Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka dalë në konferencën për shtyp ku ka folur për sfidën e rradhës që të kuqtë do të ketë kundër Lacit. Në fjalën e tij tekniku kryeqytetas tha takimi kundër Laccit do të jetë mjaft I vështirë, por synimi do të jetë vetëm fitorja.
“Përballjen me Laçin e konsideroj mjaft të vështirë për të realizuar objektivin që kemi. Laçi e ka treguar më dy kundërshtarët tanë qoftë me Skënderbeun qoftë me Tiranën se ka një mbrojtje solide , bëjnë gjithçka për të mos lejuar kundërshtarin ti afrohet portës , shpresoj që ne të vazhdojmë të luajmë mirë dhe sigurisht të marrim edhe fitoren”
I pyetur për barazimet e shpeshta që Partizani ka marrë në ndeshjet e fundit, Starova ia ka hedhur fajin arbitremeve skandaloze që kanë penalizuar ekipin.
“Në dy ndeshjet e fundit mund të theksoj se edhe gjykimet kanë qenë absurde,jemi në dilemë pasi nuk e dimë nëse kjo gjë bëhet me qëllim apo jo!! Kjo vlen për tu parë në vazhdimësi , në disa raste po kthehet viti 1997 kur shteti ishte i pafuqishëm dhe për rrjedhojë edhe futbolli kishte vështirësitë e veta .Ndërhyrjet e rënda nuk ndëshkohen as me kartonë të verdhë dhe si rezultat i këtyre ndërhyrjeve në takimin ndaj Kukësit ne kemi humbur edhe Jurgen Bardhin, i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë. Shpresojmë që kjo të jetë diçka kalimtare që nuk do të përsëritet më.Në rast se nuk do të penalizohemi në vazhdimësi do të besojmë se këto gjykime janë thjesht kalimtare”
Gjithashtu Starova foli dhe për ccështjen e titullit kampion ku tha se kampionati nuk fitohet vetëm në ndeshjet direkte por duke mos lënë pikë rrugës.
“Titulli nuk fitohet nga rezultatet që rregjistron me rivalët, por fitohet nga ajo skuadër e cila nuk le pikë rrugës. Faza e dytë nuk ka përfunduar ende pasi ne do të luajumë edhe një takim me Skënderbeun, Skënderbeu do të luaj me Tiranën dhe Kukësin dhe llogaritë bëhen rrugës. E rëndësishme është që ne jemi vetëm 3 pikë larg kreut , konsiderojmë disa pikë “të vjedhura” dhe duke konsideruar edhe lojën e mirë që po dhuron skuadra në krahasim me kundërshtarët ku ka dominuar në përballjet mes tyre mendoj se këto janë anët pozitive tonat” tha Starova.
Në fund tekniku i 15-herë kampionëve të vendit zbuloi edhe disa detaje nga merkato ku tha se Xhevahir Sukaj do të jetë përforcimi i ri i skuadrës.
“Për Xhevahir Sukaj ne e kemi dhënë një përgjigje që ai është një lojtar i yni, problem është që ai ka pësuar një dëmtim dhe ende nuk është në gjendje për të dalë në stërvitje, shpresojmë sa më shpejt që ai të rifilloj stërvitjen. Partizani ka nevojë që ta pasuroj organikën , jemi akoma në pritje të lojtarëve tanë të rinj që ende nuk po ngjiten në nivelin që ne presim” përfundoi Starova./f.b