Serbia e Mali i Zi të planifikuara për 2027, po ashtu edhe Kosova e Bosnja, por të parat pothuajse e kanë mbaruar procesin, të dytat janë shumë larg
Shqipëria nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Europian para vitit 2025 dhe shanset që kjo të ndodhë pas këtij viti janë 80 përqind.
Kështu parashikon në një analizë revista e Bashkimit Europian, “Politico” (http://www.politico.eu/article/the-race-for-eu-membership-neighborhood-turkey-uk-european-commission/).
Në argumentet e analizës së titulluar “Gara e anëtarësimit në BE,” thuhet se vendi ynë ka treguar aftësi për të ofruar reforma bipartizane, kryesisht ka shmangur luftërat Jugosllave të viteve 1990, gjë që e ka lejuar të distancohet nga problemet e kandidatëve të tjerë rajonalë.
Negociatat formale nuk kanë filluar ende.
Korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten probleme serioze, teksa Komisioni Evropian ka kritikuar edhe politizimin e gjykatave të Shqipërisë.
Sipas portalit të BE, vendet e Ballkanit Perëndimor e shohin veten si të rrënjosura në Evropë dhe paralajmërojnë se BE-ja do të dëmtojë veten nëse nuk përshpejton anëtarësimin.
“Politico” ka cituar edhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, sipas të cilit “për sa kohë do të jetë e qartë se askush nuk di të jetë në gjendje të bahskohet me bashkimin europian në të ardhmen e afërt, po aq do të ekzistojë rreziku që ky vakum të plotësohet nga Rusia”.
Kurse kryenegociatorja e Serbisë për anëtarësim, Tanja Mishçeviç, tha se “sistemi Shengen nuk mund të funksionojë, dhe bashkimi i energjisë nuk mund të përfundojë pa vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Politico” thekson se Unioni nuk ka oreks për zgjerim dhe se kjo epokë e artë ka përfunduar.
Anëtarësimi sipas saj për të gjitha vendet aspirante nuk do të ndodhë para vitit 2025 dhe se për disa vende, si përshembull Turqia kjo nuk do të ndodhë kurrë.
“Unë nuk do të vendos limite shpejtësie në rrugën europiane, secili kandidat e përcakton vetë këtë në bazë të meritës,” deklaron komisioneri i zgjerimit Jonanes Hahn, duke sugjeruar vendet kandidate të përqendrohen në përpjekjet për zhvillimin ekonomik të vendeve të tyre dhe në luftën kundër korrupsionit.
Hahn nuk e ka fshehur as kundërshtinë e një pjese të mirë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian mbi planet e zgjerimin, gje e cila mund të komplikojë edhe më shumë procesin.
Megjithatë në renditje Shqipëria është në vendin e parë si kandidate me mundësi më të mira në rajon, si anëtare e NATO-s dhe vend me rol stabilizues në rajon, raporton Ora News.
Më pas radhitet Mali i Zi, i cili sipas “Politicos” nuk mund të anëtarësohet para vitit 2027 por shanset i ka me 90 përqind.
Serbia vjen në vendin e tretë me 80 përqind shanse në po të nëjtin vit, Bosnje Hercegovina gjithashtu parashikohet në 2027 por me 50 përqind mundësi.
Kosova radhitet në vendin e pestë me 30 përqind mundësi anëtarësimi në vitin 2027.
Maqedonia duket e pozicionuar më keq, pas Kosovës, me një mundësi anëtarësimi në 2030, me 50 përnd shans. Më pas radhitet Gjeorgjia, Ukraina, Turqia, etj.
E pesta herë që BE shtynë datën e hapjes së negociatave. S’kemi më besim të ata
Na i le armet ngref me kte koment. Nuk do i zej gjumi europianet me kte qe the. Behuni njerez pastaj antarsohuni.
i ”gjati” per Turkye duket se do te godase edhe sumen e birazereve sunitoshqipfoles e Albanistanit me 90% muslims,870 xhami,300 teqe,150 jihadiste ne Siria etj,te cilet do te antaresohen te paret pas ’25 por me mundesi 80% antaresimi…..!!!! madje pritet tia kaloi edhe Mavrovounios kristian 90%,qe sipas POLITICO do te antaresohet mbas ’27 dhe me mundesi 90%….
Aq shanse sa ka turqia po ka dhe albanistani. Nji popull dy shtete
Aq shanse sa ka turqia po ka dhe albanistani. Nji popull dy shtete
Mjaft me përralla. Në duhet të dënojmë Saliun një herë , pastaj gjykatësit. Të marrim i herë frymë.
sa te na vije radha ne , me siguri evropa do te jete shperbere , prandaj lereni evropen, po filloni e beni shtet.
Kur ishte komunizmi komunistet shqiptare i mbanin syte hapur duke pritur qe komunizmi te vendosej ne te gjithe boten.
Tani komunistet dhe bijte e tyre bashke me disa trushpelare e te shitur mbajne syte hapur se kur do te bashkohet Europa qe te jene dhe keta brenda duke e shfytezuar kete teme per interesat e tyre te ngushta te mashtrimit te njerezve ne sherbim te pushtetmbajtjes dhe perfitimeve ne kurriz te vendit dhe popullit sbqipetar.
E para nuk ndodhi per aresyet qe tanime dihen.
As e dyta ska per te ndodhur pasi nga njera ane vendet qe kane ngelur jashte jane shume mbrapa standarteve mesatare te EU, por nga ana tjeter dhe kjo eshte dhe me kryesorja ata qe jane ne EU nuk jane atje ku duhet te jene qofte ekonomikisht, por sidomos ne aspektin shoqeror dhe psikologjik te atyre shoqerive. Ata jane shume mbrapa krahasuar me Ameriken dhe kjo eshte dhe aresyeja kryesore pse sjane te gatshem per zgjerim.
Problemi me i madh eshte vete EU, kurse vendet kandidate jane problem me i vogel per tu zgjidhur.
Nese EU qendron statike ne kete pozite qe eshte tani jo vetem qe nuk zgjerohet po do te vazhdoje te tkurret dhe mund te shkoje lehte dhe te shperbejra.
Ne disa komente te viteve te meparshme e kam permendur disa here qe Europa eshte nje “Jugosllavi ” e madhe dhe aresyet kane qene ato qe citova me siper dhe disa te tjera qe spo i shtjelloj ketu.
Shqipetaret duhet jo vetem te arrijne standartet europiane, por te kene standarte edhe me te larta se mesatarja europiane si dhe te jene te gatshme si per te hyre dhe per te mos hyre ne EU.
Ne nivelin qe eshte EU sot nese une do isha ne pozicionin e atij qe vendos une do zgjidhja moshyrjen ne EU deri kur EU te vetereformohet dhe te jete ne nivelin e deshiruar ne shume drejtime, pasi nuk duhet te shihet vetem ekonomia.