Të hënën në Tiranë do të nisë diferencimi i mbetjeve në burim. Pastrimi i kryeqytetit do të bëhet nga kompania publike dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve.
Duke filluar nga dita e hënë banorët e Tiranës mbetjet në shtepitë e tyre duhet ti ndajnë në dy qese. Në njërën duhet të hedhin ato që shërbejnë për riciklim si mbetjet prej plastike, alumini, letre e kartoni dhe në tjetrën mbetjet e pariciklueshme. Kompania publike e pastrimit Eco Tirana do të nisë punën dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve.
“Të gjithë themi se e duam Shqipërinë si gjithë Europa, ky është një shans për t’u sjellë si europianë. Nëse secili prej nesh sillet si europian, atëherë edhe Tirana do të jetë europiane. Është shumë e rëndësishme t’iu kërkoj qytetarëve bashkëpunim, që t’i ndajnë mbetjet para se të dalin nga shtëpia, në dy qese të veçanta, e pastaj të respektojnë investimin qe kemi bërë”
Me asetet dhe punonjësit e kompanisë që do të bëjnë grumbullimin dhe menaxhimin e mbetjeve Kryetari i Bashkisë u njoh gjatë një vizite në mjediset e kompanisë në “Don Bosko” pamjet e të cilës iu shpërndanë medias nga zyra e shtypit e bashkisë.
“Jo vetëm që do të kemi një pastrim modern të rrugëve, jo vetëm që do të kemi kosha të diferencuar, por do të kemi edhe disa njësi të lëvizshme me biçikleta, pra edhe transporti do të jetë ekologjik, që qytetarët të kenë mundësi të shikojnë në nivel kapilar në çdo rrugicë, në çdo cep, në çdo qoshe, në çdo shesh sesi bëhet pastrimi i qytetit.”
Fillimisht kompania publike e pastrimit do ta nisë punën në zonën brenda unazës ndërsa vitin e ardhshëm do të shtrihet edhe në zona të tjera.
saliun ne nje qese dhe kuqon te tjetra
saliun ne nje qese dhe kuqon te tjetra ..
PO BAKSHISH DUHET TË FUSIM KE QESET ?
Taksat paguhen që bashkia të mos bëhët e bezdisur.
O zemer e pa identifikueshme,edhe ne ketej ne emigracion paguajme taksa aq sa sta mer mendja jote idiote,dhe i ndajme dhe i hedhim plerat me teper se dy qese dhe nuk ankohet njeri,ndersa surrati jot po tregon se paguake taksa, e cdo gje duhet ta beje bashkia. Jo zotni Idiot me simbol zemren,pervishjuni punes e mbani paster qytetin e gjithe Shqiperine.