtje. Më tej, ministri theksoi se duhet të mbarojnë historitë me urdhër mbrojte në distancë 2 metra.