Larry Smith ishte një punonjës policie gjer në vitin 1999, kur u diagnostikua me Parkinson, ç’ka e detyroi të largohej nga puna.
Me kalimin e viteve, gjendja e tij u përkeqësua aq shumë, sa ai e kishte të pamundur edhe të ecte, apo të fliste normalisht. Atij, iu desh të shihte se si po humbiste gjithçka, çdo ditë gjatë këtyre 20 viteve.
Smith provoi disa trajtime, por asnjë prej tyre nuk i bëri efekt, ndërsa kostoja e mjekimeve arrinte gjer në 3 000 dollarë.
Ndërkaq, së fundi, ai publikoi në profilin e tij në Facebook, një mini-dokumentar, i cili tregon për udhëtimin e tij drejt San Diego-s, për të provuar trajtimin me anë të marijuanës mjekësore.
Ai provon nëpërmjet një miku të tij, një pikë vaj kanabisi. Në momentet e para, gjërat duket se nisin të përkeqësohen, por vetëm dy minuta më pas, Larry arrin të fitojë kontrollin mbi trupin e tij, për herë të parë pas 20 vitesh, ndërsa gjithçka i kushtoi vetëm 40 dollarë.
Video e tij është shpërndarë në të gjitha rrjetet sociale, si pjesë e fushatës për legalizimin e marijuanës mjekësore, për shkak të potencialit të saj kurues.
Marijuana formonë tumorin në sistemin nervor. Për ata që janë në fazën terminal, kanë synim ta shtyjë si morfin.
Une vazhdimisht kam komentuar per efektet dobiprurese te vajit te kanabisit kety tek Tema, por per aresye te pakuptueshme komentet e mija jane censuruar. Une jam nje shkencetar qe jetoj jashte dhe qe kam lexuar shume artikuj shkencore mbi efektet e dobishme te vajit te kanabisit (jo te tymosjes se bimes) mbi shume semundje si epilepsia, Parkinson, semundja e Alzheimerit, semundja e Hungtington, Skleroza e gjeneralizuar, semundja bipolare, Skizofrenia, tumore ose kancere te llojeve te ndryshme, diabet, obezitet, pagjumesia, ankthi, dhe shume e shume semundje te tjera. Vete organizmi i njeriut ka dy lloje receptoresh (proteina qe lidhin kanabinoidet qe prodhohen nga vete trupi i njeriut): njeri receptor eshte ne qelizat e trurit (por edhe ne disa organe te tjera) dhe tjetri ne qelizat imune. Pa qene nevoja te hyj ne detaje shkencore kanabinoidi mjekesor po perdoret tani gjeresisht ne Amerike, Kanada, Australi, Izrael, dhe disa vende Europiane. Nderkohe eshte per te ardhur keq qe kjo bime e perdorur per mijera vjet per kurime eshte vilifikuar (djallezuar) nga njerez injorante qe barazojne drogat sintetike so kokaina apo heroina e shume te tjera me perdorimine vajit natyral te kesaj bime magjike. Kjo bime eshte bere politike ne Shqiperi. Politikanet tane kane nevoje te edukohen. Por ne te njejten kohe ka nevoje qe te edukohen edhe mjeket shqiptar. Por derisa sa ata te edukohen shume njerez do te vuajne ne mizerje dhe vendet qe e kane miratuar do te mbushin bankat me parate e taksave te shitjese se kesaj bime magjike. Po ashtu kultivuesit legale dhe te gjithe invesitoret do te kapin tregjet nderkombetare dhe nuk do te mbetet me se cte fitosh. Do te jete teper vone kur Shqiperia te dale nga budallalleku ku ka hyre nga politikanet. Sigurisht qe une nuk jam per trafikimin por per ligjerimin dhe taksimin e kultivuesve dhe shitjen ligjore te produkteve te kesaj bime magjike.
Ti zemre e ke me te degjuar apo bazohesh nga fakte !!
Njerzit filluan ta pinin Marijuanan per arsye te ndryshme qofte edhe per qef qe nga fundi i viteve 1800 , e kan perdorur edhe kohe me pare por nuk ja dinin vleren ne te vertet , pervec perdorimit si qetsues dhe qe thuaj ti zemre qe nga vitet 1800 e deri me sot nuk esht regjistruar as nje vdekje nga perdorimi marijuanes e ndersa nga alkoholi vdesin deri ne 1.3 milone njerz cdo vit tani ti me thuaj mua kush krijon tumore !? Jam dakort qe e ngadalson punimin e trurit dhe mbase krijon paranoja te castit apo te dembelizon por per kohe te perkohshme dhe jo te perhershme sic jan pershembull drograt e krijuara nga kimikalet , marijuana esht pem apo shkure e krijuar nga natyra dhe per mendimin tim esht krijuar per nje arsye .
tani i bie qe kur kjo bime magjike dhe me vlera te jashzakonshme, te legalizohet, te gjitha ata qe kane bere burg per faj te kesaj bime deri ata dite, te quhen te persekutuar dhe te kerkojne demshperblim. njesoj si keta te burgosurit e komunizmit qe edhe pse kane vjedhur, vrare ose perdhunuar, te quhen te persekutuar nga komunizmi dhe si te tille te kerkojne demshperblim deri 25dollare dita, qe ne ate kohe dihej qe paga me e mire mujore per puntorin e thjeshte ishte 2 dollare muaji.