Viti 2016, që po lëmë pas, ka qenë edhe një nga vitet e mbushur me më tepër ngjarje, që kanë tërhequr vëmendje globale.
Ishte viti që nisi me arrestimin e bosit të narkotrafikut, El Chapo, si edhe viti i sulmeve terroriste në Bruksel, Nice dhe SHBA. Gjithashtu gjatë këtyre muajve Italia u godit nga disa prej tërmeteve më të fuqishëm, që shkatërruan qytete.
Por, 2016 ishte gjithashtu edhe viti i një prej fushatave zgjedhore më të pazakonta në SHBA, e finalizuar në mënyrën më të papritur, me fitoren e Donald Trump.