Kategoria Superiore/ Skëndërbeu nuk di të fitojë, ndalet nga Teuta

9 Dhjetor 2016, 20:04Sociale TEMA

Skëndërbeu nuk di të fitojë. Korçarët janë ndalur sërish në sfidën e javës së 15-të kundër skuadrës së Teutës, duke barazuar në “Niko Dovana” me rezultatin e bardhë 0-0.

Një tjetër hap fals i kampionëve të shqipërisë në rrugën drejt titullin kampion, duke marrë barazimin e tretë rradhazi në kampionat.

Një situatë jo e mirë në ambientin e korçarëve, ku pas lajmeve që pritet të marrë sërish një dënim nga ana e UEFA-s për çështejn e trukimeve, nuk po arrijnë dot që të fitojnë edhe në kampionat.

Ndërkohë, Teuta me këtë barazim merr një pikë të rëndësishme, por që nuk e largon ende nga zona e ftohtë e renditjes.

Momentalisht bregdetarët renditen në vendin 8-të në tabelën e renditjes me 12-pikë të grumbulluara, ndërsa Skëndërbeu merr provizorisht vendin e parë me 29-pikë deri në pritje të përballjeve të rivalëve të saj.

Ndeshjet e tjera të javës së 15-të do të luhen ditën e nesërme./f.b

1 komente në “Kategoria Superiore/ Skëndërbeu nuk di të fitojë, ndalet nga Teuta”

  1. Ilir Traja says:

    Meqe disa mercenare po pershperisin se Korca po barazon tre ndeshje radhazi, them se kjo ndodh se te gjithe kutbollistet e Skenderbeut po luajne te gjithe te shoqen e Erjon Braces se vogel qe nuk e kruan dot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje