Sulmi i ulët ndaj Kodhelit dhe nevoja për më shumë maturi

9 Dhjetor 2016, 10:32Blog TEMA

Nga Panajot Barka

Sulmi mediatik pa asnjë kriter moral ndaj Mimi Kodhelit është një ngjarje thellësisht e dënueshme që provokon neveri dhe të detyron minimalisht të bërtasësh me zë të fortë dhe publikisht  “MJAFT më!!”.

Për një mendje të arsyeshme dhe të ftohtë publikimi i një materiali të tillë është i dënueshëm. Sido që të jetë, përbën shpifje dhe tregon gremisjen në batak të mjedisit publik. Në aspektin civil dhe etik ky sulm poshtërues përbën një kërcënim për vlerat humane dhe për moralin e çdo shoqërie të emancipuar dhe të hapur.

Aq me tëpër është i dënueshëm për faktin se ky sulm i ulët për një person publik po përdoret nga grupe mediatike nga të dy anët për të provokuar më shumë një klimë që po mbart një temperaturë relativisht të lartë ballafaqimi. Duke mos përbërë në asnjë rast dhe për asnjë moment apo situatë argument dhe duke u nisur nga ndjeshmeria dhe vlerat femerore dhe intelektuale që imponon vet Mimi Kodheli, ky sulm, mbart rrezikun e madhe të provokimit të një orteku të pakontrolluar reagimesh e kundërreagimesh dhe të imponimit dhe mënjanimit të arsyes më të ftohtë dhe më të fortë. Pra, po kthehet në mjet për të degjeneruar faktorin shoqëror në turmë, pa lënë asfare hapësirë për të parë e menduar nëse shoqëria e ka të nevojshme një zgjidhje të tillë (gjë që normalisht është e papranueshme) apo i imponohet dhe ajo s’ ka forca për të reaguar (gjë që është tëpër e rrezikshme).

Nuk besoj se mund të gjendet ndonjë argument për të justifikuar mediat greke që u morën me këtë akt të ulët. Nuk besoj se mund të tolerohet as fakti se ato u përkasin spektrit të një ekstremi të caktuar, as fakti se gazetarët që ndërmorën këtë akt janë periferikë dhe pa peshë në mediat greke dhe në opinionin publik grek. Nuk përbën justifikim fakti se për shoqërinë greke ngjarje të tilla, të karakterit të verdhë, kalojnë pa u vënë re dhe pa i bërë kujt përshtypje dhe mbi këtë bazë injorimi i tyre arrihet nëpërmjet intiferentizmit (siç edhe u veprua). Ngjarja nuk është e rëndë edhe për faktin se përbën shpifje, (por edhe jo). Eshtë më shumë e rëndë se u gjet një mënyrë e ulët vulgare, por tepër efikase për t’u rimarrë e ricikluar në anën shqiptare për t’u bërë pjesë aktive dhe argument për të motivuar në unison mediat dhe opinionin publik shqiptar në revanshin e tyre antihelen, por edhe për të venë në pozitë qeverinë greke, e cila ka kohë që me gjithfarë formash i kërkon Tiranës uljen  e dyanshme të toneve të retorikës nacionaliste. Rezultati u dha plotësisht të drejtë!

Në anën shqiptare u manifestua në përgjithësi një zell për faktin se u erdhi në dorë një shfaqje e tillë e shëmtuar dhe e denueshme për të mbështetur dhe adresuar gjithë mllefin antigrek pa dallime dhe diferencime. (Në këtë sens mund të thuhet pa frike se autorët e njihnin ose e kishin të shkelur këtë terren.) Kështu, mediat shqiptare vrapuan për të promovuar ato pamje të renda, fyese dhe poshtëruese për një zonjë të respektuar dhe njëkohësisht deputete e ministre. Përse e bënë kur në pamje të parë tregonin “përkushtimin” absolut për ta marrë atë në mbrojtje!? Përse e bënë kur dihet se maturia dhe mençuria në raste të tilla përzgjedh heshtjen! E bënë për t’ua hedhur atë si ushqim turmës nacionaliste dhe nacionalizmit të sëmurë. Edhe pse mediat shqiptare evidentuan se bëhet fjalë për një grup të vogël mediash të krahut ekstrem dhe fare pa peshë në Greqi, në Shqipëri u fol për të gjithë mediat greke dhe shtypin grek.

Edhe pse e dihet fort mirë (dhe nga mediat shqiptare) se shoqëria greke as që vuri re një postim të tillë dhe e kaloi totalisht në heshtje dhe pa me të voglin rëndësi, në shtypin shqiptar u gjet mënyra për të evidentuar dhe identifikuar me këtë akt të ulët gjithë shoqërinë greke pa përjashtim, për të përcjellë në vijim mesazhin e gabuar dhe të paqenë se shoqëria greke ushqen një antishqiptarizëm të skajshëm, ndaj është i justifikuar antihelenizmi shqiptar.(!!)

Në këtë sens, në mediat shqiptare u vu re ngutja e pafre për të mpleksur këtë akt me qeverinë greke dhe qëndrimet politike të dyanshme të kohëve të fundit, duke treguar me këtë rast një diletantizëm profesional, ose me sakt peshën masovike që i ka kapluar ato. Akti aq i dënueshëm u përdor përpos të tjerash si një mundësi për opinionin publik shqiptar për të manifestuar faktin se Minoriteti Etnik Grek  në Shqipëri i gëzon deri në diskriminim pozitiv të drejtat e tij etnike etj.

Këto konkluzione i bën më të prekshme fakti se në një formë apo në një tjetër janë parë edhe në të kaluarën me efekte tëpër të rënda për marrëdhëniet midis dy vendeve. Po kujtoj njërin prej tyre, ndoshta të parin. Në fund të vitit 1991 një kuadër i OMONIA-s bëri një deklaratë personale në një nga gazetat lokale më të humbura të Greqisë, sikur OMONIA përpiqet për bashkimin e Vorio Epirit me Greqinë…(!!!) Gazetën, pavarësisht se ne nuk e gjetëm asnjeherë, “e gjeti” ambasada jonë në Athinë. Lajmi u përhap si rrufe në Tiranë dhe po shkaktonte termet dhe në ambasadat e huaja. Ambasada amerikane na kërkoi të distancohemi dhe distancimi u bë menjëherë në parlament, por askush nuk e besonte. Deklarata e këtij kuadri të OMONIAS, të cilën askush nuk e pa, u përdor si argument për ta përjashtuar OMONIAN nga e drejta për të qenë subjekt elektoral. Marrëdhëniet shqiptaro-greke u futen në zgrip. Ngjarjet u pasuruan me fshesat greke kundër emigrantëve të paligjshëm atëherë shqiptarë në Greqi. Erdhi dëbimi i një arkimandriti grek me argumentin se shpërndante harta irredentiste në dëm të Shqipërisë. Pasuan 6 kushtet e Micotakit, për të mbrojtur të ngjarja e Peshkopisë, arrestimet masive në minoritet, burgiosja e pesë të OMONIA-s etj.

Po të analizohet me kujdes, kohët e fundit kemi të pranishme dhe po konsumohen të gjitha elementët e asaj periudhe të largët, pavarësisht nga krahu nga vijnë, por me një dallim, se faktorët ndërvepruese dhe përmasat e tyre janë shumfishë më me peshë. Shtojmë këtu faktin se në rastin e përpjekjes denigruese nga të dy anët të Znj.Kodheli, u nënvizua më shumë realiteti ballafaques pozitë – opozitë në vend, por edhe përpjekja për të hequr qafe në emër të patriotizmit antihelen disa figura publike që guxuan të nxjerrin në pah disa probleme e të meta që e bëjnë të vuaj shoqërinë shqiptare.

Te gjitha këto së bashku pra, e kthejnë në domosdoshmëri absolute jo vetëm thirrjen publike “MJAFT më !”,  por edhe nëvojën për të venë në veprim arsyen e ftohtë dhe të matur , për të parë ato shumë gjera që i bashkon të dy popujt dhe jo ato pak që i ndajnë, për të parë të ardhmën dhe jo të shkuarën, për të parë paqën dhe jo luftën e ballafaqimin.

18 komente në “Sulmi i ulët ndaj Kodhelit dhe nevoja për më shumë maturi”

  1. Altin says:

    Sakte fare….asnje fjale me teper….

  2. Dyshi says:

    Z.Barka!
    Ke te drejt kur thua se “Ceshtja Mini” u zmadhua ketu,dhe nuk eshte se u perhap shume ne mediat greke.Do deshiroja te te beja disa pyetje.
    1-Po per emisionin tek”ERT” (televizor publik grek,me auditjence shume te madhe,sidomos nga elita dhe te arsimuarit akademik grek))qe ju paraqit publikut grek,cfare mendimi keni?A u be propagande e ndyre nga ky emision?(televizion publik Z.Barka,do te thote qe paraqet pikpamjet e qeverise ne nje lloj menyre,apo jo?)
    2-Meqense nuk qenka i dehur “minoriteti” grek nga te drejtat e shumta,ateher po te pyes une.A jane”emigrantet” shqiptar te dehur nga te drejtat qe gezojne ne nje vend te Bashkimit Evropian sidomos kur rriheh femije qe vene ne shkolle private(frondistirio),dhe rrihen nga “grek te indinjuar” (cuditerisht ne prani te policise..apo edhe policine nuk e drejton qeverria?!),apo mos ishin te dehur femijet nga te drejtat e qeverrise greke dhe nuk dinin si te qanin???
    3-Si ka mundesi qe ti si “akademik,profesor,mesues” dhe si njeri i lexuar,nuk bere namin ne rradhe te pare per femijet e rrahur???!!!
    4-Po kur ndalohen 3autobuz me njerez mu ne mes te rruges jo nga policia apo nga organet ligjevense ,por nga”grek te indinjuar”,cfare mendimi keni?Po siku te ndothte e kunderta a do i kerkoje greqise te fuste ushtrine per te mbrojtur”minoritetin”?
    Z.Barka!
    Mjaft me! me hipogrizi.
    Mjaft me! me shperfillje.(he mo se “alvanoz” jane)
    Mjaft me! he mo se shqiperia ka nevoj per voten greke ne EU,dhe mund ti perdorim si te duam shqiptaret.
    Mjaft me!
    Z.Barka.Ti ke te drejten tende te besosh dhe te ndihesh si te duash.Ti ke te drejte ti shikosh gjerat me njeanshmeri.Por kjo nuk te jep te drejten te anashkalosh hapur ndolli qe vetem ne fiset e Avganistanit mund(!) te ndodhnin…por ja qe ndodhin ne vendin tend te dashur “Greqi”.Une nuk jam nga ata qe memdojne qe ti te mos duash greqine dhe as deshiroj nje gje te tille,nuk dua qe te te duash shqiperin,sepse e dua une shume,dhe kjo mjafton aq shume sa s’ka nevoje per “disa” qe sua ndjen zemra.
    Z.Barka ti nuk je “i sakti” qe te ulesh tonet,ose nuk je Ai qe pretendon se je!
    (Qe te mos harrohen lexusit..Barka eshte personi qe ndoqi kosullin grek nga detyra sepse konsulli i dha te drejt burse vajzes se drejtorit te arsimit rrethit gjirokaster.Drejtori kishte bere nje gabim…kishte lindur bektashian.nqs,ju lexues njihni ndonje njeri qe ka kaq fuqi sa te heqi nje konsull”grek”,dhe te shkruaj per “paqe”…ju lutem te ma tregoni.)

    1. albaniafirst says:

      Kur po lexoja artikullin e zotit Barka, me linden te njejtat ide qe “dyshi” I ka shprehur aq mire. Komente te tjera jane te teperta.
      Nje gje te vetme dua te shtoj se zoti Barka me kete artikull te nisur mire, por te bitisur shume keq, ka vene shenjen e barazimit midis mediave tona dhe atyre greke. Mediat tona nuk nxisin urrejtjen per te tjeret, pasi ne traditen tone shume te lashte, ne nuk urrejme te tjeret. Kete e kemi treguar ne shekuj dhe nuk ka nevoje te perseritet me tej. Pra ne fund te te gjithave, artikull shkruesi I gjendur ne veshtiresi nga veprimet idjote te grekeve, eshte perpjekur te nxjerre fajtore te dyja palet per incidentin e fundit me ministren Kodheli. Tipike greke; gjithmone te tjeret e kane fajin. Kujtoni artikujt e mediave greke kunder Merkelit ne kulmin e krizave. Ajo akuzohej se po shtrengonte Greqine qe te mblidhte rrypat dhe askush nuk po thoshte se ishte faji I Greqise qe per dekada me rradhe kishte shpenzuar shume me teper se sa kishte mundesi.

    2. Landi says:

      Drejtori o pisqolle te kane informuar gabim…nuk ishte bektashian por ortodoks i paster…..

    3. Landi says:

      O dysh…po i ke gabim info….ai drejtori eshte ortodoks i kulluar…..

    4. Treshi says:

      O Dysh…dysh qe dysh mbete…ve bast se je dhe me syyza…ne sy dhe ne mendje…ai drejtori qe thua ti ishte ortodoks puro….

  3. Ola says:

    Greke ordinera! Te flasesh per Mimin ju vret Zoti! Derra te ndyre….

  4. Arben Patoku says:

    panajotiqir…ti je pjese e llumit te zi aziatik qe na ka marre frymen qe para krishtit……..te fala janulles.

  5. Giasou Janulatos alvanoarxidoglyftoi says:

    Si ashtu e si keshtu mbetesh nje bithekirë hipokrit vre qirie Barkas…..

  6. keqardhje per komshiun says:

    Barks, mos u mallengje kaqe shume. Te garantoj se dhe ne Shqiperi pervec atyre qe pahuhen per te llapur simbas porosise se pronareve, populli as nuk e cau b………per ate qe eshte shkruar ne medjat Greke dhe Jo se nuk ka respekt per zonjen e nderuar Mimi Kodheli por per ate se Jane mesuar me sharje te tilla te ulta gjate gjithe histories nga fqinji jugor
    Do te ishte cudi po te degjonim nje fjale te mire. Fisnikerine nuk mund ta kerkosh aty ku nuk ka egzistuar kure

  7. safo says:

    Sado qe jetoj ne Greqi, tani e morra vesh nga mediat Barka se na qenka ofenduar Kodheli nga dikush ne Greqi. Ne fakt ne Greqi ne pergjithesi askush nuk merret me sitet e qarqeve ekstremiste, askush nuk i lexon ato pervec atyre qe i kane krijuar. Por mesa duket i lexon dikush me zell ne median shqiptare, i amplifikon dhe u a ben te ditur shqiptareve te etur per anti-greqizem . Barka, si njohes i mire i realitetit shqiptar dhe grek jep shpjegimin e tij objektiv, qe eshte i qarte per kedo qe nuk vuan nga virusi i nacionalizmit.
    Tema ze nje vend special ne kete amplifikim; ne saje te tolerances qe i ben lumpen-diskutanteve, ata per dite fyejne Kryepeshkopin e kishes orthodokse te Shqiperise, etja e tyre e pashur kunder grekeve gjen paqetim ne faqet e kesaj gazete, fjalori i tyre rrugac ndyn ekranet e kopjutereva tane per dite. A nuk ka valle ndonje ligj qe tju thote mjaft ketyre personave?
    Sidoqofte asnje minister ne Greqi nuk merret me me the e te thashe, kurse ne Shqiperi eshte e modes, madje deri edhe kryeministri shprehet per lavdine e perjeteshme te shqiptareve qe “shpetuan Acropolin”.

    1. undefined says:

      Ik ore legen shko laj ndonje hale ate bej ti dhe mos bej “analistin” ketu qelbesh era Janulle km larg llum

    2. Janullatos pisoglentis says:

      Sa bithekira ka si ty o Safo…., aq te mira qençin

  8. Aleko says:

    Thjesht justifikim per cdo ndyresire qe dalin nga goja cdo dite e cdo nate jo vetem nga ekstremistet se me ate pune ushqehen por edhe me nga zyrat e grekerve modern evropian sic I ka qefi ti klaasifikoje greket zzzzzzzzz. Mero..Greket jane totalisht te manipuluar dhe mendje shplare me perrallat e vorioepirit dhe greqise se madhe per dekada te tera qysh kur me kontributin vendimtare te shqipetareve arvanitas dhe Bavarise formuan kombin e ri grek dhe menjehere Megalidhene.Qe ahere filloi dhe shplarja e trurit grek dhe ne krye te kesaj shplarje massive kane qene te gjitha institucionet qeveritare dhe relixhiose te greqise.ne fakt per kete gje duhen vlersuar greket sepse kombi I ri nenekupton nje bashkesi shqipetaro greke , qe coi ne humbjen e indetitetit te shqipetareve te vjeter ne kete vend, kurse ne Shqipetaret nuk qeme te zote te bejme te njejten gje me minoritaret grek ne gjirokaster dhe delvine.Ata jo vetem nuk thone jemi shqipetare sic hiqen arvanitasit ne greqi por perkundrazi per dite e me shume krenohen me prejardhjrn dhe per dite rrisin kerkesa te reja per te drejta qe ata I kane me shume se kushdo minoritet tjeter ne Ballkan.Ne kete situate dolen me vone dhe grekofonet sidomos ne himare qe aq shume edhe per ta shqetsohet nena njerke e greqise.Keshtu eshte kur gjen shesh ben pershesh dhe per dite do dalin barkat me shoke si kepurdhe pas shiut te tallen me vendin qe I ushqen , I rriti , arsimoi , I beri dhe ministra , pa asnje lloj diskriminimi qe aq shume e ka perzemer , kombi I ri greqise se lashte…

    1. Berti says:

      Po…ja lexo keto rreshtat e tu dhe kupton sesa te lire ndihen…. ti fiton ose humbet nje ndeshje sporti me nje ekip kombetar Portugaline ose dike tjeter dhe fill pas saj shkojne grupet ne fshatin Dervician dhe shkaterrojne gjithcka gjejne perpara me makina etj…. Bukur fare….

  9. arben says:

    Jeni epr te ardhur keq o zoti Barka kur ju i fryni zjarrit ,ju minoritaret greke ne shqiperi .Greqia eshte nje vend super nacionalist qe beson se vetem ata kane te drejte .Neper te gjitha kanalet greke po flitet vetem per te drejtat tuaja te mohuara .Ju si grup i omonias duhet te dilni ne tv greke dhe te sqaroni greket se cfare te drejte nuk ju japin shqiptaret .Behuni njehere si burrat i dilni flisni a keni shkolla ne gjuhen tuaj,??
    A keni kisha ne zonat tuaja ??A keni nepunes civile te paguar nga shteti shqiptar .Anuk ishit ministra shume prej jush ne keto 25 vjet demokraci???
    Dilni e nxirreni koken e thoni te verteten ,kerkoni ato qe ju takojne ,dhe ne shqiptaret do te jemi me ju

  10. Treviso says:

    Zoti Barka, te uroj shendet, por kete shendet nuk duhet ta shfrytezosh per te ndihmuar politikanet greke te semure nga trute. Politikanet greke duhet te punojne shume, per te miren e popullit te tije dhe jo te hedhin shashka tymuse, per ta çorjentuarme shume se çeshte çorjentuarnga kriza.

  11. Kola says:

    Opinione te tille jane te trishtueshem, jo per mesazhet qe percjellin, por per faktin se kush i percjell. Ata qe kane mision te ndikojne sado pak ne shuarjen e kesaj fryme militare, sic eshte zoti Barka me lidhje te forta ne te dy shtetet, fatkeqesisht bejne te kunderten. Mjerim per cdo intelektual qe bie ne te tille mercenarizem. Sa per te tjerat, s’kane asnje rendesi, pasi tashme dihet mire kush i thote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje