Ekonomia shqiptare përfitoi më shumë se gjysmë miliard euro nga turistët dhe vizitorët e huaj që hynë në vend për qëllime biznesi vetëm në tremujorin e tretë të vitit. Shifra është bërë publike nga Banka e Shqipërisë në bilancin tremujor të pagesave.
Sipas të dhënave, për periudhën korrik-shtator, që përbën dhe pikun e sezonit turistik, vizitorët e ardhur nga jashtë shpenzuan 521 milionë euro në Shqipëri, ose 25 për qind më shumë se e njëjta përiudhë e vitit të kaluar, raporton TCH.
Ndërsa për të gjithë 9 mujorin, ekonomia ka përfituar nga shpenzimet e udhëtarëve që hyjnë nga vendet e tjera 1 miliard e 161 milionë euro, ose mbi 15 për qind më shumë se një vit më parë.
Ky është niveli më i lartë i të ardhurave që është regjistruar ndonjëherë nga udhëtimet, çka sinjalizon se gjatë këtij viti turizmi mund të jetë shndërruar në një nga sektorët kyç që ka udhëhequr rritjen ekonomike.
Një ditë më parë Instituti i Statistikave raportoi se pikërisht gjatë tremujorit të tretë të vitit ekonomia shtoi 18 mijë e 600 vende të reja pune.
Të dhënat e detajuara tregojnë se një pjesë e mirë punësimeve të reja kanë ardhur nga sektori i shërbimeve, që është i lidhur ngushtë me turizmin.
Por veç kontributit në rritjen ekonomike dhe punësim, shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat e gjeneruara nga turizmi ishin burimi kryesor që kompensuan defiçitin e lartë tregtar të ekonomisë, si diferencë mes vlerës së importeve dhe asaj të eksporteve.
Shpresoj verën tjetër të dyfishohet. Dy herë isha këtë verë dhe lash 1800 eu. Dhe jam i lumtur që ndihmova pak shtetin dhe popullin tim.
Timi
Dhe une si ti,ndenja nje muaj dhe lashe 2000 euro,per veten time kuptohet,por titulli i lajmit nuk me pelqen kur thote turiste dhe vizitore te huaj.
Ne jemi emigrante Shqipetare,me pasaporte Shqipetare qe i leme shumicen e atyre parave.
Shteti nuk duhet te na sorollase dhe te na shikoje shtrember neper dogana.
kjo eshte e vertete se shumicen e eurove e lem ne shqiptaret ne emigrim kush me shum e kush me pake, po dua te theme qe asnje vende qe proritet te pare ekonomik ka turizmin nuk eshte nje vende i zhvilluare dhe me standarte. shiko greqine spanjen portugalin turqine kroacin malin e zi, jane te ter ne pik te hallit se na turizmi fiton nje pakice shum e vogel. Nuk them qe te mos zhvillohet turizmi po dhe industria perpunuse duhet te shvillohet qe te punesohen shqiptaret se te jep pune per ter vitin dhe jo vetem 3 muai si turizmi. shqiperia duhet te ndjekin projektet e evropes veriore dhe te mose ta bejne ekonomin si modeli greke monopole qe nuk ka shance te ecin perpara dhe sikur te ter turistet e botes te shkojne.