FA ndërtojnë 45 m urë “bailey” në Grazhdan të Gramshit. Koçi: Përfitojnë 4 mijë banorë

7 Dhjetor 2016, 11:19Sociale TEMA

Efektivët e Batalionit të Xhenios të Forcave të Armatosura përfunduan ndërtimin e urës ”bailey” në fshatin Grazhdan, Njësia Administrative Kukur të Bashkisë Gramsh.

Për dorëzimin e kësaj ure te autoritetet vendore ishin pranishëm zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi i shoqëruar nga deputeti i zonës z. Anastas Angjeli, kryetarja e Bashkisë së Gramshit Luljeta Dollani, si dhe banorë të zonës.

Në përshëndetjen e tij drejtuar banorëve, zëvendësministri Ministri Koçi, i falënderoi ata për mikpritjen dhe mbështetjen që u kanë dhënë Forcave të Armatosura, gjatë kryerjes së punimeve për ndërtimin e urës, si dhe theksoi  se Forcat e Armatosura do të vijojnë të kontribuojnë në mbështetje të komunitetit.

Nga ana e saj kryetarja e Bashkisë së Gramshit Luljeta Dollani, falënderuar ministren e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura për kontributin e dhënë dhe punën e bërë për ndërtimin e urës të fshatit Grazhdan.

Një falënderim i veçantë për Forcat e Armatosura erdhi nga mësuesit dhe nxënësit kësaj zone, të cilët për të shkuar në shkollë u duhej të kalonin lumin në këmbë duke rrezikuar jetën e tyre dhe kur kjo gjë ishte e pamundur, ata mungonin.

Ura “bailey” në fshatin Grazhdan me gjatësi 45 m, dhe me peshëmbajtje deri në 15 ton, i shërben fshatrave të Njësisë Administrative Kukur, si dhe njëkohësisht lidh këtë njësi me Njësinë Administrative Velçan të Bashkisë Pogradec, duke i lehtësuar jetën rreth 4000 banorëve të kësaj zone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje