“Mirëmëngjesi, jam Sonila, përgjigjem nga Shqipëria, si mund të ju ndihmoj?”. “Po ju falënderoj, por unë preferoj të flas me një operator nga Italia.”
Kështu nis një artikulli i gazeta italiane “Corriere Della Sera”, ndërsa thekson se rregullat për Call Centre do të ndryshojnë, fill pas miratimit të ligjit të ri. Një fakt i tillë është bërë i ditur dhe nga zëvendësministrja Zhvillim Ekonomik italiane, Teresa Bellanova, e cila deklaroi se kur u pyet nga gazeta, se ligji prek edhe kompanitë që operojnë në vendin tonë. Ajo tha se rregullorja do të hyjë në fuqi 90 ditë pas botimit të ligjit në Fletoren Zyrtare.
“Rregulli vlen edhe për kompanitë që kanë vendosur tashmë degët jashtë vendit. Prandaj ligji lë një afat prej tre muaj për tu organizuar”, thotë Bellanova. Nga ana tjetër ajo bën të ditur se është parashikuar një gjobë prej 50,000 euro në ditë nëse nuk respektohet nga sipërmarrjet kjo rregullore e re. Të flasësh me një operator call center jashtë territorit italian është tashmë mjaft e frekuentuar. Shoqëritë italiane i kanë zhvendosur selitë e tyre jashtë territorit për interes të tyre. Sektori i Call Center është me një densitet të madh pune e në vende si Shqipëria, kosto e punës është mjaft e ulët.
Por, zv.ministrja thekson se tashmë është lënë në dorën të klientit që ata të zgjedhin që të ketë shërbimin nga ky operator jashtë kufirit italian apo të preferojë një operator shërbimi në Itali apo në një vend tjetër të BE. Operatori i shërbimit Call Center jashtë Italisë ka për detyrë të vë menjëherë në dispozicion të klientëve, kërkesën e tyre për një operator shërbimi nga Italia apo nga një vend tjetër i BE.
Këto ndryshime ligjore kanë alarmuar drejtuesit e kompanive shqiptare, që po lobojnë kundra tyre që nga muaji janar kur dhe ato janë hedhur në diskutim. Ndërkohë, në Shqipëri, deri në fund të vitit 2015 numëroheshin 847 kompani call center, me mbi 25 mijë të punësuar, sipas të dhënave nga tatimet.
call tellall largohen,violincelat e Viena-s vijne…………….sunitet te lumtur kercejne ”OSMANTAKA”!
Shumë e pa drejt, shtetet e BE vërshojnë tregjet e shteteve të varfra duke i falimentuar firmat e prodhueseve vendas dhe nëse diçka bëhet në dëme të tyre reagojnë në këtë mënyrë si me Shqipërinë.
Brexit italian në vëndin tonë
tfgs1, ju jeni aq idiot sa përqeshni sojin tënd kjo është sëmundje mendore, tfgs1 ju jeni një shqiptar mysliman me babë e nënë dhe ju shani veten tuaj dhe kjo tregon për gjendjen e rëndë mendore që keni.
Nëse nuk ndërmerrei diçka kundër kësaj gjendje shpirtërore që keni do ta keni përfundimin shumë të keq.
Operatoret nga shqiperia njihen se jane pa edukate,fodulle,bejne pyetje idiote,
dhe nuk njohin format e formalitetit gjuhesor. Ata i drejtohen te gjutheve me TI
gje e papranueshme ne Itali.Ku te kene te drejten me ligj te gjithe do zgjedhin
operatore italiane one evropian.