Policia e Shtetit dhe Forcat Special Renea kanë nisur një operacion për arrestimin e Klement Balilit, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Report TV mëson se ne operacion janë angazhuar rreth 200 efektivë të policisë së shtetit.
Mësohet se policia ka kryer kontrolle në shtëpinë e Klement Balilit dhe bizneset e tij, por deri më tani nuk ka rënë në gjurmët e tij.
Operacioni është shtrirë edhe në Delvinë, ku Balili ka disa prona të tij.
Mësohet se autokolona e makinave të policisë ka zbarkuar në qytetin e Sarandës në orët e para të mëngjesit, ndërkohë operacioni do të vijojë përgjatë gjatë gjithë ditës.
Ndërkohë Report TV mëson se sipas sistemit Tims, Balili nuk e ka kaluar kufirin dhe dyshohet se ai është i fshehur brenda vendit tonë.
Pak ditë më parë nga Greqia ka mbërrritur në Ministrinë e Drejtësisë në Tiranë një dosje prej 10 mijë faqesh për Klement Balilin, i cili në vendin fqinj akuzohet për trafik ndërkombëtar drogë, dhe etiketohet si “Eskobari I Ballkanit”.
Sakaq Ministria e Drejtësisë dosjen e Balilit e ka referuar në Prokurori.
Hahaha qenka operacion sekret. Une ti dhe “Zeri i Popullit” i thoshin dikur.
Ky nuk mund te quhet aksion per kapjen e Balilit,por shfaqje teatrale e policise se shtetit.
Per te kapur nje te kerkuar operacioni duhet te jete i fshehte dhe jo te nisen autokollonat dhe ta raportojne mediat,eshte sikur ta lajmeroni te ike dhe te fshihet.
Klement Balili eshte i lidhur me strukturat qeverisese,dhe ky nuk eshte as faji i Lulit dhe as i Berishes,ata kane faje te tjera.