Kreu i PD-së kujtoi edhe ‘rivalin’ e tij në garën për kryetar të PDsë, të ndjerin Sokol Olldashi. Ai tha se gara mes tyre ka qenë një garë e vërtetë e paprecedentë. Basha foli edhe per strukturat e reja te PDse, angazhimin e tij per ringritjen e partise si edhe sfidat e veshtira qe ajo hasi pas dorehqjes se Berishes.
Ylli Rakipi: Zoti Basha ju sot keni shkuar personalisht vetë për të bërë një kallëzim tek Prokurori i Përgjithshëm, një koment…
Nuk mendoj se ka shumë vend për koment. PD dhe unë kemi afro 23 vite që prej fillimit të kësaj qeverie që kemi denoncuar si problem kryesor të kësaj qeverisje lidhjen me krimin. Kjo është prova më e qartë se si krimi ka kapur shtetin. Nëqoftëse ka një risi këtu është se ka dalë haptas. Është edhe përdorimi i automjetit të ministrit nga banda e Habilajve dhe ky është rasti i dytë, ku kryetari i bashkisë ofron punë si një kusht për lirimin e Lulzim Berishës. Nuk është rasti i vetëm. Kemi rastin e Klemend Balilit dy ditë më parë; rastin e Armando Prengës.
Për të qenë të vërtetë, ky njeri, Lul Berisha i liruar tani ka qenë edhe pjesë e PD.
Asnjeherë.
Vite më parë ka rrahur Servet Pëllumbin.
Ky njeri është arrestuar në vitin 2006.
Por ka rrahur edhe Servet Pëllumbin…
Sepse ky njeri bënte ligjin. Është arrestuar në Maqedoni, që tregon se shteti shqiptar ka bërë një përpjekje ekstra për arrestimin e një prej kokave të krimit. Është dënuar me burg të përjetshëm nga gjykatat e vendit. Çështja qëndron këtu. Ky thotë, e tha edhe Kryeministri sot në parlament që një qytetari t’i jepet mundësia të bëjë punë vullnetare në bashki. Çfarë do të thotë kjo që Lul Berisha do mbledhë kanaçe në plazhet e Durrësit?! Ka njeri që e beson këtë që Lul Berisha do bëjë punë publike për Vangjush Dakon.
Andi Bushati: Zhurma që po bën PD rreth këtij fakti, të krijon përshtypjen sikur po bëjmë një shtrembërim të realitetit. Letra e Dakos është vetëm një pikë në puzzlin gjyqësor. Kemi një sërë procesesh gjyqësore që tregon për një trupë gjyqësore të kapur nga krimi. U duk sikur PD do të fokusohej tek aspekti politik….
Nuk është ky rasti për të diskutuar qëndrimin e PDsë. PD ka qenë e qartë në qeverisjen e mëparshme kur ka arrestuar këtë dhe shumë të tjerë dhe sot ka mbajtur një qëndrim. Cili është ndryshimi mes një trupe gjyqësore që e ka dënuar më parë. Patën guximin që pasi policia e arrestoi të bënin një proces gjyqësor dhe tani e lirojnë me një letër të kryebashkiakut, që njihet si një njeri shumë i afërt me Ramën. Këtu ndahen dy pikëpamje. Drejtësia e korruptuar produkt i një politike të kapur.
Dako kërkon t’i përgjigjet live akuzave në një studio paralele nga Durrësi, Basha kundërshton.
Rakipi: Dako kërkon të hyjë në linjë telefonike.
Basha: Merre në emision dhe të flas.
Rakipi: Ai kërkon të hy në linjë . Nuk është kriminel.
Basha: Ia kam thënë ballas; ti je kryekrimineli i Durrësit. Si trembem një kryebanditi si Dako.
Rakipi: Ai është njeri i rëndësishëm në PS.
Basha: Sill Ramën më mirë këtu të bëj debat.
Rakipi: Është një njeri i rëndësishëm në PS.
Basha: Atëherë vazhdo emisionin më Dakon. S’duhet të më kishe thirrur mua.
Rakipi: Ju jeni kreu i PD. Por nuk jeni Zeusi.
Basha: Nuk e përcakton ti se kush është raundi i Dakos. Ose ti merr vendimin tënd dhe unë timin.
Rakipi: Jo mos ka gjë, se ti do jesh i ftuari i emisionit.
Basha: Vazhdo emisionin.
Rakipi: do ishte korrekte nga ana juaj që për atë që akuzoni ta lini të fliste se e keni akuzuar që është kryebanditi i Durrësit.
Basha: Thirreni këtu më mirë. Se kam problem ynë të përballem menjë model të krimit, por nuk të takon ty që të bësh këtë gjë. Nuk ke thirrur Berishën, por pengun e Lul Berishës.
Rakipi: Asi nuk vjen në studio, si ty është.
Basha: Unë vij në studio.
Rakipi: Ja do e shohim nëse do vish kur të zgjidhesh.
Basha: (Qesh) Do vij. Do e provosh.
Rakipi: Një moment interesant ishte PD në vitet 90’, çmendoni për PD në vitet 90’ dhe për PD sot?
Basha: Mendoj se kjo përmbledhje ishte pikëpamje opinionesh. Duhet pranuar se pas largimit të Berishës, PD u përball me një sfidë, pasi ai u identifikua me të. Nuk duhen mohuar meritat. Hapja e PD që unë po flas sot ka nisur prej 3 vitesh. Kryesia e re e PD përbehet 50% nga zonja. Dua të them se transformimi ka nisur.
Rakipi: Si i mendoni ju figurat e PD të viteve 90’ me ata sot?
Basha: Po te marrësh figura historike si Pjetur Arbnori, Azem Hajdari, Genc Ruli, Arben Imami janë figura që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm.
Këta që përmenda nuk janë kaq të njohur, por nga aftësitë janë me mendësi të ndryshme…
Basha: Cili është qëllimi i politikës? Ta bëjë jetën e qytetarëve më të mirë, ose më të lehtë. Ekipi i PDsë është një ekip i zgjedhur, jo i emëruar. Disa prej tyre çanë vetë, dolën në krye, disa pastaj u ndanë, pati hapje, mbyllje. Ekipi i ri PDsë është i votuar, është një risi. Kjo ishte një garë e vërtetë mes meje dhe të ndjerit Sokol Olldashi. 18 ditë e kanë transmetuar mediat. Një garë e vërtetë, e paprecedentë. PD është përfshirë në një proces. Pyetja kryesore, është a është kjo frymë e votimit diçka që i shërben interesit publik apo jo.
Lubonja: Unë kam problem me këtë lloj diskutimit. Problemi më i madh ëjanë ato figura historike, duke nisur që nga Sali Berisha, Gramoz Pashko e me radhë. Një institucion funksionon mirë, kur themeluesit e kanë ngritur mirë.
Gramoz Pashko nxori çekun e bardhë. S’po flasim për Berishën, se Berisha ka mëkatin që vazhdoi. Por këto figura që i quajtët historike kanë pasur ndikim historik. Unë nuk fola për këtë Lul Berishën, por problemi i këtij dhe vajtjes së krimit deri në parlament, nuk e shikoj që ka vajtur me Edi Ramën kështu befas.
Për PDnë, dera është e hapur, problemi është kush po hyn aty. Kush hynë, sa hynë? Derën mund ta hap po nuk më vjen njëri. Këta të rinjtë vërtetë janë kështu, keni dëgjuar një nga këta të rinjtë të bëjnë një kritikë për Sali Berishën e me radhë? Po qe se nuk del me personalitet, profilin duhet ta mbash të ulur se kështu ta duan.
Bushati: Unë jam dakord me atë që ma parashtroi zoti Basha, që ka një fluks në PDnë, unë nuk i di CVtë i tyre dhe që publiku nuk i di CVtë e tyre është problemi kryesor në PD. Po të bësh një sondazh se me çfarë karakterizohet PDja me fjalimet e Berishës në parlament apo këta njerëz që vijnë nga UETja? Hapja e dyerve nuk është një proces i futjes së njerëzve por këta njerëz të rinj janë bërë rrymë dominante në PD? A e kanë ndryshuar frymën e opozitës?..
Basha: E para kjo është një opozitë me produkt thelbësor. Nuk më takon mua ta them, por është opozita më e mirë. Pa rolin ton aktiv nuk mund të ishin këto lëvizje. Jo vetëm kaq, ne kemi qenë propozues për dy amendamente.
Bushati: Ju keni frikë të hapjes..
Basha: Cili është procesi? Kjo është e rëndësishme. NË PD ofrohet mundësia që të ecësh përmes votës. Më të mirin, më të aftin. Dy aspekte ka partia; drejtuesit dhe funksionet publike. Kjo ka gjallëruar dhe debate. Lubonja tha se nuk flet kush keq për kryetarin, për Berishën. Jam unë kryetari, jo Berisha. Nuk ka ndonjë magji të madhe, kështu funksionojnë partitë.
Bushati: Ju flisni për burokraci..Ju flisni për Berishën.
Basha: Jo nuk është ashtu. Berisha ka një profil të lartë publik. Trafikanti, hajduti, po bëhet drejtor.
Rakipi: Ne po përpiqemi që të mbajmë ndonjë shënim, por s’po nxjerr gjë.
Basha: Mos paragjykoni. Doni që të sillem si autokrat? Që ky të ik ai të vij?
Lubonja: Ok, u tha se si është pjesa e brendshme se si funksionon partia. Unë jam qytetar dhe kam pritshëmri nga opozita dhe politika. E para gjë pozitive që mund të them është se ju keni ngritur probleme, si droga e dekriminalizimi. Pyetja e madhe që ngrihet është se ndërrohet partia vijnë të rinj etj. Unë do doja një opozitë që njerëzit ta ndiqnin në rrugë. Pse kjo opozitë nuk më jep mua këtë forcë?
Basha: Po diskutohen kërkesat e publikut ndaj opozitës. Askush nuk ka besim tek kjo qeveri, lajm i mirë është se ka pritshmëri tek opozita. Lajmi mirë është se ju keni kërkesa ndaj opozitës. Kjo është një shenjë që shqiptaret duan ndryshim. Të shkatërrosh besimin tek politika do të thotë të shkatërrosh besimin tek e ardhmja. Padyshim që opozita përdor dhe protestat, por është një koncept i vjetëruar, pasi protesta nuk është qëllim në vetvete. Qëllim është t’i shërbesh qytetarëve.
Lubonja: e ke parë ça bëhet në SHBA…Vritet një zezak e shih ç’bëhet?
Basha: PD ka detyrën të frymëzoj. Kjo është një detyrë e vështirë. Kjo është detyrë e imja si opozitë, e juaja. Të ndihmoni këtë përpjekje. Kjo opozitë ka produkt si asnjë opozitë tjetër.
Bushati: Zoti Basha, ju dëgjova me vëmendje se kur folët për hapjen e PD do ishte në një proces 3 vjeç.
Basha: Unë jam një produkt i hapjes së PD. Kam qenë 7 vjeç kur u themelua PD dhe 17 vjec kur u largova nga Shqipëria. Sot jam kreu i PD.
Bushati: Unë do thosha se do ishte më efikase që të flisnit për një proces 1vjeç për hapjen e PD. Nuk e shoh si Lubonja sesa është e aftë që të frymëzoj PD. Ju dështuat në 2015.
Basha: Në 2015 OSBEODIHR zbuloi fakte abuzimi. Ne kemi të bëjmë me deformim të vullnetit të qytetarëve. Në ato raste kur kanë ekzistuar unë kam dalë dhe kam thënë se ‘kemi bërë gabimet tona. I pranojmë gabimet tona, fajet tona’. Të pranosh është proces unik. Ne si shoqëri duhet ti referohemi fakteve. Ne kemi pranuar gabimet tona, me zë të lartë i kam pranuar unë. Mosmbajten e disa premtimeve tona. Të pranosh, do të thotë që të korrigjosh dhe të ecësh para. Ka nevojë për besim.
ha ha ha, 7 vjec kur u themelua pd-ja???
Ky nuk di as moshen e tij!
Ku e ke mesuar matematiken mo lulke tek shkolla arben broci ne tirane para 90. Se une qe jam me I. Vogel se ty isha 12 atehere. Ti duhet te ishe 15 – 16 vjec ne 90. Pse mundohesh te mashtroshe se historine e domates e dine te gjithe, dhe cuni I xhajes sim ish shok klase ne gjymnaz.
Aq kopil eshte ky sa nuk e di as ditlindjen e tij, isha 7 vjec thote kur o krijua PD, ky ka lindur ne 74 ndersa PD ne 90. Duke thene qe ishte 7 vjet ne ’90, mundohet te tregoje qe nuk eshte kopil I Enverit, dhe thoni qe nuk eshte genjeshtar I lindur ky kopili.
Nqs gara juaj do ishte e vertete as ti as olldashi zdo ishit ne gare por do ishin ata qe kane 20 vjet kontribut
Nqs gara juaj do ishte e vertete zdo permendnit ramen por ate qe gjoja u detyrua te jape dorheqjen sepse vendin e atij po garonit jo te rames por ju as dhe nje gabim nuk i permendet baces ke dhe pasaporte perendimore zotrote duhet ta dish ceshte gara per kryetar partie
Sesa kryetar je ate e pame diten e votimit asnji nuk ishte me i shpejte se ti si porosipercjelles
Nuk e di si e quan veten por per nua je vec nje porosipercjelles dhe marres
Genjeshtar pathologjik edhe per moshen e tij genjen pale per te tjerat eshte i ditelindjes 1974 dhe PD eshte themeluar ne 1990 dhe i bie te ishte 16 vjec ai thote kam qene 7 vjec.
PD always ka qene nje bande, as dhenjehere nuk ka arritur nivelin e nje partie serioze. Une kame qene antare i flaket i PD por kur pashe se si u votua ne 96 vertet me zuri neveria dhe ate teste qe kam patur e kam flakur ne lume , ne nje uje te turmbullt pas nje shiu te rrembyer.
Hapja qe kerkon te frymezoje Basha eshte nje fllucke sapuni. As mos ta mendoje kush se demokratet e vertete, endrrimtaret, idealistet qe u renditen te rreshtat e para te protestave dhe qe pas disa vjetesh pesuan zhgenjimin e plote nga valangat qe i devocion vendit tone dhe popullit tone(sa dramatike perfundoi qeveria e sherbimit dhe e sherbesave) qe u larguam pa nje dyshke te rrembyer nga arka e shtett po dhe nga xhepat e qytetareve, na duan si fasade, si shqyte, per t u mbrojtur nga ligji dhe opinioni per prapesite e kryera.Po a mund te fshihen prapesite?Shkoni ne gjirin e Lalezit te shihni sec behet.Rivali i Bashes, i ndjeri Olldashi, nip i dy sekratareve te rendesishem te PPSH, mbuluar me krime(satanai ha birin e vet) e ka vilen e dukshme ne Lalez.Kush ia dha, nga e trashegoi.Keshtu jane shumica e atyre qe drejtojne sot PD.Te gjithe jane humbes, humbes te medhenj.Pergjegjes qe ia dorezuan pushtetin me maxhorance maximale nje te cmenduri dhe te degjeneruari gjer ne palce.Dhe hakmarrja e pushtetit te tij ra mbi ne, demokratet e pakompromiseve.Ta verifikoje kete Basha dhe do te dale pikerisht keshtu.Te shikohen tere familjaret e ketyre demokrateve te kulluar ne qender, po dhe ne rrethe se ku i kane punesuar familjaret e tyre dhe askush nuk luan.Jane te blere te tere nga paret e hashashiit dhe duan te vazhdojne poshtersisht lojen.Naten puthen dhe diten bejne sikur grinden. PD e mbaroi misonin e saj historik.Kontribuoi ne nderrimin e sistemeve pa gjakderdhje(kishin frike ata nga fisniket qe duan me shume vendiin, nuk e njihnin dhe nuk e njohin gjakderdhjen) si dhe kaluan shumicen e pasurise kombetare ne duart e ish nomenklatures.E c fare hapje kerkon Basha tani.Hapja eshte bere, pas mbylljes se portave te njerezve idealiste, pas perzenjes se engjejve.PD me djaje nuk ka te ardhme.E ardhmja qendron ne faktn nese do te mund te dilte nje force jashte parise se sotme.Ererat po fryne, nga SHBA, ne IItali, Greqi, Maqedoni, e kudo neper Europe.Te kemi durim dhe te shpresojme. Dhe ne fund te shpresojme qe ne kete erresire medjatike te qellimshme , te mos na shuhen fjalet tona qe dalin nga zemra.
ore ky kastraveci paska qene 7 vjec u kur themelua PD dhe universitetin e ka mbaruas ne ’96 o zot ca gjeniu, eshte luli te libri guinness se po kontrolloje dhe nuk ishte, te dalim ne protesta te keta te guinnessit dhe te kerkojme te fusin edhe lulin aty, eshte padrejtesi :p