Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka propozuar ndalimin e mbajtjes së burkas, kudo ku është ligjërisht e mundshme.
Propozimi erdhi gjatë një mbledhjeje në partinë e saj CDU, ndërsa është pritur me duartrokitje nga kolegët e saj.
Ajo tha se: “Tek ne, rregulli është: tregoo fytyrën, ndaj mbajtja e një mbulese të plotë të saj, nuk është e pështatshme dhe duhet ndaluar.”
Sipas CDU, mbajtja e burkas duhet të ndalohet në gjykata, shkolla, universitete si edhe gjatë qarkullimit me makinë në rrugë, apo kontrolleve nga policia.
Ky propozim, ka ardhur krejt i papritur, pasi Merkel është cilësuar gjatë gjithë kësaj kohe, si politikania që hapi kufijtë e vendit për miliona refugjatë, një vit më parë. Por, disa politikanë konservatorë, e kanë quajtur një përpjeje të dëshpëruar të saj, për të siguruar një mandat të katërt në zgjedhjet e ardhshme.
Vëndi ynë ka kulturën e kubës (havan )
tani u kujtua kjo, pasi e mbushi gjermanine me barbare 2 kembesh,