Prej disa javësh Mosuli është duke përjetuar luftime të ashpra.
Ushtria irakene e ndihmuar nga kurdët dhe perëndimorët po lufton kundër ISIS.
Por ata që e vuajnë më shumë luftën padyshim janë fëmijët.
Shumë prej tyre vuajnë mungesën e ujit dhe ushqimeve.
Pavarësisht ndihmave të shumta, zija e urisë ka pllakosur mijëra fëmijë.
Fotot e përcjella nga mediat perëndimore tregojnë kushtet e këqija ku ata po jetojnë.