Lexojini mirë këta emra: 1. Bashkim Dedja; 2. Vladimir Kristo; 3. Vitore Tusha; 4. Altina Xhoxhaj; 5. Fatmir Hoxha; 6. Gani Dizdari; 7. Besnik Imeraj; 8. Fatos Lulo. Janë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Do duhej të ishin nëntë, por njëri, Sokol Berberi, dha dorëheqjen, ngaqë kandidoi për të shkuar në Gjykatën e Strasburgut, por edhe ngaqë kish lënë të kuptohej me kohë se nuk kish pse të qëndronte asnjë ditë më shumë se sa koha që i jepej prej mandatit kushtetues. Mandati i ka përfunduar edhe Vladimir Kristos, por ky as që e çon në mendje ta japë dorëheqjen. Përkundrazi, asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq aktiv si anëtar i Gjykatës Kushtetuese sa ka qenë këto kohë që e ka dhuratë prej “mandatit extra”. Ca ditë më parë, doli e na bëri atë që bëjnë gazetarët në këtë vend apo personazhe të tipit të Spartak Ngjelës, duke na kapur në befasi që të gjithëve me një si filipike kundër klasës politike.
Po jua rreshtoj edhe njëherë, sepse, sido që të vijë puna, do na duhet t’i mbajmë mend; ata (përsëris: sido që të vendosin pas përgjigjes që erdhi dy ditë më parë nga Venecia) do të mbeten në histori: 1. Bashkim Dedja; 2. Vladimir Kristo; 3. Vitore Tusha; 4. Altina Xhoxhaj; 5. Fatmir Hoxha; 6. Gani Dizdari; 7. Besnik Imeraj; 8. Fatos Lulo. Këtyre do t’u duhet të mblidhen për të vendosur nëse duhet të fillojë apo jo zbatimi i Reformës në Drejtësi. Në fakt, mund të ishin mbledhur menjëherë pas përgjigjes së Venecias, por nuk e kanë bërë. Venecia e ka kthyer përgjigjen, dhe këtë herë përgjigja nuk ishte në stilin “venedikas”, as mish as peshk, apo edhe mish, edhe peshk. Jo, këtë herë opinioni i Komisionit të Venecias ishte i qartë, më i qartë nuk mund të bëhej. Ishte mú si një ushtrim që mësuesja e fillores ua bën nxënësve te tabela me gogla. Dhe kanë pasur të drejtë që na kanë përcjellë një opinion të tillë. Të mësuar, me sa duket, me xanxat e me tinzaritë e politikës shqiptare, ata nuk kanë dashur t’i lënë alibi askujt. Nuk kuptohet në këto rrethana se çfarë presin anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Përgjigjen që prisnin, e morën. Çështjen, për të cilën pritet që ata vetë të vendosin, e njohin në majë të gishtave, sepse situata është po ajo. Venecia thjesht u ka thënë: Ju përket juve të merrni një vendim. Merreni!
Por ata duhet të vendosin shpejt edhe për një arsye tjetër. Gjykata Kushtetuese nuk është një gjykatë e zakonshme. Ajo është një institucion nacional, që ka sigurisht natyrë juridike, si çdo gjykatë në botë, por nga ana tjetër, bazuar tek impakti i vendimeve të saj, bazuar edhe te thelbi i funksionit të vet të përcaktuar me kushtetutë (neni 124, pika 1: Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj), ajo është edhe një institucion politik. Si e tillë, në ndryshim nga gjykatat e tjera, ajo nuk mund të mos jetojë me pulsin e kombit, nuk mund të bëjë sikur ajo nuk ka lidhje me atë që ndodh jashtë mureve të “kullës së vet të fildishtë”, nuk mund të na thotë se ajo nuk ka pse të kondicionohet nga agjendat e nga emergjencat që shpiken në debatin publik e politik, nuk mund të na thotë se ajo nuk ka pse t’u vërë veshin zërave që e lidhin “po”-në e saj për reformën me fatin e integrimit të Shqipërisë në BE. Gjykata Kushtetuese nuk mund të mos jetojë me shqetësimet nacionale. Në këtë kuptim, apeli më i parë që u bëhet atyre nga të gjithë është: mblidhuni menjëherë e vendosni! Çështja për të cilën jeni thirrur të vendosni nuk është nga ato që mund të zvarriten. Nuk ka asnjë arsye që të zvarritet. Duhet thënë kjo ngaqë po dëgjohen pëshpëritje se anëtarët e Gjykatës janë duke pritur datën 20 dhjetor, kur zakonisht fillojnë pushimet e fundvitit, në mënyrë që pastaj të kthehen në punë andej nga data pesë janar, në mënyrë që më tej t’i japin edhe ca kohë vetes sa për të çmpirë pak trurin e mpirë prej pushimeve të gjata. Do të ishte absurde nëse Gjykata Kushtetuese nuk do të mblidhej para pushimeve të fundvitit. Do të ishte edhe e poshtër. Komisioni i Venecias, që vonesat i ka në stilin e vet (sepse nuk i interesojnë kushedi se sa emergjencat e vendeve të ndryshme), këtë herë na dha një përgjigje rrufe. Pse? Sepse anëtarët e atij Komisioni kanë krijuar bindjen që nevoja e shqiptarëve për ta nisur këtë reformë është dramatike. Po anëtarët e Gjykatës sonë Kushtetuese, që janë shqiptarë, e që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë, pse u dashka ta marrin më avash se anëtarët e Komisionit të Venecias? Bah!
Është marrë vesh tanimë që në atë Gjykatë ka disa vullnete antireformë. Vendimi për pezullimin e Vettingut ishte shenjë që në atë Gjykatë ekzistojnë këto vullnete. Gjashtë anëtarët që u bënë shkak për zvarritjen e reformës dihet tanimë se kush janë: 1. Bashkim Dedja; 2. Vladimir Kristo; 3. Vitore Tusha; 4. Gani Dizdari; 5. Besnik Imeraj; 6. Fatos Lulo. Dy të tjerët që votuan kundër pezullimit të Vettingut janë: 1. Altina Xhoxhaj; 2. Fatmir Hoxha. Pse gjashtë të parët votuan në atë mënyrë? Nuk përjashtohet që ndonjëri prej të gjashtëve të ketë votuar in bona fide për pezullimin e Vettingut, të ketë votuar në përputhje me ndërgjegjen e vet profesionale, por ai/ata duhet ta dinë se, edhe nëse kanë votuar me këtë predispozitë pozitive, askush nuk i beson. Vota e tij/saj është regjistruar tanimë në librin e historisë si një votë antireformë. E jo vetëm kaq. Vota e tyre është interpretuar si një përpjekje për të mbrojtur veten. Janë të paktë ata që besojnë se mbi ta ka pasur presione të natyrës politike, sido që presionet politike kanë qenë gjëja më e kuptueshme në këtë moment (politikanët e trembur prej reformës nuk lënë rast pa demonstruar se frika u ka hyrë deri në palcë). Të shumtët, për të mos thënë të gjithë, besojnë se kjo votë për pezullimin e Vettingut ka qenë votë për të mbrojtur pasuri e bëma të tyret të fshehura, që reforma mund t’ua nxjerrë në shesh. Nuk po them se kjo është e vërtetë. Po them se të gjithë e kanë marrë për të vërtetë.
Shumica dërrmuese e shqiptarëve – anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë të sigurt që bëhet fjalë për shumicën dërrmuese – presin që ata të marrin një vendim, me anë të të cilit t’i hapet rruga reformës. Nëse marrin një vendim tjetër, një dreq e di se çfarë llogarish kanë bërë. I vetmi shpjegim që do mund të na jepnin pas një vendimi të tillë do të ishte se “janë bërë garantë të mbrojtjes së kushtetutës”. Mirëpo një fabul e tillë nuk do të besohej nga askush. Shqipëria është çdo gjë, por nuk është ende wonderlandi i Alices, ku njerëzit, përveçse duhet të besojnë se mund të kthehen në xhuxha, në karta bixhozi etj., duhet të besojnë edhe – kjo është gjëja më e pabesueshme – se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë na qenkan të vetmit që po i dalin zot Kushtetutës, të cilën duan ta shkelin gjithë të tjerët, anëtarët e Kuvendit, të gjitha institucionet e vendit, ekspertët e huaj që janë marrë me reformën, anëtarët e Komisionit të Venecias, Komisioni europian, ambasadorët e huaj, udhëheqësit e vendeve të ndryshme të Europës.
Dhe meqë ra fjala, edhe në wonderlandin e Alices, në kapitullin e fundit, flitet për një Gjykatë supreme, që të bën gjëmën. Anëtarëve të kësaj gjykate Alice (Liza, në versionin shqiptar) u tha: “Kush pyet për ju? Ju nuk jeni asgjë më shumë se sa ca letra bixhozi”.
Bravo Mustafa Nano ! message i drejteperdrejte ne koken boshe te Gjykatesve Kushtetues ! Le ta lexojne dhe le te bejne Historine ! qe te pakten do mbahen mend per ate cka do behet Shqiperia, ! Mos te degjojne nje President si tonin qe eshte vegel e anti shqiptareve, qe nuk i duan te miren ketij vendi MOS E DEGJONI ATE !
mos u merrni me gjyqtaret por me ata qe drejtojne qeverine dhe nuk justifikoje 1 milion vota….ta donte qeveria dhe edrama reformen e vertete duhet ta kishte filluar nga vetingu i vetes, ti kerkonte ilir metes dhe lulzim bashes te njejten gje dhe gjyqtaret iknin vete dhe kerkonin azil ne Amerike qe i ka mbeshtetur dhe mbeshtet sot e kesaj dite..
Lexojeni me vemendje shkarrashkrimin e bashibozukut mediak te Edi Rames!
Nuk i le asgje mangut fletrrufeve te diktatures komuniste.
Keshtu nisnin persekutimet ne diktature.Ata qe ishin shenjuar per t’u internuar,burgosur,ekzekutuar,fillimisht permendeshin ne shtypin e saj,pastaj ne mbledhjet e organizatave te saj,me emer dhe mbiemer.Nje per nje.Te njejten gje ben Mustafa Nano.
Para ca ditesh rrodhi lajmi nga nje mbledhje socialistash,ku Rama urdheronte deputetet e tij te permendin papushim Vettingun dhe te sulmonin Gjykaten Kushtetuese.
Sic duket qarte,urdheri nuk ishte vetem per bashibozuket e tij partiake,por edhe per ato mediatike.Ne te gjithe mediat e qeverise,qe jane praktikisht edhe gjithe mediat ne vend,ka shperthyer nje fushate e eger,deri kanibaleske kunder anetareve te Gjykates Kushtetuese.
Do te duhej te ishte alarmuese,nese e gjithe kjo egersi,nuk do te kishte permasen e vet qesharake,qe ia jep pamundesia per te bere ate qe duan e qe eshte kontrolli i Reformes ne Drejtesi.
Sot te gjithe,kombetare dhe nderkombetare, po flasin per eskobarin e Ballkanit qe ,megjithese ne kerkim nderkombetar,bredh lirshem i pashqetesuar ne Shqiperi,sepse ,Sajmir Tahiri,jo vetem qe nuk e kap,por edhe i siguron mbrojtje me informacione qe sabotojne punen e atyre qe duan ta kapin.
Sot te gjithe,kombetare dhe nderkombetare,po flasin per garancine qe Kryebashkiaku i Durresit,anetar i Kryesise se Partise Socialiste,nje nder te perkedhelurit e Rames,i ka dhene nje vrasesi te famshem.
Te gjithe po flasin per keto bidate te reja te Rames ,Tahirit,Gjushit,pervec… bashibozukeve mediatike te Rames…pervec Muc Nanos me shoke.
Natyrisht,qe keshtu do te ndodhte.
A ju kujtohet se s’tha para ca muajsh Muc Nano per perdhunuesin ne grup te nje minoreneje,Kryebashkiakun socialist te Kavajes,Roshin e famshem?!
Nese e keni harruar,jua kujtoj une: po ta shikoj ne rruge – tha Muci – une i fus krahun Elvis Roshit…!!!
Nje njeriu qe thote i hedh doren ne qafe nje perdhunuesi ne grup,afermendsh qe nuk i behet vone per garancine qe ka dhene Kryebashkiaku tjeter socialist per nje vrases serial.
Ne kohen kur pati nje shperthim te pergjithshem sulmesh e kritikash ndaj Rames dhe qeverise se tij te korruptuar,ku pati edhe ndoca analiste te majte,mbeshtetes te qeverise,qe u rreshtuan me zemerimin e pergjithshem,une pata shprehur rezervat e mia,sidomos per keta te fundit.Kritikat e tyre i quaja,te stilit “kritika te shendosha” qe lejoheshin te beheshin ne kohen e diktatures,te cilat kritika,ne fakt,i sherbenin diktatures per te forcuar bazen e saj morale.
Pata rezerva per disa analiste socialiste “rebele” por,jo per Muc Nanon,pagezuesin(megjithese edhe kete e ka te vjedhur) te aleances se Rames me kriminelet, si Aleanca e Qelbesirave.
E gjithe kjo sjellje e Rames dhe bashibozukeve te tij politike dhe mediatike keto dite,ndaj ceshtjes se Vettingut ne njeren ane dhe krimineleve te tyre nga ana tjeter ,eshte prova me e forte,se pse Opozita dhe forcat e tjera,politike e apolitike jashte aleances se qelbesirave,duhet te bejne gjithcka qe te mos lejojne keta monstra te kapin drejtesine.
Thashe gjithcka,por ne rrethanat e reja,nuk besoj se duhet shume mund nga ana e Opozites,meqe Rama i ka humbur te gjitha ato,qe deri para pak javesh,supozoheshin si mbeshtetjet e tij.
Eshte i braktisur nga te gjithe.Eshte i lecitur nga te gjithe.Eshte i sikterosur nga te gjithe.Amerikane dhe Europiane.Dhe shumica e popullit shqiptar,natyrisht.
Nga te gjithe,pervec ndoca bashibozukeve mediatike,si Muci yne,qe me vjelljet e tyre te vrerosura,i bejne shqiptaret te kuptojne edhe me mire,se c’monstra i qeverisin e c’batakcinj i mbrojne keto monstra.
Nese ndodh ajo e pabesueshmja, qe Nano paralajmeron, dmth vazhdimi i bllokimit apo me keq rrezimi i tij, atehere nuk di si mund te justifikohet kjo vecse me nje puç kushtetues nga ana e gjykatesve te saj. Besoj se duhet te kete nje zgjidhje edhe per kete rast. Nuk them qe te arrestohen, edhe pse sipas mendimit tim kjo do te ishte më se e drejte. Boll me talljen qe i behet ketij populli prej disa mafiozeve politike qe mbrohen nga e njejta korporate mafiozesh.
Bravo Majlinda..
Zoti M.Nano,ne respekt te kesaj analize tuajen dua tq parashtroj bindjen time.
Nese gjykata aktuale kushtetuese (nuk e meriton germen e madhe ) eshte pjese integrale e korporates kriminale dhe antishqiptare “gjin gjoni” dhe si e tille eshte ,ne nje konflikt te hapur dhe te mprehte interesi me reformimin qilizme te sistemit aktual te dreqesise ,,,dhe shndrimin e tij ne nje system te besueshem drejtesie per shqipateret,,,,atehere shumica parlamentare pse ia la qycet e vendimit per fatin e reformes kesaj bande ????
Keshtu zoti Muci,une pergjegjesine e ktij kalvari qe po vuajme ne si popull, qe mezi e presim reformimin e drejtesise nuk e shoh tek ata tete laperdharet apo djajte aktuale te kesaj gjykate,por tek shumica aktuale parlamentare ,qe ne kushtet e nje kolapsi te tille vdekjeprures per shtetin tone,ecen me kararin e alibive te qyceve lene ne goje te ujqerve.
Pergjijen le ta japin antaret e gjykates kushtetuese se ata i marrin parate tona me thase. Sot duke hapur facebook, pashe me dhimbje nje video ne fshatin Brataj te Vlores, ku nje familje me gjashte femije ishte ne extremet e varferise: babai vetem sa vezullonte, se nuk shikonte, po ashtu dhe tre femije te tije, shtepia ne tu shkaterruar, ndersa kishte nje miljione leke borxhe per elektricitet dhe prej nje viti femijet nuk kishin drita, merrnin gjithesej 100 mije leke te vjetra ne muaj. Prandaj çdo gje e gjalle mbi toke do te irritohej per veprimet e antareve te kesaj gjykate kushtetuese qe po tallet edhe me taksat qe i merren kesaj familje (sado pak) dhe shkojne ne xhepin e tyre. Kushdo qe ka pak dinjitet njerezor do revoltohej deri ne extrem me keta antare me kete qendrim qe po mbajne edhe do tu kunderpergjigjej me vetegjyqesi, sepse etremi kerkon extremin, hidherimi kerkon duhan. ta mbyllnin nje here e mire kete pune dhe te largoheshin vete qe andej se nuk ka me perendi apo rob ti pranoje ne ate vend pune, ndryshe te krijonin nje marrezi te pafundme keta tete persona: 1.Bashkim Dedja, 2.Vladimir Kristo, 3. Vitore Tusha, 4. Altina Xhoxhaj, 5. Fatmir Hoxhaj, 6. Gani Dizdari, 7. Besnik Imeraj, 8. Fatos Lulo. Pyetja ime eshte sot per bashqytetaret e mi: A ben Shqiperia pa keta njerez?! Dhe pergjigja ime eshte: Jo pa keta qe po e po, por dhe pa shume te tjere Shqiperia ben, se jane ca si keta qe Shqiperia vuan keshtu. Atehere le ti shporrim dhe ti nxjerrim nga ato vende pune qe hane edhe taksat e asaj familjes ne Brataj qe gjysma po ngelen te qorruar per mungese drite, ushqimi dhe drejtesie! Keta jane qe po na erresojne jeten.
Ky eshte tashme nje grusht i paster Shteti. Muc Nano e trajton drejte por do te duhej qe te propozonte edhe zgjidhje. Ne se ne nje vend demokratik, nje institucion cilidoqofte ai ben grusht shteti, cfar duhet bere? Ti nenshtrohemi ketij grushti? Si dilet nga kjo situate? Muci duhej ta conte deri ne fund kete shqetesim me zgjidhjet perkatese.
Qenkan vetëm 8 anëtarë. Do votojnë 4 pro e 4 kundër. Justifikim i mirë për ta zvarritur deri në pranverë.
perse i mori 1 milion vota, kamunsti… qe te ulet ne Facebook nga mengjezi ne darke dhe fund javave ose fillimn e javes te hapi ekspozita neper bote…ju kamunista prisni nga kamunistat te kene respekt per demokraci dhe pavaresi te gjyqesorit…
–
jeni pikesirsht ju kamunista qe se doni reformen e vertete dhe ajo nuk eshte vetem per @[email protected] qe spastron nja dy gjyqtare budallenj qe nuk diten ta fshijne pasurine apo sjane me peshe apo te partise…por per gjithe klasen politike ne pushtet qe te kaloje ne site due filluar nga edrama e ilir meta..se gjyqtaret ikin vete kur te merret vesh si e vuri pasurine edrama e ilirmeta.
po mire, ta zeme se fatet e vendit i ka ne dore nje trup gjyqsori. flitet e provohet se kjo eshte drejtesi e kapur. se eshte e politizuar, etj. atehere shtrohet pyetja ; kush do ta pastroje, kush do denoje shkeljet ?. disa shpjegojne qe ne fillim do zgjedhim ca, keta do zgjedhin ca te tjere, e keshtu me radhe. po keta te “pastrit” siç mund te quhen, pse s’kane bere denoncime per shkeljet e kolegeve dhe eproreve ? dikush mund te thote ,; po ja kishin frike , po tani do jete ndryshe. po mire me kete filozofi do ta bindni kete popull ? ligjet aktuale nuk lene shteg per keq interpretime. problemi eshte se i rate shume gjate e me shume kosto. dhe per kete politika i ka bere mire llogarite ne favor te sajin. te kishit bere kerkese per nje lloj eulexi ne shqiperi, sot nuk do diskutonim per perkthime e per vendime. nje 10-15te vjeçar , prezence e huaj ketu, do ti kalonte ne site me mish e me mash. pastaj ne vite te behej riintegrimi i shqiptareve ne menyre graduale. po ata kete gje nuk e duan. nuk e duan se eshte ajo shprehja ,” i yti mishin ta ha po kocken ta le”. eshte sa ironike aq edhe mendjelehtesi nga ana jone. te gjithe presim qe me vetingun te shohim saliun prapa hekurave. sa naiv qe jemi. eshte sikur te thuash, shiko, beje ti se une se bej dot. megjithese shpresojme qe ata ustallaret e pertej oqeanit , ta kene seriozisht. e te mos vazhdojme edhe nje cikel tjeter tranzicioni nen pushtetin e qamilisteve.
o “shqip” qe vetem shqip nuk je ! E ndoqe dhe degjove intervisten e ish kryetarit te kasacionit Zef Brozi ? Ca si ty e dashkan vetem me patllake te degjojne nga veshet se ndryshe nuk behet. Nuk qenka vetem Saliu qe vetem flet dhe nuk degjon me nga veshet.
Ti Sofi ke ca probleme ne te kuptuarit e shqipes. Kur nuk je ne gjendje te ndjekesh fillin e batutes e te lapsusit, do te sugjeroja: 1, respekto mendimin e tjetrit. 2, thellohu para se te kritikosh. Ndoshta ti se kupton, po jemi ne nje linje. Diferenca eshte we disa i thone gjerat shabllon. Ndersa disa perdorin gjuhe metamorfoze e me nenkuptime. Megjithate, gezuar festat.
qelbesirat do e cojne te keqen deri ne fund. A ka ndonje shans te cohet pastaj nga qeveria vettingu ne gjykaten e strasburgut dhe ndoshta kjo e fundit vepron me emergjence dhe pastaj vrima e miut 500 grosh per ju halera te PD dhe gjykakas te shitur!
Ketu nuk eshte çeshtja do te votojne apo jo, dhe nese do te votojne cili eshte qendrimi i tyre.
Kjo dihet.
E gjithe reforma ne drejtesi nuk ka te beje vetem me sistemin i cili realisht eshte nje sistem i degraduar e i degjeneruar, por ka te beje me shembjen e piramides te interesave politike e ekonomike me te cilen vazhdon ta komandoje, ta vjedhi e ta vrasi Saleh Pleh Berishaj, Shqiperine.
Salehu ka punuar fort ne gjithe keto vite qe Prokurorine dhe Gjyqsorin ti kishte gjithnje nen kontrollin e tij. Dhe ai i ka. Shto ketu edhe Sherbimin Informativ te Shtetit.
Ne menyre qe jo vetem ti binden por edhe ta duan, Salehu i ka lejuar gjyqtaret qe te korruptohen, te vjedhin, te hane e te pine, dhe ti pine gjakun ketij populli te varfer.
Ne gjykaten kushtetuese mazhoranca a gjykatesve jane lidhje te drejteperdrejta dhe te aferta te Saleh Plehut. Nese ata do te lejojne zbatimin e reformes sistemi i ngritur nga Salehu bie.
Por ndoshta nje pjese e tyre do te duan te lene nje pershtypje te mire ne perfundim te mandatit dhe duke menduar se mund te vazhdojne akoma te punojne duke marre bekimin e mazhorances se sotme.
Te habit vota kunder e nje eksponenti te dyshimte ne ate tufe. Fatos Lulo. Tos Lulon e mbajme mend si nje ish volejbollist te Dinamos, pa shkolle te larte, ne kohen e vet. Mos gaboj Tosi ka qene edhe ushtar. Ushtar shkonin te gjithe ata te cilet nuk ju dilte shkolla e larte. Si ka mundesi qe Tosi qe nuk ja thoshte per shkolle dhe ishte i apasionuar pas topit, ka perfunduar tani ne Gjykaten Kushtetuese. Ku e gjeti Tosi gjithe kete talent te dyte??
Si perfundoi atje xhanem??
Prandaj qe reforma duhet te merret edhe me Toserit e PD dhe PS, por sidomos te PD sepse Salehu e ka kapur drejtesine dhe me reformen del jashte loje.
e po beni me referendum pastaj dhe i jepni fundin cdo gjeje.
Populli duhet të mblidhet e të protestojë për ditë para derës së Gjykatës Kushtetuese derisa këto të detyrohen të firmosin për po Vettingun.
te kapen te arrestohen dhe ti dergoni ne burg te spacit ,familiet te internohen ,more nano zgjohu ore djale se ka vdekur enveri ,cfar jane keto fletrrufe qe boton neper gazeta
Sali Berisha po perpiqet ta fuse serish Shqiperine ne lufte civile sic beri ne 97 vetem per te shpetuar bythen e vet… Por kete here e ka kot.. Shqiptaret do merren vec me ate Sali Serbin,, Lirine qe fshihet si skuth sa here qe i permendin dajat e saj ne UDB qe dogjen Kosoven, , Zenin qe i beridyqane, breke e prezervative per Karminen parate e shqiptareve, Argiten e Damirit dhe Lulit qe nuk biznes pa rrjepur, Jamarberin qe zgjidhte tokat e bregdetit pert ti gllaberuar Mafia rose-serbe e familjes se incestit te trasheguar. Sa qejf kam ta perserisi edhe nje here 97 Berisha…ku i dihet…. do Zoti ja mbush mendjen djalli… Keshtu do te marrin te gjithe ate qe u eshte vjedhur keto 26 vite… do te hakmerren per gjithca i bere Sali Serbi shqiptareve ne te gjithe ballkanin.. Do Zoti ndodh.
Mos me paragjykoni miq.. Eshte menyra me e mire per te shpetuar ky vend perndryshe ketu nuk ka mbetuar asgje.,.Gjithcka e kane marre Ruset dhe Serbet…