Manjani i përgjigjet Donald Lu-së: Nuk e arrestoj unë Klement Balilin

15 Dhjetor 2016, 10:24Politika TEMA

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me deklaratën e një dite më parë të ambasadorit të SHBA-së Donald Lu, për mos- arrestimin e Klement Balilit.

Mostrajtimi apo trajtimi i gabuar i kësaj çështje nuk mund t’i barazojë institucionet e shtetit në përgjegjësi dhe as të luhet “ping-pongu” i radhës. 

Ligji shqiptar përcakton qartë se kush arreston, kush ndalon, kush akuzon dhe kush dënon persona të përfshirë në shkeljet e ligjit.

Ministri i Drejtësisë vetëm ndihmon me transmetim leter- porosish dhe/ose përkthim zyrtar të dosjeve.

Këtë detyrë e kemi bërë në kohë rekord. 

Kush ka kuriozitet mund të vijë në pranë institucionit t’i verifikojë, sipas rregullave të informacionit të klasifikuar.

Ping-pongun e përgjegjësive e kam denoncuar gjithnjë si të keqen më të madhe që ka sot sistemi. 

Prandaj askush të mos fshihet pas alibive të sajuara, por të marrë përgjegjësitë që i jep ligji dhe t’i ushtrojë”, deklaron ministri i Drejtësisë.

Manjani ndodhet në Slloveni i pranishëm në punimet e Forumit Ministerial të Ballkanit Perëndimor për Çështjet e Drejtësisë dhe ato të Brendshme.

5 komente në “Manjani i përgjigjet Donald Lu-së: Nuk e arrestoj unë Klement Balilin”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    E ule pak profilin huh?!?! Jo per gje po ju te LSI vdisni per pak karrige dhe kur vjen koha per te mbajtur pergjegjesi, “aq keni” ne dore.. Paga dhe dietat mire te shkojne..?!?!? Ha Kuqo ha, me mire ti se sa ata…

  2. shqip says:

    o manjani, eshte detyre e dikasterit dhe pergjesi direkte e min te drejtesise. leri denglat se nuk i ha njeri ne 2016n. gazetaret investigative kane gjetur plot fakte qe rrezojne vendimet e gjykates. dhe kur kete e ben media, ti duhet ta dish pa tjeter. apo ja moret doren tashti. jemi ne qeveri, po s’mbajme pergjesi. ore se po flasim per vetingun, dhe mqs jemi ne teme, a do kontrollohet edhe puna e ministrave te drejtesise ? apo nuk e parashikon perkthimi i shqupit nga anglishtja ne arabisht.

    1. Mini says:

      As qe e ve ne dyshim ju u votuam vetem per te vjedhur dhe per te marre rrogat. Se shqiperine vazhdon ta drejtoje opozita.

    2. oja says:

      gjykatsit e man(j)akut e kane liruar

  3. jelci says:

    Po eshte e qarte ska ku te veje me e qarte partia Ilir Meta eshte parti na nem e bisnesmenave dhe e personave qe kan ber karier me diplloma te blera, dhe dihet qe do i mbroj ata bisensmenat ,, ah thuaj jeni aq shume te lyer dhe te perlyer te gjithe nga e majta , e djathta njelloj jeni ska as te majte as te djathte ka vetem hajduta, te ligjeruar dhe na vjedhin dhe i paguajm qe tna vjedhin. o Manajni dhe te drejte te keshe mos fole fare per kete tem skeni as sy as faqe me mire heshte, se shume njeres po vrasin veten ne shqiperi nga vuajtiet nga mos kamja dhe ju qe u moret me politik qe supozohet merni rroga si punonjes te shtetit por me rroga nuk behesh i pasur dhe pasurit e te gjitheve qe jan mare me politik keto 25 vjet , tejkalojn jo rroga por edhe njeres qe kan pasuri shume vjecare te trasheguara neper vendete tjera ne bote, dhe se kur do vij dita qe ata njeeres qe japin funde jetes se tyre do jete me mire te marin ca nga ju me vete se ju jenui shkaktaret e vertet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje