VIDEO/ Pamje shqetësuese: Manila, brenda qytetit ku jeta nuk vlen asgjë

9 Dhjetor 2016, 20:58Sociale TEMA

Pamje tronditëse të filmuara në rrugët e kryeqytetit Manila të Filipineve, tregojnë realitetin brutal të luftës së presidentit Rodrigo Duterte ndaj drogërave.

Pak kohë më parë, ai i inkurajoi filipinasit të hapin të hapin sa më shumë agjensi funerale, duke shtuar: “Me trupa do t’iu furnizoj unë.”

Derimë tani, në vend llogariten të jenë vrarë më tepër se 2 000 persona të dyshuar si shpërndarës droge, ndërsa rreth 3 000 vdekje të tjera, janë ende nën hetim.

Ndërkohë, imazhet shqetësuese që vijnë nga vendi aziatik, tregojnë trupa të vdekurish që dergjen në rrugë për orë të tëra, nën shikimin e kalimtarëve dhe të fëmijëve. Shumë prej tyre nuk janë shpërndarës droge, por edhe thjesht përdorues të saj, ndërsa videot e ekzekutimeve makabre kanë bërë tashmë xhiron e rrjeteve sociale.

Megjithatë, pavarësisht presionit ndërkombëtar, Duterte ka deklaruar se ai është i vendosur ta vazhdojë gjer në fund këtë luftë, pavarësisht kostove njerëzore.

1 komente në “VIDEO/ Pamje shqetësuese: Manila, brenda qytetit ku jeta nuk vlen asgjë”

  1. Arben says:

    AMAN ORE DIL NJE XHIRO KETEJ NGA NE PER KETA XHIN XHONRAT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje