POLEMIKA/ Zgaqёr tё pёrbuzshёm, Shqypnia ju volli…

7 Dhjetor 2016, 15:21Blog TEMA

Nga Prof. Skënder Gjoni

Si një kafshatë që të ngelet në fyt e që s’kapërdihet më ka ngelur në mëndje e s’më shqitet një shkrim i F.Lubonjës ku ai hedh mendimin e helmuar për të shpallur “persona non grata” ambasadorin e SHBA-së në Tiranë. Roli i SHBA-së në 100 vitet e fundit të Shqipërisë është një temë më vete që po e përgjithësoj me pak fjalë. Sikur SHBA të mos egzistonte e tillë siç është, Fatosi ynë sot do ishte në burgun e Spaçit, në përmbushjen e riburgimit të 3-të apo të 4-ët dhe personalisht autori i këtyre radhëve në vend që të shkruante këto rrjeshta do konspektonte akoma veprat e sh.Enver, të sh.Ramiz ose do duartrokiste shokun Sali në mitingje ku elektrizonte masat duke dredhur dy gishtat e fitores me intensitet të fortë epileptik. Jo më kot zotërinj intuita popullore shqiptare e don Amerikën dhe sa më shumë të kulturohet në të ardhmen aq ma shumë do ta duan atë. Një ndër vetitë e mira të shqiptarëve është mirënjohja dhe urrejtja e përbuzja ndaj mosmirënjohjes.

Në mjekësi kemi një provë test që quhet “Mantu” për të kuptuar nëse pacienti është ose jo i infektuar nga mikrobet e tuberkulozit. Kam bindjen e plotë se egziston një lloj prove e ngjashme si mantuja në fjalë për të provuar atdhetarizmin apo patritotizmin e gjithëkujt. Kur ne dëgjojmë hymnin tonë të flamurit (personalisht edhe nga bisedat me shumë miq) reaksioni i parë është një dëshirë instiktive, për t’u ngritur në këmbë e për të mbajtur qëndrim serioz me përqëndrim maksimal. Për çdo popull Hymni kombëtar është pjesë përbërëse e qënies së tij biologjike e sociale. Ne shqiptarët kemi një përparësi sepse kemi dhe një hymn pararendës, “Për Mëmëdhenë” që frymëzoi një epokë të tërë të Rilindjes. Që t’i kthehem Lubonjës, ky birçja, është i pari dhe i fundit, i vetmi në jetën time të gjatë që të kem dëgjuar të thotë publikisht pa i bër syri tërr që “HYMNI I FLAMURIT NUK ME NGJALL KURRFARЁ EMOCIONI.” Pyes veten – nga e ka burimin kjo lloj sjellje prej biçimsëzi? Hymni kombëtar është edukatë, kulturë qytetare që konsolidohet me rritjen në moshë. Hymni, muzika e tij është njëfarë (gjithashtu) ideologjie që merret fillimisht sëbashku me edukatën e hershme familjare.

Gjuhën e mëson kryesisht nga nëna, kurse sjelljet, parimet botkuptimet shkallë shkallë i marrim nga babai. Te Fatosi shikohet të manifestohen të gjitha lëkundjet, kërcimet instiktive, çfaqjet negative të të atit. Babai i tij Todi Lubonja në kohën e luftës ka qenë shumë i egër. Nuk jam për atë që të flitet keq për të vdekurit, por e vërteta më detyron. Partizan, e si anëtar i Divizionit të Mbrojtjes së popullit (Forcat e Ndjekjes kundër reaksionit në Veri të Shqipërisë) kam qenë vetë dëshmitar fizik okular kur në rrethinat e fshatit Qelëz (Pukë) ishim të ulur në oborrin e një kishe të vogël. Po pastronim armët dhe përpara nesh pak a shumë 50 metra më tutje kishim një grup fshatarësh 12-13 veta të arrestuar demek se ishin me Ballin.

Sëbashku me mua duke pastruar armët ishin edhe S.Koçibelli, Dh.Gjoni e T.Grëmi njerëz jashtëzakonisht të paqmë e të matur në arsyetim megjithë moshën shumë të re. Me Miti Gjonin kishim luftuar dhe në Jugosllavi. Nja 10 metra më tutje nesh ishte Todi Lubonja dhe luftëtarët e tjerë të skuadrës. Në një moment krejt spontan, në mënyrë krejt papritur Todi me rrëmbim, pa asnjë shkak apo provokim, iu afrua grupit të fshatarve të arrestuar të ulur në tokë dhe për disa sekonda i griu të gjithë me automatikun e tij gjerman të kalibrit 9 mm. Pa gjyq, pa fakte, pa shpjegime, me demek nga një revoltë e brendshme që i erdhi krejt papritur, (ai vetë kështu e bënte interpretimin e momentit vrastar më pas) e rrëmbeu instikti i vrasësit dhe në momente krejt të qeta bëri një veprim të pa justifikuar, sikur të ishte në llogore me shokë të përgjakur e përpara të kishte gjermanë.

Kjo ngjarje më ka ngelur në mëndje, tepër tronditëse sikur ta kisha parë dje. Ishim të rinj me ideale patriotike e një ngjarje e tillë na la gjurmë të pashlyera, na bëri të mendohemi thellë për këtë veprim i cili mbeti i pa ndëshkuar nga komanda eprore. Gradimi nuk i vonoi. Më mbrapa kur T. Lubonja u bë personalitet partiak, shpesh e kujtonim këtë ngjarje mes nesh dhe kur e shikonim që shëtiste qetë qetë në Bulevard na çudiste me transformim e tij nga një njeri impulsiv i egër në një partiak burokrat liberal, i veshur shik, gjithnjë i pastër, i rruar e me borsalinë në kokë, pra nga një ekstrem sjelljeje në tjetër. Besoj se kaq mjafton, mbasi kemi si objekt analize Fatosin e jo të atin, për të cilin në memorjen time ruaj disa ndodhi të hidhura.

Heroi ynë Lubonja e ka gjetur veten jashtëzakonisht mirë në emisionin “Opinion” ku me paturpësi kundërshton gjithnjë dhe kudo. Debaton nga emisioni në emision, gjithnjë i pranishëm kalon mbrëmjet në Opinion nga një grup diskutantësh në tjetrin e radhës. Mendoj se këtë e thërrasin sa në një grup debatuesish te grupi tjetër vetëm për të ndezur debat nga njëra mbrëmje në tjetrën si puna e asaj mbajtëses së piperit që gjatë një dreke e kalojnë dorë më dorë. Vetëm me një ndryshim që mbajtësja në vend të piperit ka brenda kokrriza helmi herë të bluar trashë e herë të bluar hollë.

Me këtë rast e përgëzoj Dr.Isuf Kalon për artikullin e tij të shkruar me nivel intelektual të arrirë ku e quan F.Lubonjën “kastravec”. T’i thuash dikujt në Shqipëri “kastravec” është paksa sharje me përmbajtje llastimi. Ndryshe është t’i thuash armik i Shqipërisë ose t’i thuash po bën politikën e sllavit.

Janë pikërisht serbët, sllavët ma të interesuarit që Shqipëria të shkëputet, të prishet me SHBA, të ngelet e vetme, e pa mbrojtur si përpara sesa Amerika ta merrte në NATO. Agjentura e tyre sigurisht do jetë aktivizuar në maksimum për ta bërë protestën nga antikimike në antiamerikane. Industria e fuqishme e UDB-së këta lloj tipash i ka si lëndën e parë më të zgjedhur për të arritur produktin e saj.

Dy herë në këto 23 vjet post diktaturë shërbimet inteligjente të huaja të komshinjve verior janë përpjekur që të armiqësojnë shqiptarët me Amerikën. Një herë në vitin 1997 kur me skemat dhe makinacionet e tyre të fshehta arritën të krijojnë alibinë e një komploti amerikan që po shkatërronte “parajsën shqiptare” dhe kohët e fundit me protestat antiamerikane kundër planit amerikan për shkatërrimin vrastar të armëve kimike siriane. Herën e parë përdorën S.Berishën e B.Gazideden ndërsa tani S.Berishën, L.Bashën dhe F.Lubonjën. Si demagog argumentues F.Lubonja shërbeu si masha ideologjike e S.Berishës. Populli e gjykon njeriun për atë çka thotë ose për atë që bën. F.Lubonja është modeli i një anarkisti shkatërrues të kohës së Rusisë së viteve 1905-1910 që u konfiguruan te modeli Trocki e të tjerë. Është i tillë që po t’i lësh dorë të lirë përmbys gjithçka pa llogaritur pasojat, mjaft të kënaq ndjenjat e tij destruktive. Atij vetë ky përcaktim mund t’i duket si një mburrje, por kjo përbën realisht dramën dhe fatkeqësinë e jetës së tij.

Ky bukëshkalizëm i shokut Fatos, kjo çfaqje e tillë armiqësore me këtë sugjerim ekstrem duhet të kishte indinjuar shumë kritikë dhe analistë. Sidomos prisja reagimin e analistit inteligjent z.Mero Baze, mendja dhe pena super produktive e të cilit na ushqen me ide sqaruese e demaskuese për regjimin e antidemokratit S.Berisha. Por e prisja edhe nga analistë të tjerë për të cilët kam respekt të madh si A.Stefani, A.Thano, Sh.Nazarko, L.Vangjeli, M.Nano e ata nuk thanë asnjë fjalë, si ta kuptojmë këtë? E rastësishme? Mund të konsiderohet Lubonja budalla ekscentrik? Apo kanë frikë nga pafytyrësia e tij. A më jep njeri përgjigje apo F.Lubonja ka ngelur një anakronik i helmët kronik?

Në këto momente më kujtohet një vjershë e Dom Ndre Mjedës për Ballaban Pashën shqiptar në shërbim të Sulltanit. Mjeda i drejtohet kështu: “Zgaq i përbuzshëm, Ty Shqipnia të volli”.

Atmosfera e protestës kundër armëve kimike evidentoi qartë, Berishën, Bashën dhe F.Lubonjën. Ishte ky i fundit që volli ekstremin, propozimin për të përzënë ambasadorin amerikan. Akt ky që do të mbetet momenti më i turpshëm politik në arkivin e historisë post komuniste të Shqipërisë.

Kam studjuar me kujdes çfarë është shkruar e të pashkruar për proserbizmin dhe qëndrimin antishqiptar të Sali Berishës. Sigurisht që disa shqiptarëve ndoshta ju duket pak si përrallë me mbret që Sali Berisha është spiun serb mbasi, gruaja qënka serbe me kushërinj të UDB-së, Fazlliqra etj. Naiviteti ynë politik është plotësisht i justifikuar. Shërbimet inteligjente janë shumë e shumë më të sakta e të sofistikuara sesa e mendon një njeri i zakonshëm. Janë pikërisht këto shërbime që i kanë fituar luftërat. Ushtari, artileria, topat, katjushat vijnë më mbrapa. Për të gjitha këto shërbime shtetet kanë buxhete kolosale. Shqipëria është e mbytur nga këto shërbime antishqiptare. Asht për t’u çuditur që në të gjitha shtetet demokratike motra të lindjes europiane spiunët rusë janë demaskuar. Më pak se kudo në Bullgari. Në Shqipëri, asnjë!!

Protestën personalisht fillimisht e pashë pozitive. Më në fund u bë një hop vendimtar në fillimin e demokracisë dhe fundin e komunizmit pseudodemokratik. Këtë kuadër e ndyu sugjerimi për largimin e “të padëshiruarit” Aleksandër Arvizu, sikur ky të na kish qenë jo ambasador i SHBA-së!

O njerëz të mirë e të thjeshtë! Ambasadori amerikan nuk është aty për të nxitur një luftë civile. Këtu jemi në Europë. Mos të bëhemi naiv.

Është për t’u vlerësuar e kuptuar se të qënurit ambasador i Amerikës në Shqipëri është shumë e vështirë. Jemi vetë shqiptarë e jo rrallë ngatërrohemi në konkluzione sidomos Berisha ka degraduar në një masë të konsiderueshme arsyetimin politik ashtu si ka degraduar Shqipërinë, ekonominë, shoqërinë, natyrën shqiptare dhe gjithçka materiale sado pak pozitive të krijuar me punën me 2-3 turne të puntorëve e fshatarëve nga ana e dy gjeneratave në 40-45 vjet komunizëm. Arvizu kuptohet mirë e qartë siç u shpreh vetë me emocion largohet me besimin që ka bërë një punë të mirë. Berisha, Basha e gjithë banda negative të politikës shqiptare të mos shpresojnë se ambasadori i ri do e nisë nga fillimi. Sigurisht ai do bëjë “sikur” po e fillon, por letrat e djegura janë si letra e djegur. Ajo nuk bëhet as letër më tepër e as e bardhë. “Zgaqër të përbuzshëm, Ju Shqypnia ju volli”.

21 komente në “POLEMIKA/ Zgaqёr tё pёrbuzshёm, Shqypnia ju volli…”

  1. kusari i fshatit says:

    he me mos ja fut pordhes se hymni kombtar shqiptar esht hymni I tradhtarit.
    a nuk I kendohet tradhtarit me ze ne kup te qiellit?

    1. bekimi says:

      Kusari i Fatos kastravecit….nje psikopat i rendomte…qe i japim rendesi …nga mbiemri ! Gjithsesi kastravec

  2. A says:

    Ky bicim fatosi padyshim eshte I lidhur me sherbimet serbe.Nderlidhsi mund te jete Berisha.Ky rob zoti ka hedhur poshte me perbuzje cdo trashegimni te vyer shqipetare dhe te gjithe heronjet udheheqesit dhe figura te shquarashqipetare perfshi dhe Skenderbeun qe udhehoqen luftrat e shqipetareve per liri dhe pavaresi, dhe progress madje edhe vete popullin shqipetare mese njehere e quan popull mercenare.Me fjale te tjera ky urren ,perbuz dhe perpiqet te poshteroje cdo gje shqipetare e mire apo e keqe qofte. me fjale te tjera per fatosin duhet bere pyetje jo cfare apo ke urren por cfare dhe a gjendet kush qe nuk urren per cdo gje shqipetare.Shikoni edhe kadarene nuk e le rehat!..Misioni I tij ,per mendimin tim eshte teper I rrezikshem dhe ka ardhe kohe qe ku rrufjan duhet te neutralizohet..Cuditerisht kunder ketij kalorsi serb jo vetem njerzit e shquar te letrave ,por ne teresi shoqeria shqipetare reagon shume vaket kunder ketij bicimi qe edhe nje humameno e shikon cfare perfaqeson , ne sherbim te kujt eshte dhe cfare mbron..

  3. shvejk says:

    Kusari i fshatit : Hiqe germen e dyte dhe te trete te emrit , dhe do shfaqet emri yt i vertete.

  4. alb sapun says:

    kurse mua zoti profesor me tridhen koqet kur degjoje himnin shqiptare te shkruar nga rumunet,kurse kur shikoj flamurin shqiptar i vjedhur nga flamuri bizantin me verbohen syte dhe them me vete ka ndonje gje reale ne kete vend apo gjithcka eshte e sajuar,kane nje proverb greket per shqiptaret kur e pyesin se cili eshte keku (embelsire)me i mire qe mund te na paraqesni shqiptari i pergjigjet se eshte ai i juaji pasi receten nga ju e vodhem

    1. sara says:

      O rrote, bizanti ka egzistuar qe nga viti 1054 dhe Skenderbeu kishte flamurin e bziantit 400 vjet me vone dhe jo e anasjellta.

  5. Emigrant i Thinjur says:

    Kjo race si e atit dhe te birit te poshter Lubovceve kane e vegjetuar dhe helmuar shqiptaret dhe shqiptarizmen, Keta parzit kane levizur nga fryne era ne histori kur flitet per antishqiptarizem. Fatos Lubonja eshte perkrahe te gjitha rymave qe vertiten ne Ballkan per te denigruar cdo gje qe eshte pozitive per Shqiperine dhe shqiptaret mbasi rezulton se vetem shqiptare nuk eshte kjo race.

  6. Endri says:

    Kam patur fatin te pije nje kafe me nje grup analistesh te nderuar dhe nder te tjera kur dikush ben pyetjen “Po ku i gjejne leket mer burr” nuk eshte me per tu marre me seriozitet. Lereni te llomotise me veten.

  7. Tartufi says:

    Fosilija mbeturina e degjenerimit komunist dhe i quajtur prefesor, Skenderi,, na kujton krimet e bashipozukerise
    komuniste te dale neper male ,me idale te medhaja??? Bashipozuku komunist Skender,haron ,qe kriminelet nuk kane ideale
    por vetem krime per te ardhur ne krye te shoqerise.Bashipozuku prefesor pasi vegjetoje me vite te tera ne mes te shoqerise
    kriminele,duke mos i thene kurre ketij populli ,per krimet e bena,ku ky bashipozuk ka qene deshmitare balle per balle me
    me krimin e bene tek njerz te pafajshem shqiptar,tani per tju kundervene djalit te kriminelit Todi na tregon historine e krimit
    te nje bashipozuku komunist tjeter Todi.Bashipozuku komunist Skender haron,qe te besh polemika dhe te denancoshe ate
    qe ka fshehur per 40 vjet rresht,kjo do te thote,qe ti je pjese e ketij krimi.Krimineli nuk ka shume vlera kur denancon krimin
    por me shume denancon veten si pjestar i krimit. Nje kriminel qe ka fshehur krimin e kriminelit Todi,nuk ka vlera ti kundervhet djalit te Todit,qe nuk ka bene as nje krim karshi ketij populli. Bashipozuku prefesor shqiptaret nuk jane me
    ne vitet 1950.

  8. landi says:

    Ne Puke balliste? Si e pamundur…Ky profesori, cuditerisht vetem kunder PD, ka te drejte te thote c’te doje per Lubonjen, por ta bashkoje me Berishen, kjo nuk i lejohet. Duket qe per cdo gje fajin e ka Berisha!

  9. Kusari i qytetit says:

    Me ate qe lexova nen pseudonimin “kusari i fshatit” desha ta sugjeroja qe me siguri duhet te jete “hajduti i pulave te fshatit”.Cfare llogjike !!!!..

  10. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Te merresh sot me Lubonjen, eshte kohe e humbur. Eshte nje “fosile”,qe me kujton peshkun e plakut Santiago, tek novela e Hemingueit “Plaku dhe deti” . Te vjen per te vjelle, kur degjon fjalet e para te tij. Eshte njeriu me intrigant, qe kam degjuar ndonjehere, nje armik i “thekur”per gjithe shqipfolesit, por,duke lexuar komentet, verej se nuk qenka i vetem !!!( Autori i hymnit kombetar,Aleks Stavre Drenova, pra Asdreni, qena rumun.) !!!Sipas kesaj logjike, edhe L. Basha eshte hollandez Respekt per Ju dhe shkrimin Tuaj, prof. Skenderi

  11. Strong says:

    Lubonjat???? Nje i mencur thote: Njeriut shihi fytyren dhe priti menxyren. Fytyra pasqyron shpirtin, jo nga forma por nga esenca qe fsheh brenda; “miresia” apo “ligesia” pasqyrohen ne te. Vecanerisht syte, nese njeriu nuk e ngre kurre shikimin, eshte i fshehte dhe plot ligesi. (Nuk nisem vetem nga fotoja e mesiperme).

  12. fillosofi says:

    Shkrim i nje niveli super te ulet, ashtu sikurse shkruajne te gjithe te ashtuquajturit profesore ne shqiperi,profesoret e vertete shkruajne per IDE dhe jo te merren me thashetheme kafenesh,cudi si nuk ka marr titullin doc ,prof, tek Henri Qili ky Neri.Aty ka probleme zhvillimi mendor jane te gjithe shaban nore.

  13. partizan pa parti says:

    Pse nuk shpjegon dikush se kush I paguan keta zagare kur dihet se Ata dine vetem te vjellin vrer. Kete Lubonjen e jam njohur qysh ne fakultet dhe nuk kishte djale me te piste ne karakter. Merhum Enveri ner 1000 te keqija rastesisht bente dhe ndonje te mire duke pastruar me soj e sorollop pisa SI Todi dhe pjella e tij

  14. perivolo says:

    F. L. ka probleme te vecanta dhe shume te renda,kjo eshte me se e qarte.Probleme te tilla nuk do deshiroja te kishte as armiku im me i keq.
    Nga ana tjeter keto probleme torturojne kryesisht veten e tij,ndersa shoqeria mund te themi se perfiton nga keta tipa pasi kane kurajon(ose cmendurine) te tregojne disa te verteta qe te tjeret nuk munden.
    Nje fjale e urte thote nga i vogli dhe i cmenduri meson te verteten!
    Nuk e kuptoj pse sulmohet kaq ashper,tipi i tij eshte i domosdoshem dhe i dobishem ne cdo shoqeri per debat publik.
    Jam i sigurte se mungesa e tij do ishte e ndjeshme nga debati publik.

  15. Emigranti says:

    Profesore GJoni, mundete te kishite shkrare akoma me gjate, per kete palaco panairi, qe ne vende ti thote njemije here faleminderite SHBA, ha m..t dhe arone qe po, te mose ishte Amerika, doshta SHqiperia, sdote ekzistonte si shtet. Ky sharlatane, vetem nje gje di te beje mire, Te shantazhoi, te shpifi e ngateroi, te bardhen me te zezen. Te bredhe pase shoqatave, per te lepireonje kocke. Ne vende qe Spai, ti kishe sherbyer per te vene mende, i paska sherbyer per te lene, deri sa e ka kethyer ne llapaqen, qe lehe kure duhet e kure sduhet. Po shyqure, qe shqiptaret e njohin dhe sja vare njeri, vece shtone te pakenaqurite dhe ata qe e urene.

  16. vang says:

    Fatos Lubonja;.Sikur te harroja c’fare shkruan artikulli me lart per te,vetem qendrimi ndaj vepres se Kadarese e perben Fatos Lubonjen nje monster te gjalle.Epitetin ”mohues” e ka shume pak.Ai eshte i peshtire.AI eshte kundra cdo norme qe perben nje njeri te qenit patriot dhe dashamir.Gazetaret qe e ftojne kaq shume per te mbajtur gjalle ”debatin”,ta mendojne me mire para se ta ftojne sepse shume here do mendonim se edhe vete ata jane si ai.Fatos Lubonja duhet nenvleftsuar nga shtypi dhe media televizive,sinje e keqe e shoqerise shqiptare.Ai nuk ka qofte edhe nje ”qelize” shqiptare.

  17. xx says:

    Ore ”ALB SAPUN” INJORANTI.Flamuri shqiptar nuk eshte maree nga Bizanti.Mesoje qe,Bizanti zhgaben e mori nga nje flamur i vjetr Armen.Flamur te verdhe me zhgabe ,krejte ndryshe nga zhgaba e flamurit shqiptar , ka edhe kisha greke.Futu ne internet ta mesosh me mire pastaj fol per dridheshmerine e organeve te tua gjenitale.Kjo e fundit tregon se ngjan me Lubonjen.Sic e thote dhe artikull shkruesi,ne kemi nje kenge shume te bukur ”Per memedhene” qe do mund te sherbente shume mire per hymn.Por nuk eshte ajo esenca se duhet apo jo ta duash nje hymn.Te atilla ishin kushtet por teksti more vic eshte i ASDRENIT.A e ke ndigjuar ndonje here kete emer ape truri yt eshte i spostuar atje ku dridhesh.

  18. fakti says:

    kujtoj qendrimin qe mbajti F Lubonja kur sapo plasi skandali i dhurimit te detit Greqis nga S Berisha e Luli ,sme hiqet nga mendja se si u shpreh ne nje debat TV ku ishte ftuar: ……he mo sa te madhe qe e beni per ca metra det e per ca arka peshk qe do na perfitokan grekerit nga kjo marveshje ….! keshtu u shpre ky moster qe gjen teren te shprehet ne mediat shqiptare !
    kane kaluar vite tashme e nuk me kujtohet sakte data kur u transmetua ne tv ,por jam i sigurt qe ishte ne tv Klan ne emisionin Opinion.
    Ju lutem lexuesve apo moderatorve te gazetes Tema nese munden ta gjejne e ta shohin te gjithe se sa i pacip tregohet ky per Shqiperin .

  19. Aleko says:

    Per mua ky spiun nuk duhet te nenevleftesohet sepse nuk eshte ashtu I rendomte sic shprehen disa ,por ka aftesi madje shume kur pa problem edhe te bardhen mund ta beje te zeze.Ky ka denigruar si askush vete historin e shqipetareve ,fyen cdokend, qe ka rastin te flas mjafton te jete shqipetare,pa dallim,: hero kombetare apo njeri I letrave ,gjithfare njerzishte shquar qe luftuan me pune, pushke dhe pene per progresin e ketij vendi , flet dhe perbuz cdokend ,politikane ,shkrimtare artiste ,kengetare e muzikante, te vdekur dhe te gjalle , perbuz dhe injoron rezistencen dhe luftrat per liri te shqipetareve.A nuk eshte e mjaftushme kejo per te kuptuar se ky po perpiqet te cenoje vete themelet mbi te cilat ky komb I sakatuar jo per faj te tij vazhdon te qendroje ende ne kembe?..Aherenderkohe kurre seshte degjuar qofte dhe njehere te vetme te flas per krimet masakrat dhe genocidet qe fqinjet bene ndershekuj ndaj shqipetareve, te beje nje analize serjoze per coptimin e shqiperise duke e lene kete vend ne minorance , te pafuqishem, dhe paburime te mjaftushme ekonomike per te bere progress dhe per te amortizuar goditjet vdekjeprurese serbo greke.Ahere pse u dashka ky ti merret mendim percdo gje e kurdohere ne kanale te shumte televiziv , kur ato qe do thote tashme dihen ,I dine dhe ata qe e pyesin..sepse nje takem jane ,nje model dhe nje fytyre por pak ne hije…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje