Jeta përpara luftës, artistët vizatojnë historitë e refugjatëve në jelekët e shpëtimit

10 Dhjetor 2016, 19:59Sociale TEMA

Projekti “Jelekët e Shpëtimit” synon t’iu kujtojë njerëzve se edhe refugjatët janë qenie njerëzore me histori reale jete.

Artistë të ndryshëm, të mbledhur në Greqi, janë takuar me disa refugjatë dhe pasi kanë dëgjuar historitë e jetëve të tyre përpara luftës, kanë vendosur t’i vizatojnë ato mbi jeleketët e shpëtimit, që refugjatët kanë përdorur për të mbërritur në brigjet e Europës.

Refugjatët, të cilët tashmë jetojnë në kampe të mbipopulluara dhe në kushte të vështira, kanë treguar profesionet e tyre të dikurshme dhe pasionet që kanë patur në jetë.

Ndërsa ata shihen tashmë në gjendjen e tyre më të trishtë, dikur ata kanë qenë juristë, manaxherë kompanish private dhe inxhinierë, ndërsa ndanin pasione për sportin dhe artin.

Sipas statistikave, më tepër se 20 milionë njerëz në botë, jetojnë sot si refugjatë, ndërsa rreth 34 000 persona zhvendosen çdo ditë forcërisht nga shtëpitë, qytetet, vendet dhe jetët e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje