Statusi i Mimi Kodhelit, që tërboi grekët

9 Dhjetor 2016, 09:16Politika TEMA

Disa ditë më parë homologu grek i Mimi Kodhelit, i veshur me rroba ushtarake dhe në praninë e gjeneralëve më të lartë të ushtrisë greke paralajmëroi Shqipërinë nga pika kufitare në Molivdoskepasti se “Forcat e Armatosura të Greqisë nuk duhet të frikësohen as nga shqiptarët as nga turqit”.

Panos Kamenos deklaroi se vendi i tij nuk do të lëshojë asnjë centimetër tokë, ujë apo ajër ndaj fqinjëve.

“Jemi duke bërë një planifikim të ri të zonës, ndërsa ristrukturimi i ushtrisë do të bëhet i ditur së shpejti. Do të ketë posta të reja dhe do të forcojmë njësitë komando. Greqia nuk i frikësohet askujt dhe nuk do të lëshojmë asnjë grimcë tokë, ujë apo ajër ndaj askujt”, u shpreh Kamenos.

Reagimi i Kodhelit

Pas kësaj deklarate Ministrja Kodheli iu përgjigj homologut përmes një statusi në Facebook:

NATO u krijua për të bashkuar vendet demokratike të hemisferës veriore përballë çdo rreziku totalitar. Por sot e kam të vështirë të kuptoj pse ndonjë politikan në Ballkan vesh uniformë ushtarake dhe përpiqet të ngrejë fantazma të së shkuarës. Kanë ikur kohët e satrapëve”, shkruante znj. Kodheli. Asnjë kundërdeklaratë nga ana e ministrit grek të Mbrojtjes kundër homologes shqiptare, me gjithë deklaratën qesharake që bëri në kufi.

Por kur situata mes dy vendeve ishte në qetësi, kur tonet e politikës greke kishin rënë, madje dhe ministri i Jashtëm, Kotzias, kishte deklaruar mbështetjen e Shqipërisë në hapjen e negociatave me BE, vjen reagimi i “Agimit të Artë”, partisë neofashiste greke. Përmes gazetës “militaire.gr” dhe gazetarit grek Paris Karvunopulos, sulmohet në mënyrën më vulgare dhe më qesharake ministrja shqiptare e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Kjo gazetë e partisë ultranacionaliste greke, shkruan se Mimi Kodheli ka mbaruar shkollën në SHBA për marrëdhënie ndërkombëtare, ndërkohë që i kujtojnë sjelljen e çamëve në Luftën e Dytë Botërore. Kodheli në asnjë moment nuk ka përmendur çamët në citimin e saj në rrjetin social.

“Faktet” greke 

Për korrektesë dhe përballë fyerjeve të gazetës së “Agimit të Artë”, Ministrja Kodheli është shkolluar në UT për Financë ende pa rënë regjimi komunist, dhe në Greqi ka qenë vetëm në vitin 2002 si zv.kryetare e bashkisë së Tiranës. Pra thjeshtë në një delegacion zyrtar.

Ndërkohë që ka qenë sërish në Greqi në janar të vitit 2014 si Ministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, me ftesë të ish-ministrit grek të Mbrojtjes Dimitris Avramopulos.

Dhe në këtë vizitë dy ditore ministrja shqiptare e Mbrojtjes është takuar dhe me presidentin grek të asaj kohe Karolos Papulias si dhe me kryeministrin e atëhershëm Antonios Samaras.

Të tre personalitetet vlerësuan me tone maksimale ministren Kodheli si një kontribuuese e madhe në marrëdhëniet mes dy vendeve. Nuk mund të mendohet se tre ish-zyrtarët më të lartë të shtetit grek, të cilët kanë në dorë tërë rrjetet e informacionit në Greqi, për këdo që hyn dhe del në këtë vend, të ftojnë, të nderojnë dhe të ulen dhe të diskutojnë me një person që ka qenë në vitin 1991 një njeri i këtij niveli sikurse shkruan gazeta e partisë ekstremiste greke “Agimi i Artë” për Kodhelin.

Aq më tepër që Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, shumë aktive në misionet paqeruajtëse dhe mbrojtëse në pikat më të nxehta të globit. Vetëm kaq mund të kishin llogaritur ata që janë ulur dhe kanë nxirë letrën e gazetës greke me akuza të tilla qesharake, se si mund të ulen në një tryezë ku gjenden sekretet më të mëdha të NATO-s në këtë periudhë të trazuar, përfaqësuesit e 28 vendeve anëtare të NATO-s me një ministër me një kaluar të tillë si perifrazon “Agimi i Artë” grek me gazetën e saj.

Sulmet janë politike, janë shumë qesharake me shanse zero për t’u besuar, çka tregon shkallën e ulët me të cilën shoqëria greke përfaqësohet në politikë dhe reagimi ndaj tyre vjen për të treguar batakun ku ka rënë media dhe politika greke. Megjithatë, komshiun nuk e zgjedh dot, ai është aty, me të mirat dhe të këqijat e veta.

7 komente në “Statusi i Mimi Kodhelit, që tërboi grekët”

  1. Relax says:

    Kjo eshte Zana e maleve rona.

  2. Relax says:

    Kjo eshte Zana e maleve tona.

  3. Altin says:

    Ooo lere u terbuan fare…se aty e lane vrapin ata….si portalet tona qe cdo 10 minuta merren me thashetheme…. Gjetet nje site kot dhe e bete lajm ketu e tre dite dhe e pergjithesoni….. mbaruan hallet tona ketu dhe merremi me keto…

  4. Arben Patoku says:

    komb jevgjit dhe i ulet, pa dinjitet dhe pa te ardhme….rusia do vdese shume shpejt dhe greqira do e ndjeke nga pas….te fala janulles!

  5. titi says:

    Ti Altin nuk duhet te jesh Shqiptar por shqipfoles Ministrja e mbrojtjes eshte nje zonje qe na ka nderuar dhe na nderon vendin tone duke mbrojtur interesat kombetare Ti Altin ke nje hall te madh se je ne opozite dhe nuk je ne drejtim te shtetit ty nuk te interesojne interesat e kombit por ato te partise Prandaj te bej thirrje ty dhe atyre gazetaruceve qe mbrojne interesat e Greqise ne radhe te pare te kthjellojne trurin dhe te mrojne interesat kombetare

  6. tfgs1 analfabeti bithekir harixhi prej Anadolli says:

    Jevgjitet e Junanistanit jane dembele, genjeshtare, hajdute, manipulatore, llafazane, grindavece. Nuk ka fqinj me te peshtire dhe plehra se ata.

  7. Dielli says:

    Ok per cfare na tregoje Kodheli,po per vitet 1991 deri me 2002 perse ja lejon vetes pa tregue,apo?……Nese Kodheli do te ishte kaqe e ndershme,parlamenti nuke do te kishte ngritur nje komisjon per hetimin e korrupsionit ne bashkine e Tiranes ku Mimi ishte nenkryetare,apo sot nga Populli,USA dhe BE-ja nuke do te kerkohej nje reforme ne drejtesi,mjekesi,arsim,e ate zgjedhore,por Shqiperia do te ishte pjese se BE-se.Ne moralin e Kodhelit eshte te tregoje ku kjo zonje ka qene gjate viteve 1991 deri me 2002 qe e ka lene hije pa treguar,meqe fakultetin e ekonomise e paska mbaruar gjate rregjimit te diktatures komuniste,dhe pas kesaj te na flase per korrupsionin ne bashkin e Tiranes,si ish nenkryetare apo te qenurit ministre e mbrojtjes,ku Jo pak here eshte perfolur per korrupsion.Populli cirret ja ku eshte ujku,pra korrupsioni e krimi bashke ne te tre pushtetet,kurse Kodhelja,apo kordelja na tregon ku Jane gjurmet.Perralla me fuqine e pushteteve.Turp dhe bashkefajesi se bashku.Reforma ne drejtesi do te vertetoje se sa e ndereshme ke qene dhe mbete,por gjasat si ushtare i Edvin kristaq Rama-s,nuke besoj te japin privilegjet e nje te virgjere,packa se ke sozite tuaja vazhdojne te bejne avokatine ne medjan e shkruar apo vizive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje